Kërceni tek përmbajtja

Enis Rama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Enis Rama
Enis Rama - Çka thotë feja (drejtpërdrejtë)
Lindi12 qershor, 1976
Kombësiashqiptar
Profesionihoxhë

Enis Rama lindi më 12 qershor 1976 në qytetin e Mitrovicës. Është hoxhë, imam në xhaminë 'Isa Beg' në Mitrovicë, kryeredaktor në televizionin Peace TV Shqip, autor i disa librave si dhe ish-ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Enis Rama lindi më 12 qershor 1976 në qytetin e Mitrovicës, ku edhe e kreu shkollën fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe përfundoi me sukses Medresenë e Mesme ‘Alaudin’ në kryeqytetin e Kosovës. Por, ambicjet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Amanit në Jordani, ku përveç tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes të cilët jetuan në kohërat tona; dijetarin me origjinë nga Shkodra, Muhamed Nasirudin Albanin.

Duke e ndjekur shembullin e tij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e radhës - Universitetin IslamikMedinë, në degën e hadithit. Ku normalisht se nuk u kënaq vetëm me studimet e marra vetëm nga Universiteti, por kërkonte çdo ligjëratë që mbahej nga dijetarët e mëdhenj brenda dhe jashtë xhamisë së Muhamedit (Paqja e Allahut qoftë mbi të).

Në vitin 2006 përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit në degën Bazat e fesë (‘Usulud -Din’).

Me t’u kthyer në Kosovë e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite. Hoxhë Enis Rama jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku edhe mban ligjerata të rregullta javore ku marrin pjesë jo vetëm muslimanët e lokal, por nga të gjitha vendet shqiptare. Ai veçanërisht shquhet për kuptimet e thella të teksteve sheriatike dhe për ligjëratat e tij mbi shërimin e zemrave dhe besimin Islam.

Hoxhë Enis Rama është autor dhe recenzent i disa librave me tematikë fetare. Ndër librat më të njohur të recenzuar ka qenë libri i Ali Tantawit, Prezentimi i Përgjithshëm i Islamit. Ndërsa librat e botuar nga vet Hoxhë Enis Rama janë:

  • Ta njohim Allahun (3 vëllime)
  • Harta e Kthimit tek Allahu
  • Ndikimi i Kuranit
  • Myzhde Agu

Seritë më të njohura të ligjëratave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Rruga drejt Allahut
  • Komentim i kapitullit Rikak nga libri Sahih el-Buhari
  • Komentim i librit Akideja e Vasitit të Ibn Tejmijes
  • Komentim i librit Kitabu Teuhid
  • Komentim i librit Tre parimet dhe argumentet e tyre
  • Ta njohim Allahun
  • Komenti i 40 haditheveimam Neveviut
  • Pëfitime nga jeta e Muhamedit alejhi selam
  • Besimtari mes mëkatit dhe pendimit
  • Si ta përfitojmë dashurinë e Allahut
  • Komentimi i xhuzit të 30-të
  • Komentimi i xhuzit të 29-të
  • Komentimi i xhuzit të 28-të

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]