Shko te përmbajtja

E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët është një sprovë historiografike e Pashko Vasës e botuar në gjuhën frëngeStamboll më 1879.[1] Punim ky që përbën të parin manifest të ideologjisë kombëtare shqiptare që pohon ekzistencën e një kombi shqiptar në mesin e një konteksti të trazuar gjeopolitik.[2] Titulli në origjinal ishte La vérité sur l'Albanie et les Albanais: étude historique et critique par Wassa Effendi, fonctionnaire chrétien albanais (sq. E vërteta mbi Shqipërinë e shqiptarët: studim historik e kritik nga Vasa Efendiu, funksionar i krishterë shqiptar).


Botime e përkthime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botimi i parë në formë pamfleti në gjuhën frënge u shtyp në Stamboll, ishte botimi i parë i Shoqërisë së të Shtypurit me Shkronja Shqip, dhe u përhap me përkrahjen e autoriteteve osmane. Pasi u ribotua në frëngjisht në Paris, u botua edhe anglishtLondër dhe gjermanishtBerlin falë konsullit osman në Paris.[1] Më pas u përkthye në turqisht nga Ali Danish bej Gjinolli nga Prishtina,[3] arabisht, italisht[1] në gjuhën greke nga Anastas Kullurioti.[4][5]gjuhën shqipe u përkthye së pari dhe u pajis me shënimet e nevojshme nga Mehdi bej Frashëri me titullin "E vërteta mbi Shqipninë e shqiptarët", botuar në Tiranë më 1935.[6]

Shtëpia botuese: "Argeta - LMG". Viti i botimit 2010, faqe 102.

  1. 1 2 3 Bahadır Bayraktar, Uğur (2011). "Mythifying the Albanians: A Historiographical Discussion on Vasa Efendi's "Albania and the Albanians"". Balkanologie (në anglisht). XIII (1–2).
  2. Iseni, Bashkim (2008). La question nationale en Europe du Sud-Est: genèse, émergence et développement de l'indentité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine (në frëngjisht). Peter Lang. fq. 193. ISBN 9783039113200.
  3. Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet. Vëll. II. Shkodër: Idromeno. fq. 471. ISBN 978-99927-623-4-9.
  4. Xholi, Zija (1987). Mendimtare të Rilindjes Kombëtare. Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 141.
  5. Reso, Zihni (1981). Anastas Kullurioti dhe gazeta "Zëri i Shqipërisë" 1879-1880. Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 45.
  6. Prifti, Kristaq (2001). "La Publication et la Diffusion en Europe de l'Ouvre de Pashko Vasa «La Verité sur l'Albanie et les Albanais»". Studia Albanica (në frëngjisht). 34: 44.