Jump to content

Dita e Ashures

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dita e Ashurave)
Festa e ashurës në Qerbela

Dita e Ashures apo Ashuresë është një ditë përkujtimi në fenë islame që nderohet ditën e 10 të muajit hënor Muharrem, të parin muaj të kalendarit mysliman.[1] Dita përkujtohet nga të dy degëzimet e mëdha të Islamit në mënyra të ndryshme, shiitët, bektashijtë dhe alevijtë në përgjithësi e përjetojnë përmes demonstrimeve me ithtarëve të shumtë në vajtim të gjerë për vdekjen e Imam Hysejn ibn Aliut, që ra theror në betejën e Qerbelasë, duke u pasuar me matemin. Nga sunnitë Ashurja ndiqet përmes agjërimeve celebruese ngaqë shënon ditën kur profeti Musa dhe bijtë (populli) i Izraelit shpëtuan prej firaunit që i kishte skllavëruar dhe përndjekur. Edhe pse rënia shehit e Imam Hysejnit vlerësohet si tragjedi edhe prej sunnitëve, shfaqet e dukshme të përvajshme nuk nxiten dhe shkurajohen.

Me mbarimin e ditëve të matemit, dita e radhës niset me ëmbëlsirën me të njëjtin emër.[2]

Duke marr si shkak ditën e Ashures, le të kujtojmë edhe një herë fqinjin, le të bëhemi pengesë për unin tonë duke agjëruar, të pajtohemi me atë që nuk flasim dhe të kujtojmë devizën islame: “Të gjithë myslimanët janë vëllezër.”

  • ”Ditët dhe netët e mira në Islam”, KMSH, Tiranë, 2008., 134-136.
  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 43–44.
  2. ^ Dizdari, f. 624.