Jump to content

Dominimi i Botës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dominimi i Botes)

Dominimi i Botës është vendosja e një qeverie në të gjithë botën,që kontrollon çdo cep të saj.Shumë vende e kanë provuar t'ia arrijnë por nuk ia kanë dalë mbanë.Më afër këtij qëllimi ka qenë Perandoria Mongole e cila në kulmin e fuqisë zotëronte 1/3 e territorit të botës.Këto janë vendet që kanë provuar të dominojnë Botën:

Aleksandri i Madh krijoi të parën perandori botërore.Për 10 vjet me radhë Aleksandri pushtoi territore nga Maqedonia në Indi.Beteja më e famshme është ajo kundër Darit të Persisë të cilin ai e mundi.Por pas vdekjes së Aleksandrit perandoria e krijuar prej tij u shpërbë.

Kjo perandori u krijua pas rënies së perandorisë së Aleksandrit.Në kulmin e fuqisë së saj kjo perandori shrihej në brigjet e Detit Mesdhe,në Ballkan,në Gali,në Iberi,në Britani dhe në Lindjen e Mesme.Perandoria Romake nisi në kohën e

perandorit Jul Çezari.Pas tij do të vinte Augusti perandori më i madh i perandorisë.Pas këtyre të dyve Roma u dobësua dhe një listë perandoresh të paaftë udhëhoqën vendin derisa perandoria e perëndimit do të rrëzohej në vitin 476.Perandoria Bizantine e cila ishte pjesa e mbetur nga perandoria u rrëzua ne shek.15 nga Perandoria Osmane.

Kalifati Arab shtrihej në Lindjen e Mesme,Afrikën Veriore dhe Gadishullin Iberik.Kalifati rezistoi disa shekuj.

Perandoria Mongole u krijua nga Xhenxhis Kani.Ai krijoi një ushtri të frikshme dhe të pamposhtur.Nën udhëheqjen e tij u krijua shteti më i madh i botës ne histori me afro 33 milion km katror tokë qe është sa dyfishi i sipërfaqes së Rusisë që është vendi më i madh i botës.Kjo perandori rezistoi shume pak pas vdekjes së Xhenxhis Kanit.

Perandoria Inkase shtrihej në pjesën më të madhe të Amerikave duke u bërë kështu një Superperandori.

Perandoria Osmane në kulmin e fuqisë së saj shtrihej në territoret e mëparshme të Bizantit dhe Kalifatit.Kjo perandori u krijua ne shek.14 dhe perfundoi ne shek.20.

Kjo perandori u krijua nga pushtimi i tokave të reja të zbuluara.Në kulmin e fuqisë së kësaj perandorie thuhej:Dielli nuk perëndon kurrë në Perandorinë Spanjolle. == Perandoria Franceze == . Kjo perandori u krijua nga Napoleoni.Ai pushtoi të gjithë Europën,Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.Humbja që ktheu luftën ishte në Rusi ku Napoleoni humbi 600 mijë ushtarë.Pas kësaj humbje perandoria e tij nuk e mori më kurrë veten.

Perandoria Britanike është përpjekja e dytë më e madhe për dominimin e botës pas Perandorisë Mongole.Por ndryshe nga Mongolia,Perandoria Britanike rezistoi shume gjate bile ekziston edhe sot.Kulmi i fuqise se ketij shteti ishte gjate sundimit te Mbretëreshës Viktoria.

Kjo perandori u krijua në Azi.Japonezët kërkonin të krijonin perandorinë e Diellit.Por ëndrra e tyre u shua në vitin 1945 kur Japonia nënshkroi kapitullimin pas hedhjes se bombës atomike.

Nazistët ishin shumë pranë dominimit të Botës.Italia dhe Japonia,dy aleatët e Gjermanisë po fitonin në Çdo front.Gjermanët ishin vetëm 50 km larg Moskës.Pikerisht ne Moskë ndodhi kthesa e madhe.Gjermania së bashku me 400 mijë ushtarë kapitulloi ne Rusi.Ishte humbja më e rëndë pas asaj të Napoleonit.Pas kësaj humbje fati i luftës u bë i qartë.

Bashkimi Sovjetik krijoi një perandori të madhe pas lufte.Ajo shtrihej ne Europën Lindore,Kinë,Kore e Veriut,Vietnam,Afrikë dhe Kubë.Kulmin kjo perandori e pati në kohën e Stalinit.Pas Stalinit erdhën Hrushovi,Brezhnjevi dhe Gorbaçovi.

SHBA-të janë sot e vetmja Superfuqi dhe Perandori Botërore.Perandoria e tyre është krijuar nga lufta dhe jo nga dominimi ekonomik si pretendohet .Megjithëse zyrtarisht SHBA nuk njihet si zotëruese e botës faktikisht SHBA nuk ka ndikim të madh në të gjithë botën përfshirë edhe Rusinë.New York konsiderohet kryeqyteti i Botës ndërsa Presidenti i SHBA-ve cilësohet Presidenti i Botës.SHBA ka ndërhyrë ushtarakisht në Vietnam,Irak dhe Afganistan.Megjithatë BE është shumë herë më e fuqishme se Shba-ja

Një ide për dominimin e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas një ideje mendohet se një vend mund të dominojë Botën duke përhapur kulturën dhe qytetërimin e tij sic janë Perandoria Kineze dhe ajo Romake.