Diskutim:Rexhep Qosja

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Rexhep Qosja. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Burimet e vendosura nga Rrjedha janë të pavlefshme meqë vijnë nga blogje personale, dhe jo nga media të verifikuara dhe serioze. Meqë nuk i plotësojnë kushtet dhe normat e wikipedias do të largohen, për të dytën herë. Shpresoj që veprimi të mos përsëritet më, përndryshe do të konsiderohet si vandalizëm dhe do të merren masa ndaj aktit vandal. -- Mr. Pseudo diskuto 26 Shkurt 2015 18:11 (CET)

--Rrjedha ~ 26 Shkurt 2015 19:41 (CET) Referencat dhe lidhjet jane burime te besueshme nacionale,(lexo|* Lexo më poshtë intervistën e Kadaresë dhënë Blendi Fevziut në TV Klan* Lexo më poshtë disa nga intervistat e Qoses dhënë gazetës Shqip
Referenca nga Korrieri dhe ASHAK pranohen, por jo ato te meparshmet. Megjithate edhe keto qe ke vendosur me siper nuk funksionojne, sepse jane lidhje te vdekura. Ndreqi sa me pare. Te paralajmeroj, nese vendos referenca te parregullta dhe te paprannueshme dhe nese kryen akte vandale do ndermarr personalisht masa ndaj teje duke hapur diskutim per te t'i heq privilegjet qe ke. -- Mr. Pseudo diskuto 27 Shkurt 2015 00:09 (CET)

Ag Apolloni: Rexhep Qosja (1936) si studiues i letërsisë, që i njeh të gjitha metodat letrare që janë aplikuar në letërsinë shqipe dhe, i cili, sipas Sabri Hamitit, ka meritën për përmbysjen e metodës së realizmit socialist në letërsinë shqipe,[1] 1) ndërsa, sipas Ibrahim Rugovës, ai "shpesh ka zgjidhur probleme vitale në letërsi", 2) - aplikon metodën integrale në studimet dhe në romanet e tij, të cilat, në raport me prozën shqipe, duhen parë si një paradigmë, që nuk i ngjajnë askujt.[2] Për praktikën e parë postmoderne në letërsinë shqipe flet edhe një shkrim i Ali Aliut, i cili qysh në vitin 1974 e vlerësonte prozën e Rexhep Qosjes si "një fenomen të ri dhe në vete", duke shtuar se ajo bën "trajtimin më të thellë dhe më kompleks deri më sot në prozën tonë".[3] 3) Sipas këtij kritiku, Rexhep Qosja me romanin e tij të parë ishte bërë i pari i letërsisë shqipe. Aliu e kishte hetuar edhe poetikën e kombinimit, 4) por pa mundur ta tipologjizojë. "Vdekja më vjen prej syve të tillë", duke qenë një model i ri i shkrimit letrar shqip, është mirëpritur edhe nga komuniteti artistik frëng. “Ky libër na ra nga qielli si një meteor. Një objekt letrar jo i zakonshëm”,[4] 5) shkruan gazeta "Le Monde", kurse në "Le Journal de Seine et Loire" thuhet se Rexhep Qosja është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, kurse romani i tij – një kryevepër.[5] 6)Ndërsa Ismail Kadare shkruan: “Rexhep Qosja është shkrimtari më i madh ndër shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e kombit shqiptar”,[6] 7) ndërsa "Vdekja më vjen prej syve të tillë" është një vepër "me inspirim kafkian";8) një "roman që prish qetësinë";9) një vepër që "profetizon apokalipsin"; 10) dhe "një nga veprat më të mëdha të letërsisë shqiptare".[7]11)(Nga libri "Parabola postmoderne", 2010) [8]

  1. ^ ^1) Sabri Hamiti, "Studime letrare", ASHAK, Prishtinë, 2003, f. 7.
  2. ^ ^2) Ibrahim Rugova, "Interpretime metodologjike e teknike të kritikës letrare", në “Jeta e Re”, 1974, nr. 6, f. 1102.
  3. ^ ^3) Ali Aliu, "Rrjedha dhe gjenerata në prozën tonë", në “Jeta e Re”, 1974, nr.6, f. 1904.
  4. ^ ^ 4) Idem, f. 1904.
  5. ^ ^5) Nicole Zand, "Le malheur d’être Kosovar", në “Le Monde”, Parisit, 11. II. 1994.
  6. ^ ^6) Shih artikullin: R. Qosja, "La mort me vient de ces yeu-là", në Le journal de Saone & Loire, Paris, 13. II. 1994.
  7. ^ ^7) Ismail Kadare në parathënien frëngjisht të romanit "Vdekja më vjen prej syve të tillë". Shih: Rexhep Qosja, "La mort me vient de ces yeu-là". Traduit de l’albanais par Christian Gut. Preface d’Ismail Kadaré. Gallimard, 1994, f. 7.
  8. ^ ^8) Idem, f. 10. 9) Idem, f. 8. 10) Idem, f. 21. 11) Ismail Kadare, interviste në "Republika", 10, III, 1993