Eskatologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
"Katër kalorësit e Apokalipsit", nga Albreht Dyrer.

Eskatologjia (nga greq. Εσχατολογία, es´hato - i fundit, e fundme + logia - kuptim, mësim) është një degë e teologjisë dhe filozofisë që merret me studimin e ngjarjeve të fundme (të mbrame) në historinë e botës apo fatin e fundmë të njerëzimit, zakonisht ajo nënkuptohet si fundi i botës. Pra, eskatologjia është një besim apo mësim që merret me shpresat për përsosmëri të individit dhe mbarë njerëzimit, që rrjedh nga besimi fetar; me fundin ose gjërat e fundme, si: vdekja, ardhja e dytë, ose gjykimi i fundit (ditën e gjyqit).

Në shumë fe, fundi i botës është një ngjarje e profetizuar në shkrimet e shenjta ose në folklor. Eskatologjia mund të lidhet me koncepte të tilla si Mesia ose Koha mesianike, jeta pas vdekjes dhe shpirti.

Shumë prej feve monoteiste besojnë se anëtarë "të përzgjedhur" ose "të denjë" të besimit të vërtetë do të shpëtojnë nga gjykimi i fundit dhe zemërimi i Perëndisë. Ata do të merren në parajsë ose përpara, gjatë, ose pas fundit të botës.

Në Judaizëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Krishterim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eskatologjia është studimi i eshaton-it – periudës së fundit së histories së botës dhe i kulmit të qëllimeve të Perëndisë. Sidoqoftë, ka të bëjë jo vetëm me ngjarjet e fundit, por edhe me çështjet përfundimtare – ato të fatit të të shpëtuarve dhe të humburve. Një eskatologji e ekuilibruar kërkon që të marrim parasysh jo vetëm mësimet e Dhiatës së re, por edhe ato të Dhiatës së vjetër. Mjerisht, filosofia greke ka ushtruar ndikim të keq në këtë studim.Gjithashtu është me rëndësi që ky mësim të jetë praktike, që të ndikojë në jetën e besimtarit. Lëndë eskatologjike mësohet për t’i dhënë zemër besimtarit të dekurajuar dhe për ta nxitur për t’i shërbyer Perëndisë dhe për jetë të përkushtuar. Dhiata e re përmban dy lloje eskatologji: eskatologjia e realizuar dhe ajo e parealizuar. Eskatologjia e realizuar është: ajo që është plotësuar me ardhjen e pare të Krishtit, ndërsa e parealizuar është ajo që duhet të plotësohet ende.

Kryerja e qëllimeve të Perëndisë – fundi i sundimit të Djallit dhe vendosja e mbretërisë së Perëndisë – sipas Dhiatës së Vjetër dhe asaj të Re, varet nga ndërhyrja ose intervenimi i një personi – Mesisë. Ai lidh eskatologjinë e realizuar me atë të parealizuar.

Sipas judaizmit koha ndahej në «epokën e tanishme» (e cila është nën sundimin e Djallit) dhe në «epokën që po vjen» ose «epoka që duhet të vijë» (nën sundimin e Mesisë). Vija ndarëse ndërmjet të dyve ishte ardhja e Mesisë. Dallimi, pra, ndërmjet të dyve ishte jo «Toka» dhe «Qielli», por ndërmjet «kësaj epoke» dhe «epokës që po vjen». Për shkak të ardhjes së parë të Krishtit, besimtarët ndodhen në pozitë të veçantë: jetojnë në epokën e tanishme dhe njëkohësisht i përkasin edhe epokës që do të vijë. Shpirtërisht tashmë jetojnë atë kohë të ardhshme, sepse kanë pranuar Shpirtin e shenjtë dhe jetën e përjetshme. Në këtë kuptim, «besimtarët i ka zënë koha e fundit» (1 Kor 10,11). Ata jetojnë në tensionin midis «tashmë» dhe «ende jo». Besimtarët jetojnë në kohën e fundit (Heb 9,26; 1 Pjt 1,20), e cila në DhV/BV shënonte kohën në prag të ardhjes së Mesisë dhe vendosjes së mbretërisë qiellore. Prandaj, nocioni «eshatologjia e realizuar» ka të bëjë me të krishterët, por jo edhe me botën në përgjithësi.

I. Shprehjet e përdorura lidhur me eskatologjinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

A. Jeta e përjetshme

Kjo shprehje do të thotë «jeta eskatologjike», jeta e erës së ardhshme kur, pas ringjalljes, besimtarët do të ndodhen përgjithmonë jashtë sferës së mëkatit dhe vdekjes. Kështu, shprehja nuk nënkupton aq shumë zgjatjen e pandërprerë të jetës, sa cilësinë e saj: jeta e Perëndisë që na ndërmjetëson Shpirti i shenjtë. Nëpërmjet Atij që banon tek ne, ne kemi tashmë parashijë të asaj që do të vijë më vonë me plotësi: në këtë kuptim tashmë kemi jetën e përjetshme. Kjo është domethënia themelore e shprehjes «pavdekshmëri» (2 Tim 1,10). Sipas Jezusit, Jeta e përjetshme përbëhet nga njohja jote, njohja e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë si dhe e atij që dërgove, Jezusit, Mesisë. (Gjn 17,3). Kjo do të thotë të kesh marrëdhënie vetjake me Perëndinë (dhe ta provosh me jetën tënde të shndërruar), dhe kjo të garanton ringjalljen për një jetë të lavdishme. Jeta e përjetshme e përshkruar në Ungjillin sipas Mateut, është sinonimike me jetën në mbretërinë e Perëndisë.

B. Mbretëria e Perëndisë

Në kuptimin e vet fillestare, kjo shprehje ka të bëjë me bashkësinë e njerëzve, të cilët jetojnë nën sundimin e drejtpërdrejtë të Perëndisë, sferë, në të cilën realizohet plotësisht vullneti i Perëndisë. Keto njerëz janë shërbëtorët e tij. Qysh nga koha e rënies së njeriut në mëkat, bota është nën sundimin e tërthortë të Perëndisë, por me ardhjen e Krishtit kjo gjendje origjinale kund të rikthehet për ata që besojnë në Të. Madhështia e sundimit mesianik («mbretërisë») ishte qartë e shënuar në DhV/BV. Por nocionin e refuzimit të Mesisë dhe intervali midis ardhjes së parë dhe ardhjes së dytë të Mesisë nuk e kuptonin hebrenjtë. Shëmbëlltyrat Jezusit përshkruan formën e çuditshme të mbretërisë gjatë mungesës së Mbretit (Mesisë).

Sa i përket kohës sonë të tanishme, asaj mbretërie i takojnë të gjithë ata që i janë nënshtruar sundimit të Perëndisë nëpërmjet Krishtit. Me shtrirjen e fjalës, shprehja «të jesh në të» do të thotë: të jesh qendra e qëllimeve të Perëndisë. Ungjilli sipas Mateut thotë se kjo mbretëri Izraelit i është marrë, e kjo do të thotë se ata nuk janë më të privilegjuar për t’i shërbyer Perëndisë dhe se nuk janë më qendër e qëllimeve të tij. Gjatë mbretërinsë së mijëvjeçari, pjesëtarët e tanishëm të mbretërisë, do të banojnë në Jerusalemin e Ri, ku do të jetojnë në trupa të shndërruar në formën e tyre qiellore. Ndërkaq, Krishti do të sundojë drejtpërdrejt edhe mbi Izraelin e rilindur, dhe kështu, në këtë kuptim, atij do t’i kthehet «mbretëria e vjetër teokratike». Njëkohësisht, Krishti do të sundojë mbi gjithë botën, edhe pse shumë nga bota do të jenë të parilindur. Nga ana tjetër, «të hysh në mbretëri» është sinonimike me zotërimin e jetës së përjetshme, d.m.th. shpëtimin. Pra, kjo shprehje nuk do të thotë: të jetosh në tokë gjatë mbretërisë njëmijëvjeçare. Dispensacionalistët e keqkuptojmë vazhdimisht këtë aludim: ata mesojnë se kombet që i kanë trajtuar me korrektësi çifutët do të shpërblehen me hyrjen në mbretërinë e njëmijëvjeçare. Sidoqoftë, fragmenti do të ketë lidhje me gjykimin e diasporës çifute në themel të pranimit ose mospranimit të shpalljes së lajmit të mirë menjëherë para kthimit të Mesisë.

Ai na nxori nga pushteti i fuqive të errësirës dhe na kaloi nën sundimin e Birit të tij të dashur. Me anën e tij na çliroi. Për hirin e tij na i fali mëkatet (Kol 1,13). Të jemi mirënjohjës se kemi marrë një atdhe (fjfj. një mbretëri) që nuk mund të na merret (Heb 12,28). Prandaj ju them: privilegji i shërbimit të Perëndisë, (fjfj. mbretëria) do t’ju hiqet. Do t’i jepet popullit që do të veprojë sipas kërkesave të kësaj përgjegjësie (Mt 21,43).

Atëherë ata e pyetën: “Zot, a do t’ia rimëkëmbësh mbretërinë Izraelit në këtë kohë?” Jezusi u përgjigj: “Çastin për këtë e ka përcaktuar Ati im; nuk ka nevojë që ju ta dini.” (Vap 1,6-7).

C. Ringjallja

Kjo shprehje, para së gjithash ka të bëjë me ringjalljen e trupit, i cili është pjesë përbërëse e rëndësishme e personalitetit të gjithmbarshëm të njeriut. Ajo shërben si prelud i nevojshëm për ekzistencën e shndërruar në formën e saj qiellore në epokën që po vjen. Në Bibël ringjallja është e lidhur ngushtë gjithashtu me gjyqin. Njerëzit do të ringjallen dhe do të gjykohen, do të përgjigjen para Perëndisë për jetën e tyre. Ringjallja e parë do të ndodhë me kthimin e Krishtit, drejtpërdrejtë në prag të vendosjes së mbretërisë mijëvjeçare. Kjo sigurisht do të përfshijë kishën dhe besimtarët e periudhës së DhV/BV. Kjo do të jetë ringjallje për në ekzistencë me formën e saj qiellore. Besimtarët do të marrin trupa shpirtëror, të cilët do të jenë vegël e përsosur e shpirtit, të aftë për t’u materializuar dhe për t’u çmaterializuar, dhe, në bazë të kësaj mundësie, të ekzistojnë në disa dimensione (1 Kor 15,50-53; Ap/Zb20,4-6). Bibla lejon të flasë edhe për ringjalljen e jobesimtarëve (ringjallje për gjyq), por me këtë rast kjo vepron më tepër si ngjallje e trupit të vjetër të vdekur. Jobesimtarët do të hidhen me trup në liqenin e zjarrtë, sepse me trupat e tyre kanë bërë vepra, për të cilat do të dënohen (Ap/Zb20,12-15). Çifutëve, si popull, kjo, sipas të gjitha gjasëve, do t’u ndodhë në fillim të mbretërisë mijëvjeçare, ndërsa pjesës tjetër të njerëzimit në mbarim të saj (Dan 12,2; Mt 25,31-45).

Në fakt kur ju u pagëzuat, u varrosët bashkë me Mesinë, dhe u ringjallët me të, sepse besuat në fuqinë e Perëndisë që e ringjalli nga të vdekurit. (Kol 2,12) Ju u ringjallët bashkë me Mesinë. Drejtojuni, pra, asaj që është lart, ku gjendet Mesia i ulur, në fron në vendin e nderit, në anën e djathtë të Perëndisë... (Kol 3,1).

“Atë kohë – tha engjëlli – do të ndërhyjë kryetari i madh engjëllor, Mihaeli, dhedo të luftojë për popullin tënd. Do të ketë një periudhë vështirësie dhe shtypjeje, e cila nuk ekzistonte qysh se njerëzimi mban mend. Por populli yt do të shpëtojë, secili, emri i të cilit është shkruar në librin e Perëndisë. Shumë veta, që flejnë nën dhe, do të zgjohen, disa për jetë të përjetshme, dhe disa për humbje të përjetshme. Por ata që kanë mbajtur urtësinë e Zotit dhe që u kanë treguar shumë njerëzve rrugën për në jetë (të përjetshme), do të ndriçojnë përgjithmonë si yjet në qiell.” (Dn 12,1-2).

Për këtë thuaju: “Unë, Zoti, do të bëj që të hapen varret tuaja dhe do t’ju nxjerr nga to, o popull im; do t’ju kthej në atdhe, në vendin e Izraelit. Kështu do ta kuptoni se unë jam Zoti. Do t’ju gjallëroj me frymën time që të jetoni përsëri dhe do t’ju kthej në vendin tuaj. Atëherë do ta pranoni që unë jam Zoti. Atë që kam thënë, edhe do ta zbatoj.” (Ezek 37,12-14).

Unë (Mesia) po ju them: koha po afrohet – tashmë filloi – kur të vdekurit do ta dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, e kush e dëgjon do të kthehet në jetë. Ati është burim i tërë jetës dhe Ai i dha Birit pushtetin ta dhurojë jetën siç bën Ai vetë. Ai e emëroi Birin të gjykojë, sepse është Biri i njeriut. Mos u çuditni! Po vjen koha, kur të gjithë ata që pushojnë në varr do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin: kush bëri mirë, do të ringjallet për të marrë jetën e përjetshme, kurse kush bëri keq do të ringjallet për të marrë dënimin e tij. (Gjn 5,25,28).

D. Lavdërimi.

Ky term i përket realizimit të plotë të qëllimit, të cilin Perëndia e kishte kur e krijoi njeriun. Ajo do të realizohet me ndryshim rrënjësor, të cilin e quajmë shndërrim në formën e tij qiellore. Njeriu është krijuar në shëmbëllesën e Perëndisë, prandaj, sipas të gjitha gjasëve, kishte mundësi që edhe drejtpërdrejt të arrinte ekzistencën e shndërruar në formën e saj qiellore, po të kalonte tundimin dhe të kundërshtonte bashkimin me mësymjen Djallit për të rebeluar kundër Perëndisë. Sipas Letrës drejtuar Hebrenjve, vetëm nëpërmjet Krishtit mund të arrijmë atë që kemi humbur në Adamin dhe të arrijmë atë që Adami do të kishte mundur të arrinte. Qëllimi i Perëndisë me rastin e krijimit të njeriut ishte që në të pasqyronte madhështinë e vet (dmth. natyrën e tij, pamjen, karakterin). Në Rom 3,23 lexojmë se «të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia»; sigurisht që ky pohim do të thotë se shëmbëllesa e Perëndisë në njeriun është më e vogël dhe më e dobët sesa që duhet të jetë. Megjithëkëtë, kjo shëmbëllesë mund të përtërihet, por vetëm me anë të besimi te Jezusi, Mesia, dhe nëpërmjet veprimit të Shpirtit të shenjtë, i cili banon në ata që besojnë dhe i cili me atë veprim, i ndryshon në shëmbëlltyrën e Krishtit. Në ringjallje, trupat tanë ashtu do të ndryshojnë dhe prej atij momenti do të mund të shprehin plotësisht shëmbëllesën e Perëndisë.

II. Çështjet eskatologjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

A. Gjyqi

1. PARIMET E PËRGJITHSHME

Si shumë fjalë të tjera hebrenje në Bibël, edhe fjala, të cilën e përkthejmë me «gjyq» (heb. shafat) mund të shpreh një sërë kuptimesh të ngjashme, varësisht nga kërkesat e kontekstit. Kjo fjalë mund të ketë domethënien «vlerësoj», «shpall dikënd fajtor (dënoj)», ose «ekzekuton dënimin (ndëshkoj)». Përkthimet e vjetra janë ngapak të ashpra dhe nuk pasqyrojnë plotësisht mendimin. Në periudhën e DhV/BV, gjykimet e Perëndisë vinin kryesisht drejtpërdrejt dhe në formë fizike. Kështu, Davidi i është lutur Perëndisë që t’i dënojë armiqtë e tij, duke menduar që Perëndia duhej t’i likuidonte ose të lë- shonte mbi ta ndonjë fatkeqësi tjetër. Por nuk ka menduar në Gjyqin e fundit. Në të vërtetë, Gjyqi i fundit ose dënimi i përjetshëm përmenden shumë pak në DhV/BV. Duhet të kemi parasysh se në DhV/BV mbreti ishte edhe kryetar i gjykatës, gjë që në shoqëritë e tanishme nuk ndodh. Nocioni i gjyqit mbështetet në përgjegjësinë e njeriut para Perëndisë ose përgjegjësinë ndaj Perëndisë. Meqë njeriu është krijuar në shëmbëllesën e Perëndisë, është vënë në krye të strukturës së caktuar, prej nga rrjedh përgjegjësia. Për sjelljet i tij duhet të përgjigjet para Perëndisë. Pra, është e natyrshme që ekziston gjyqi ose gjykimi. Ky gjyq ka këto karakteristika:

a. Gjyqi do të jetë i gjithmbarshëm: Nuk do të dënohen të gjithë njerëzit përnjëherë apo në të njëjtën mënyrë: megjithatë, gjyqi do të ndikojë në secilin person. Përveç kësaj, Bibla pohon se nuk do të gjykohet vetëm njeriu, por edhe qeniet mbinatyrore, sepse Perëndia, i cili i ka krijuar, i ka vënë brenda strukturës autoritare.

b. Gjyqin do ta zbatojë në bazë të përgjegjësisë personale. Bibla nuk thotë vetëm se do të gjykohen të gjithë, por edhe atë se secili do të paraqitet për vete.

c. Biri i Perëndisë do të gjykojë. Perëndia i ka dorëzuar gjyqin Birit të vet. Krishti vërtet ka të drejtë të gjykojë, sepse ai është edhe Biri i Perëndisë edhe Biri i Njeriut. Së pari, ai është Zot i gjithçkaje – Ligjdhënës i cili i di të gjitha. Së dyti, e di drejtpërdrejt dhe saktësisht se çdo të thotë të jesh njeri. Mandej, ai ka vuajtur (d.m.th. sa i përket intenzitetit) më tepër se çdokush tjetër. Askush nuk do të thotë se Perëndia nuk ka të drejtë të gjykojë për shkak se ai nuk ka vuajtur aq shumë. Krishti përfaqëson Ligjin, Shtetin, por edhe popullin.

2. GJYKIMI I JOBESIMTARËVE

a). Ky gjykim nuk do të jetë vetëm një proces i veçantë: do të jetë edhe ngjarje. Në disa fragmente në Bibël (sh. psh. Rom 1,18), gjyqi përshkruhet si proces i cili tashmë po zhvillohet në botë. Njeriu korr atë që ka mbjellur, edhe atë – në këtë botë. Në disa fragmente të tjera lexojmë se si Perëndia e dënon botën në përgjithësi me katastrofa të ndryshme. Shembulli më i dukshëm është Përmbytja. Bibla gjithashtu thotë se Perëndia një ditë do ta dënojë botën me zjarr. Por kjo nuk mohon të vërtetën që secili njeri personalisht duhet të qëndrojë para Perëndisë, që të gjykohet në bazë të veprave të tij, ose, me fjalë të tjera, që të përgjigjet për sjelljet e tij.

b). Gjykimi do të zhvillohet në bazë të Ligjit të Perëndisë. Meqenëse njeriu është krijuar në shëmbëllim të Perëndisë, ne jemi përgjegjës për atë se në ç’masë e kemi ruajtur ose jo shembëllesën e Perëndisë, ose në ç’masë kemi jetuar në pajtim me të. Perëndia është i shenjtë dhe ka caktuar që edhe njeriu të jetë i shenjtë, sepse i ka caktuar një rol shumë të rëndësishëm. Karakteri i Perëndisë është zbuluar në Ligjin dhe plotësisht në Krishtin. Kështu Perëndia mund të gjykojë edhe motivet e brendshme. Është me rëndësi të dimë se njeriu nuk do të hidhet në ferr pikërisht sepse ka mohuar Ungjillin (edhe pse kjo fajin e tij e rrit), por sepse e ka shkelur Ligjin e Perëndisë. Atje do të hidhet sepse është mëkatar. Ungjilli shërben që të çlirojë nga gjykimi dhe dënimi njeriun tashmë të dënuar! Kjo na sjell para një pyetjeje të vështirë: Çfarë do të ndodhë me ata, të cilën nuk kanë dëgjuar kurrë për ungjillin? Është e sigurt se çdo njeri merr një njohuri të caktuar nëpërmjet Ligjit (dëshmia e shkruar e Perëndisë) ose ndërgjegjes; mirëpo asnjeri nuk ka reaguar pozitivisht ndaj të dyve. Pali diskuton në lidhje me këtë dhe jep përgjigjen e tij në Letrën drejtuar Romakëve 3,23: Të gjithë (kategoritë e njerëzve) u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia. Për këtë shkak, të gjithë janë të humbur dhe duhet të dëgjojnë Ungjillin, që të shpëtohen. Prandaj, Ungjilli është i rëndësishëm për secilin. Përndryshe, arsyetimi i Palit do të ishte plotësisht pa kuptim. Në Letrën drejtuar Efesianëve 2,12, thotë se të gjithë njerëzit pa Krishtin (d.m.th. të ndarët nga Ungjilli) jetojnë pa Perëndinë dhe pa shpresë.

Por në ç’mënyrë atëherë njerëzit nga koha e DhV/BV kanë mundur të hyjnë në marrëdhënie shpëtuese me Perëndinë? Përgjigjja është: në bazë të zgjedhjes së Perëndisë, sipas së cilës Perëndia ua ka llogaritur flijimin e Mesisë. Disa kundërshtojnë duke thënë se drejtësia vetëvetiu kërkon që Ungjilli t’u ofrohet të gjithë njerëzve. Megjithatë, sa i përket drejtësisë, Bibla thotë se të gjithë janë të dënuar. Nëse dëshirojmë t’i thërrasim drejtësisë së Perëndisë, qëndrojmë para dënimit. Shpëtimi mund të arrihet vetëm në bazë të mëshirës së Perëndisë (flisë së Krishtit), edhe atë me anë të besimit. Megjithatë, në qoftë se shikojmë në prapaskenë, do të shohim se në gjithçka vepron zgjedhja e Perëndisë.

A nuk çojnë të gjitha fetë tek Perëndia? Jo, nuk çojnë. Vetëm njëri ka flinë e mjaftueshme për mëkat, problemi kryesor, me të cilin ballafaqohet njeriu mëkatar në takimin me Perëndinë e shenjtë. Pali, në të vërtetë, thotë se adhurimi i perëndive të tjera është adhurim i djajve (1 Kor 10,20). Në kohën e sinkretizmit dhe ekumenizmit, në të cilën jetojmë, njerëzit nuk dëshirojnë të dëgjojnë diçka të tillë.

Disa mendojnë se kjo doktrinë nuk është në përputhje me mësimin për mëshirën e Perëndisë. Mirëpo ne na duket se mëshira e Perëndisë, megjithatë, duhet të ketë themel, ndërsa ky themel është flijimi pajtues i Krishtit në kryq. Vetëm në bazë të kësaj flije Perëndia mund të jetë I mëshirshëm dhe njëkohësisht të mbetet konsekuent ndaj karakterit të tij të drejtë.

c. Gjykimi i Izraelit (të rilindur dhe atij të parilindur) do të zhvillohet në fillim të mbretërisë mijëvjeçare, ndërsa për pjesën tjetër të njerëzimit në mbarim të asaj mbretërie.

Por ju jeni plot kryeneçësi dhe nuk merrni për zemër mirësinë e tij. Kështu e rëndoni edhe më shumë dënimin që do të merrni Ditën e gjyqit. Atë ditë Perëndia do të japë publikisht vendimin e tij gjyqësor. Do t’i japë secilit shpërblimin sipas veprave që i bëri. Njërit do t’i japë jetën e përjetshme – d.m.th. atyre që bëjnë të mirën pa u lodhur dhe kërkojnë te Perëndia miratimin dhe pavdekësinë. Të tjerët, përkundrazi, do t’i gjejë zemërimi i Perëndisë – d.m.th. ata që jetojnë vetëm për interesat e tyre egoiste, e kështu nuk veprojnë në anën e Perëndisë, por në anën e Djallit. Të gjithë atyre që veprojnë kështu, Perëndia do t’u japë dënimin që në fund do të sjellë vuajtje dhe ankth në zemër; më parë çifutëve dhe pastaj joçifutëve. Atij që, përkundrazi, bën mirë, më parë çifutit e pastaj joçifutit, Perëndia do t’i jape madhështinë e përjetshme, nderin dhe paqen (Rom 2,5-10).

Pashë të gjithë të vdekurit – të mëdhenj e të vegjël, në këmbë para fronit. U hapën librat (në të cilat janë shkruar të gjitha veprat e njerëzve). Pastaj u hap edhe një libër tjetër: libri i jetës. Të vdekurit u gjykuan sipas veprave të tyre që ishin të shkruara në libra. Edhe deti i kthen të vdekurit që ishin në të. Po ashtu edhe Vdekja dhe Bota e të vdekurve i liruan të vdekurit e tyre. Të gjithë u gjykuan sipas veprave të tyre. Vdekja dhe bota e të vdekurve u hodhën në Liqenin e zjarrtë. Liqeni i zjarrtë është vdekja e dytë. Kushdo, emri i të cilit nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u plandos në Liqenin e zjarrtë.“ (Ap/Zb 20,12-15).

3. GJYKIMI I BESIMTARËVE

a. Te DhR/BR mëson qartë se do të zhvillohet edhe gjykimi i besimtarëve. Disa fragmente flasin për fronin gjyqësor (hebr. bema), i cili shënon podiumin në sinagogë ose një vend i ngritur prej nga gjyqtari do të mund të ndiqte garën e atletëve dhe më vonë të ndajë shpërblimet.

b. Ky gjykim do të zhvillohet në bazë të veprave. Do të gjykohemi në bazë të përdorimit të asaj që na ka dhënë Perëndia. Kjo përfshin edhe motivimet, sepse asnjë vepër nuk mund të kuptohet drejt pa i njohur motivimet e veprimit.

c. Ky gjykim nuk do të përfundojë me dënimin e besimtarëve, sepse dënimin e tyre tashmë e ka marrë Krishti. Mirëpo, mund të kundërshtohet se në Ungjijtë ekzistojnë fragmente që thonë se madje edhe disa «shërbëtorë» do të hidhen në ferr. Studimi i përpiktë i këtyre fragmenteve sikur udhëzon në atë se shërbëtorët e përmendur, nuk ishin në marrëdhënie shpëtuese me Krishtin. Ata nuk e njohin Krishtin dhe e kanë gjykuar shtrembër karakterin e tij. Një shërbëtor i tillë e ka shfaqur gjendjen e tij të vërtetë shpirtërore me vepra (ose me mungesë të tyre). Prandaj mund të arrijmë tek përfundimi se konteksti i fragmenteve të tilla është ose gjykimi i Izraelit (të rilindur dhe të parilindur), ose gjykimi i kishës (së vërtetë dhe sipas emrit).

ç. Do të vlerësohet jeta e besimtarit dhe do t’i jepet ose merret shpërblimi. Në bazë të Shkrimit të shenjtë, duket qartë se shpërblimet kanë të bëjnë me përgjegjësinë në qeverinë e Mesisë d.m.th. në kuadrin e shërbimit të ardhshëm. Shpërblimet do të ndahen në bazë të asaj sesa i kemi shfrytëzuar dhuntitë dhe aftësitë, të cilat na i ka dhënë Perëndia.

d. Gjykimi i besimtarëve do të zhvillohet menjëherë pas kthimit të Krishtit, drejtpërdrejt me rastin e vendosjes së mbretërisë njëmijëvjeçare. Por pikërisht meqë përmallohem për këtë, bëj çdo gjë të mundur për t’i pëlqyer Zotit, qoftë duke qëndruar në këtë trup, qoftë duke e lëshuar atë. Në të vërtetë, ne të gjithë duhet të dalim në gjyq para Mesisë. Atëherë secili do të marrë atë që meriton, sipas asaj që ka bërë në kohën e jetës së tij tokësore, qofshin ato vepra të mira, ose të këqija (2 Kor 5,8-10)

Në qoftë se jetojmë, jetojmë për Zotin, e në qoftë se vdesim, vdesim për Zotin. I takojmë Zotit në jetë ashtu edhe në vdekje. Në të vërtetë, Mesia vdiq dhe u ringjall nga të vdekurit që të bëhet Zot i të gjallëve edhe i të vdekurve. Përse, pra, e gjykon vëllanë tënd? Ose përse e përbuz? Ne të gjithë do të qëndrojmë para Perëndisë që Ai të na gjykojë. Në Shkrimin e shenjtë thuhet: Sa të rroj unë – thotë Zoti – secili do të përkulet para meje dhe do të më bëjë nder (si gjykatësit të tij). Secili prej nesh do t’i japë llogari Perëndisë për veprat e veta. (Rom 14,8.10.12)

Megjithatë, njeriu u emërua mbret dhe u kthye. Menjëherë urdhëroi që t’i thërritnin shërbëtorët e tij, të cilëve ua kishte dhënë të hollat, për të parë se sa kishte fituar secili nga ata. I pari u afrua dhe tha: “Zot, floriri yt fitoi edhe dhjetë florinj”. Ai i tha: “Të përshëndes, shërbëtor i mirë! Meqë ke qenë besnik në gjëra aq të pakta, unë të jap pushtet mbi dhjetë qytete”.(Lk 19,15-17)

B. Gjendja e ndërmjetme dhe ajo përfundimtare

Gjendja e ndërmjetme, në të cilën njeriu gjendet ndërmjet vdekjes dhe ringjalljes. Gjendja përfundimtare është ajo, të cilën njeriu e merr pas ringjalljes dhe gjykimit. E para është pa trup dhe jo e plotë, ndërsa e dytë është me trup.

1. LLOJET DHE NATYRA E VDEKJES.

Në Shkrimin e shenjtë vdekja përmendet në tri kuptime. Ekziston vdekja fizike, shpirtërore dhe ajo e përjetshme. Të tri kuptimet shënojnë ndarje të përhershme. Vdekja fizike është pasojë e mëkatit. Ajo është pjesë e dënimit që Perëndia i jep mëkatit. Përfundon me ndarjen e përkohshme të trupit dhe shpirtit (Koh 12,7; Fil 1,23. 24; Jak 2,26). Të gjithë i jemi të nënshtruar vdekjes fizike, e kjo dëshmon se të gjithë jemi mëkatarë. Kurse përsa i përket besimtarit, u shndërrua karakteri i vdekjes fizike; ajo e ka humbur «thimthin» e saj, d.m.th. karakterin e saj ndëshkimor. Vdekja shpirtërore shënon ndarjen nga Perëndia. Vdekja e përjetshme shënon ndarjen e përjetshme nga Perëndia.

2. DOKTRINA E DHV/BV PËR SHËOLIN.

Kjo fjalë hebre është përkthyer me shprehjet «gropë» ose «varr». Kuptimi i saj është i njëjtë me fjalën greke të Dhiatës së re haidos, e cila shpeshherë përkthehet gabimisht si «ferr». Kuptimi i saj i vërtetë është «bota e të vdekurve» ose «vendbanimi i shpirtrave të vdekur». Në këtë vend jeta është e zhveshur nga trupi ose nga çdo element fizik. Kështu, thuhet për banorët e shëolit se janë refaim – hije (diçka ngjashëm me kopjen e dobët të asaj që ishin dikur). Megjithatë, ky vend është llogaritur gjithmonë si një vend i cili bie nën suverenitetin e Perëndisë. Me të vërtetë, besimtarët e DhV/BV nuk e dëshironin aq shumë gjendjen e patrupësisë në shëol, sa ringjalljen e trupit. Ndërsa jobesimtarët e prisnin me frikë ngjalljen e trupave që të mund të paraqiten në Gjyqin përfundimtar. Në periudhën e Dhiatës së vjetër, shëoli ishte vendbanimi i të gjithë të vdekurve, të mirëve dhe të këqijve. Samueli priste që në shëol t’i bashkangjitej edhe Shauli. Kur falltarja e En-Dorit e thirri nga të vdekurit, Shemueli nuk la përshtypje se ishte nga parajsa (1 Sam 28,19). Në lidhje me të vdekurit apo shpirtrat e larguar përmenden edhe dy vende. Ato janë avadon dhe bor. Ato ruhen për engjëjt e rënë. Megjithatë, nuk duket qartë nëse janë vetëm nënndarje e shëolit apo krejtësisht një vend tjetër.

Si dhen ata vrapojnë trokthi drejt botës së të vdekurve; bariu që i kullot është Vdekja. Të larguar nga banesat e tyre madhështore, kalbësira ua bren trupin. Për kokën time – Perëndia vetë e liron me pagimin e çmimit; nga kthetrat e vdekjes më rrëmben! (Ps 49,15)

O Zot, unë jam pa faj! Për këtë lejomë të të shoh. Kur të zgjoj, prania jote do të më mbushë me gëzim. (Ps 17,15).

E megjithatë, s’mund të ndahem nga ti. Ti më kape për dore dhe më ruajte; ti më udhëheq sipas planit tënd dhe në fund do të më sjellësh në praninë tënde madhështore. (Ps 73,24)

Zoti vret dhe gjallëron; ai mërgon në botën e të vdekurve dhe thërret përsëri në jetë të vdekurit. (1 Sam 2,6)

Ata që vdiqën nga populli ynë, do të jetojnë përsëri. Trupat e tyre do të kthehen në jetë. Të gjithë ata që flenë në varret e tyre do të zgjohen dhe do të këndojnë nga gëzimi. Sikurse vesa e freskon tokën, ashtu Zoti do t’i ringjallë ata që vdiqën prej kohësh. (Is 26,19).

3. DISKUTIMET PËR GJENDJEN E TË VDEKURVE.

Në periudhën midis dy Dhiatave shumica e çifutëve besonin se në shëol ekzistonin një ndarje e dyfishtë. Kurse disa besonin madje edhe në ndarje të katërfishtë të shëolit. Pjesa e parë do t’u takonte martirëve, e dyta të vdekurve që ishin të drejtë, e treta mëkatarëve të përmbajtur, ndërsa pjesa e katërt do t’u takonte me të vërtetë mëkatarëve të këqij. Në këtë rast mund të shohim ndoshta fillimin e idesë së purgatorit. Sa më afër ishte ardhja e Krishtit, shëoli filloi të nënkuptojë vetëm vendin për të vdekurit e këqij dhe të padrejtë, ndërsa për vendbanimin e të vdekurve të drejtë filloi të përdorej shprehja «parajsë». Rabinët e përdornin shprehjen «parajsë» në tri kuptime: së pari, për kopshtin e Edenit (forma e kaluar); së dyti, për mbretërinë mesianike (forma e ardhshme); dhe së treti, për parajsën e fshehur (forma e tanishme, ku të drejtët qysh tani dhe këtu e gëzojnë praninë e Perëndisë. Libri i katërt i Makabenjve flet për njeriun që «pushon në krahun e Abrahamit» – sepse besonin se atje ndodhen edhe patriarkët. Për të pasurin në Lk 16,23 thuhet se mundohej në haidos (d.m. th. në botën e të vdekurve). Duket sikur në këtë krahasim Krishti përkrahte nocionin rabinik e ndarjes së haidosit në dy pjesë: vendin e të vdekurve të lumtur dhe në vendin e të vdekurve mëkatarë. Pasi të shqyrtohen të gjitha, duket sikur Krishti pas vdekjes ka zbritur në shëol dhe i ka liruar besimtarët e Dhiatës së vjetër dhe i ka marrë me vete në parajsë. Duket qartë se vdekja e Krishtit ka shkaktuar ndryshim të madh në gjendjen e besimtarëve të vdekur, dhe madje mund të themi (përkundër spekulimeve të rabinëve) se para vdekjes së Krishtit parajsa ishte e paarritshme. DhR/BR përfaqëson mendimin se besimtari pas vdekjes shkon për të jetuar me Krishtin, edhe pse këtu nuk kemi të bëjmë me përvojën përfundimtare të tij, sepse ende nuk posedon trupin; ai pret ringjalljen. Jobesimtari, edhe pse në mundime, pret ringjalljen pas së cilës do të dërgohet në ferr. Më tutje thuhet se Krishti u bëri të njohur fitoren e tij engjëjve kryengritës të përmendur në Zanafilla 6 (sh. 1 Pjt 3,20), duke plotësuar kështu deklarimin e fitores së tij. Lajmërimi nga 1 Pjetrit 4,6 me siguri ka të bëjë me ata që kanë dëgjuar dhe pranuar Ungjillin e që tani janë të vdekur. Edhe pse edhe këta është dashur të vdesin si gjithë të tjerët, shpërblim të dukshëm marrin qysh tani. Duket sikur Pjetri dëshiron t’i kundërvihet arsyetimit të shpifësve, të cilët thonin se edhe besimtarët duhet të vdesin si gjithë njerëzit e tjerë. Ata pyesnin se çfarë dobie kanë atëherë të besojnë.

4. GJENDJA PËRFUNDIMTARE E TË SHPËTUARVE

Bibla flet për qiellin si për Zotin që banon ndër popullin e tij në një botë krejtësisht të re.

a. Perëndia do të shihet dhe të adhurohet. Do të jemi së bashku me Perëndinë dhe Krishtin.

b. Do të ketë ribashkim me besimtarët që ishin të vdekur. Të gjithë të shpëtuarit do të jenë atje. Kur të lidhemi me Krishtin jemi automatikisht të lidhur me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, martesa dhe marrëdhëniet familjare nuk do të ekzistojnë më, sepse kushtet dhe rrethanat e jetesës do të jenë tjera.

c. Do të hiqen të gjitha pasojat e mëkatit. Perëndia do të bëjë të re gjithçka. Pas mbretërisë njëmijëvjeçare gjithçka do të jetë e përkryer; madje edhe më herët, gjatë kohës së mbretërisë njëmijëvjeçare, gjithçka brenda Jerusalemit të ri do të jetë e përkryer. Prej tij, besimtarët me Krishtin do të qeverisin mbi mbarë botën.

ç. Gjendja përfundimtare e të shpëtuarve do të përfshijë edhe pushime edhe shërbime. Për besimtarët qielli do të jetë para së gjithash pushim, por do të ketë edhe përgjegjësi.

d. Atje do të ketë begati jete

Prandaj qëndrojnë para fronit të Perëndisë dhe i shërbejnë ditë e natë në tempullin e tij. Ai që rri në fron do t’i mbrojë. Kurrë më s’do të kenë uri, kurrë më s’do të kenë etje, kurrë më s’do t’i djegë dielli dhe as rrezet e tij, sepse Qengji që është në mes të fronit do të jetë Bariu i tyre dhe ai do t’i çojë në burimet e ujërave jetëdhënëse. E Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. (Ap/Zb 7,15)

“Shumë mirë”, i tha i zoti, “ti je njeri i mirë dhe besnik. Ti dole besnik në gjëra të vogla, prandaj do të të besoj gjëra më të mëdha. Eja në gostinë time e gëzohu bashkë me mua.” (Mt 25, 21)

Tani më pret shpërblimi i fitimtarit; Zoti, gjykatësi i drejtë, do të më shpërblejë me këtë Ditën e gjyqit të tij, e jo vetëm mua, por të gjithë ata që po presin me padurim ardhjen e tij (2 Tim 4,7)

Perëndia lejon që të vuani tani për një kohë të shkurtër; por ju ka thirrur me anë të Jezusit, Mesisë, të jetoni përgjithmonë në praninë madhështore të tij. Me mirësinë e madhe të tij ai do t’ju japë fuqi, që besimi juaj të qëndrojë i fortë dhe i palëkundur, që të mos rrëzoheni. (1 Pjt 5,10).

5. GJENDJA PËRFUNDIMTARE E TË PASHPËTUARVE

Pikëpjekja e tyre është «ferri» ose «liqeni i zjarrtë». Fjala hebraike «gehena» (ferr) përdoret në Bibël për të shënuar vendin përfundimtar të dënimit. Çdo përmendje e atij vendi (përveç njërës) rrjedh nga goja e vetë Jezusit (Mt 5, 22. 29,10,28; 18,9; 23, 15.33; Mk 9,43.45.47; Lk 12,5; Jak 3,6). «Gehena» është fjalë e bashkuar e ge dhe hinom (lugina e Hinomit). Në të vërtetë, kjo shprehje është emri i një lugine që shtrihet afër Jerusalemit. Në këtë luginë çifutët apostatë i flijonin fëmijtë e tyre perëndisë pagan Moleku (2 An 28,3; 33,6). Meqenëse kjo luginë përpara ishte përdorur për një veprim të tillë të prishur, çifutët vendosën që mos ta përdorin për tjetër gjë por vetëm si plehërishtë. Meqë bërlloku ndizej, nga lugina vazhdimisht ngrihej tym. Secili çifut rrëqethej kur përmendte emrin e kësaj lugine. Në periudhën midis dy Dhiatave ky vend shërbente si simbol për vendin e dënimit të ardhshëm. Shprehjet që përdoreshin udhëzonin në vuajtjen e pafund të njerëzve që i vret ndërgjegjja (krimbi), vetëdijen për zemërimin e Perëndisë (zjarri), njohjen e humbjes përfundimtare, jo vetëm të Perëndisë, por edhe të gjithë asaj që është e mirë dhe që bën jetën të vlefshme për të jetuar (errësira përfundimtare), pastaj vetëgjykimi dhe përfundimisht është tepër vonë: dyert janë të mbyllura përgjithmonë.

a. Ferri është mërgim i përjetshëm nga prania e Perëndisë (Mt 8,12; 22,13; 25,30). Pali flet për ndarjen e përjetshme nga prania e Zotit (2 Sel 1,9). Jezusi u tha atyre që i dënoi të largoheshin prej tij dhe të shkonin në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për Djallin dhe engjëjt e tij (Mt 25,41).

b. Ferri është vend i vuajtjeve të përjetshme. Tmerri dhe trishtimi i asaj gjendjeje përmendet vazhdimisht në Bibël (Mt 18,8; 25,41; Mk 9,44-48; Ap/Zb 20,14; Lk 16,23.28; Ap/Zb 14,10; 21,8).

Më mirë është për ty të hysh në jetën e përjetshme vetëm me një dorë, se me të dyja të shkosh në ferr – në zjarrin që nuk shuhet kurrë. [Atje ndërgjegjja s’pushon të të brejë dhe zjarri nuk shuhet kurrë.] (Mk 9,44)

Kushdo që e adhuron Egërsirën dhe truporen e saj dhe e merr shenjën e saj në ballë ose në dorë, do të pijë verën e Perëndisë. Kjo është vera e inatit të tij që e derdhi të pazbutur në gotën e zemërimit të tij. Kush e adhuron Egërsirën do të hidhet në torturë të zjarrit dhe të squfurit ndër sy të engjëjve të Perëndisë dhe të Qengjit. Tymi nga ky zjarr torturues do të ngrihet pa pushim e përgjithmonë në qiell. Kush e adhuron Egërsirën dhe truporen e saj dhe e mban shifrën e emrit të saj, nuk do të gjejë prehje as ditë as natë. (Ap/Zb 14,10)

c. Kjo do të thotë të rrish përgjithmonë nën zemërimin e Perëndisë – përgjithmonë në armiqësi me Zotin (Gjn 3,36; Mt 12, 32; Lk 12,5).

Kush nuk beson në Birin, nuk do ta shohë kurrë jetën e përjetshme, por do të mbetet gjithmonë nën hidhërimin e Perëndisë. (Gjn 3,36).

6. MËSIMI PËR PURGATORIN

Kisha katolike, e në masë më të vogël edhe ajo ortodokse, e mësojnë këtë doktrinë. Sipas këtij mësimi, purgatory është vendi ku pastrohen shpirtrat e njerëzve të vdekur «në gjendje hiri» për t’u përgatitur për qiellin. Kurse «të shenjtërit» (ata të kanonizuar nga Kisha) shkojnë drejt në qiell, të gjithë ata që kanë vdekur me mëkatin vdekjeprurës në shpirt, shkojnë në ferr. Sidoqoftë, shumica e «besimtarëve» shkojnë në purgator.

Kjo doktrinë varet nga ndryshimi që bëhet midis të ashtuquajturave mëkate vdekjeprurëse dhe atyre të lehta. Mëkate vdekjeprurëse janë ato që janë përmbushur «në vetëdijen dhe njohjen e plotë për veprën dhe miratimin e lirë»; ato, në qoftë se nuk i rrëfen derisa është gjallë, e largojnë njeriun përgjithmonë nga qielli. Mirëpo, në qoftë se i rrëfen dhe merr falje nga prifti, ndërsa nuk kanë arritur që të bëjë pendesë (ndëshkimin që i jep atij prifti për të shlyer mëkate të lehta) në tokë, duhet të shkojnë në purgator. Prandaj purgatori është vendi ku pastrohen mëkatet e lehta dhe ku përgatitet për të vajtur në parajsë. Të gjithë ata që vijnë në pur-gator, në fund duhet të arrijnë në parajsë. Pasojë praktike e këtij mësimi është mpirje e ndjenjave të njerëzve ndaj përgjigjes së menjëhershme që kërkon Ungjilli dhe nanurisja e tyre në një lloj univerzalizmi (me disa përjashtime të jashtëzakonshme të gjithë në fund do të shpëtojnë). Meqë njerëzit në purgator nuk mund të akumulojnë më shumë merita, atyre mund t’u ndihmojnë të gjallët. Ata e bëjnë këtë me mesha për shpirtrat e vdekur dhe me lutjet për të vdekurit. Në mesjetë shiteshin bileta (falja për mëkate), me qëllim që shpirtrat të qëndronin sa më shkurt në purgator. Vetëm me rastin e Kuvendit të dytë vatikanas u anulua pozita e atij që shit bileta të tilla. Klementi i Aleksandrisë, para rreth 200 vjetësh, filloi të mësonte doktrinën për purgatorin. Edhe Origeni mësoi kështu. Të dy ishin nën ndikimin e filozofisë platoniste. Augustini e zhvilloi këtë mësim më tutje, kurse Grguri i Madh e zgjeroi në masë të madhe. Toma Akvinski tha se dhembjet e purgatorit janë më të mëdha se çdo dhembje tjetër e kësaj bote. Reformatorët hodhën poshtë mësimin për purgatorin, duke e trajtuar si fyerje të veprës së plotë dhe të përkryer të Krishtit. Katolikët, si tekst biblik bazë, në të cilin mbështesin idenë për purgatorin, përdorin 2 Makabenjve 12,39-45. Përmendet edhe 1 Pjt 3,18 dhe 1 Kor 3, 11-15. Si t’u përgjigjemi?

a. Fragmenti i përmendur nuk dëshmon një interpretim të tillë. Libri i dytë i Makabenjve është libër apokrif dhe nuk bën pjesë në kanunin palestinez. 2 Makabenjve thotë: «Për këtë shkak solli fli pajtuese për të vdekurit, që t’u falen mëkatet.» Mëkatin që kishin bërë ishte mëkat i idhujtarisë, për shkak të të cilit u vranë në betejë. Atë mëkat DhV/BV e quan vdekjeprurës, mëkat i cili ka mundur të pastrohet me asnjë lloj flie të caktuar sipas Ligjit. Me fjalë të tjera, ata janë lutur që shokët e tyre të kalojnë nga ferri në parajsë. Kurse këtë nuk e merr për të mundshëm as kisha katolike. Përveç kësaj, praktika e lutjes për të vdekurit nuk gjendet askund në librat kanunor, por pasqyron mësimet e shtrembra, të cilat u futën në judaizm pas mërgimit babilonas. Nuk është çudi që 2 Librat e Makabenjve nuk u futën në kanun. Përveç kësaj, ky libër libra mban shumë të dhëna historike jo të sakta.

Që të mbrohet ideja e të ashtuquajturës rasti i dytë për shpëtim, përmendet 1 Pjt 3,8. Edhe në qoftë se ky rresht vërtet nënkupton këtë (për këtë s’ka të ngjarë), nuk ka asnjë shenjë se në të ardhmen Jezusi do të përsëritë veprën e tij.

Në 1 Kor 3,12-13 thuhet: Ajo që ndërtohet mbi të nuk do të mbetet e fshehtë. Dita e Gjyqit do ta bëjë të dalë në dritë, nëse është ar ose argjend, gurë të çmuar, dru, kashtë ose kallmak. Atë Ditë, që të caktohet vlera e saj, vepra e secilit do të provohet me zjarr. Këtu s’ka asnjë aluzion për pastrimin e mëkateve. Konteksti u përket pasojave të përndjekjes dhe vlerësimit të veprave të misionarëve dhe predikuesve.

b. Bibla pohon se vepra e Krishtit është e plotë dhe e përkryer. Fjala «pastrim» është emërtim në DhV/BV për «faljen». Nëse jemi të pastër, ose të pastruar, kemi hyrje të lirë te Perëndia. Kisha katolike këtë shprehje e ka interpretuar në kuptimin e filozofisë platoniste. Në Letrën drejtuar Hebrenjve (1,3) thuhet: Pasi e kreu pastrimin e mëkateve, ai u ul në qiell në anën e djathtë të Atij që ka pushtetin më të lartë. Duke pasur parasysh se i ka pastruar mëkatet tona, pastrimi i mëtutjeshëm nuk vjen në shprehje. Mandej, çdo mëkat për Perëndinë është i urryer. Paga për mëkat është vdekja – pasojë e përjetshme e çdo mëkati është vdekja (ndarja nga Perëndia). Bibla në një vend thotë se ka mëkat që nuk çon në vdekje (1 Gjn 5,17), por në kuadrin e polemikëss së Gjonit me besëtytninë gnostike, sigurisht mendon për «mëkatin i cili nuk mund të falet». Gnostikët kanë bërë mëkat të përjetshëm duke iu kundërvënë deri në fund mëshirës së Perëndisë, dhe kjo, siç thotë edhe Gjoni, dëshmon se nuk ishin të rilindur kurrë (1 Gjn 2,19). Pra, Gjoni thotë se nuk ka kuptim që të lutemi për gnostikët, sepse ata tashmë e kanë refuzuar mëshirën e Perëndisë dhe ndoqën rrugën e tyre të shthurur. Por, vazhdon ai, lutu lirisht për vëllanë i cili ka «rënë në mëkat» që të vijë në vete, të pendohet dhe të ripërtërijë bashkësinë me të tjerët.

Edhe një tekst tjetër me rëndësi ndodhet në Rom 8,1: Nuk ka, pra, tani kurrfarë dënimi (me burg) për të pësuar (nën robërinë e mëkatit), sepse jemi të lidhur me Jezusin, Mesinë. Fjala «dënim» (gr. katakrima) është shprehje e drejtësisë nëpërmjet të cilit i akuzuari dënohet dhe merr dënimin (burg dhe robëri). Pali sigurisht mendon për këtë të dytën, sepse qysh më herët sqaron çështjen e dënimit ligjor (Rom 5). Në Rom 8 flet për fuqinë e Shpirtit të shenjtë nëpërmjet së cilës mund të bëhet një jetë e përkushtueshme. Pra, Pali pohon se është besimtar i liruar nga fuqia e Ligjit por edhe nga çdo dënim që i takon si shkelës të dëshmuar të Ligjit. Pendesa dhe purgatori klasifikohen si «ndëshkim për mëkat». Mirëpo, ky tekst bën të ditur se besimtari është i lirë prej të gjitha këtyre dhe kështu, mund të vazhdojë të jetojë dhe punojë me fuqinë e Shpirtit të shenjtë. Ilaçi i vetëm për mëkat është kryqi, e jo zjarri i purgatorit. Dokrina për purgatorin rrjedh nga paganizmi (sidomos nga platonizmi) e ndoshta edhe nga judaizmi apostat, të cilët nuk donin t’ia dinin për veprën e kryer të Krishtit dhe as për faljen e plotë dhe shpëtimin e përjetshëm.

7. MËSIMI PËR UNIVERZALIZMIN

Edhe doktrina për shpëtimin e gjithmbarshëm (universalizmin) dhe doktrina e asgjësimit u zhvilluan si reagim kundër doktrinës për ferrin (dënimin e përjetshëm), të cilën disa nuk mund ta «durojnë». Universalizmi është qëndrim sipas të cilit më në fund të gjithë njerëzit do të shpëtojnë. Ky paraqitet në shumë forma. Zakonisht përdoren argumentet vijuese me qëllim që të dëshmohet universalizmi:

a. Gjithmbarshmëria e pajtimit. Padyshim që flijimi i Krishtit sipas potencialit të tij i përfshin të gjithë njerëzit, por zbatimi i saj varet nga pendimi dhe besimi i individit. Me të vërtetë, Bibla plotësisht qartë mëson se nuk do të shpëtojnë të gjithë njerëzit. Gjn 3,16 pohon se Krishti vdiq për të gjithë, por se do të humbasin të gjithë ata që nuk besojnë.

b. Natyra kosmike e pajtimit. Letra drejtuar Kolosianëve bën të ditur se pajtimi është arritur për të gjithë, por edhe se mbi të gjithë ata që e mohuan, bie zemërimi i Perëndisë. Në Kol 1,15-20 thuhet vetëm se ai që krijoi gjithçka që ekziston, do të heqë çdo disharmoni (ta panta simbolizon të gjitha gjërat). Pali mendon se gjithësia në përgjithësi do të rimëkëmbet (pasi të gjithë ata që rebeluan do të marrin atë që meritojnë). Gjithnjë do të ketë një vend në gjithësinë ku do të vuajnë të mallkuarit.

c. Plotësia e fitores së Krishtit. DhR/BR bën të njohur se Krishti më në fund do të triumfojë mbi të gjithë (1 Kor 15,24-28; Fil 2,10-11). Nënshtrimi, për të cilën flitet këtu nuk shënon medoemos nënshtrim me dëshirë. Të gjithë do të përkulen dhe do t’i nënshtrohen Krishtit, dashur a pa dashur.

ç. Përdorimi i fjalës «përjetshëm» (greqisht: aionios). Kjo fjalë tekstualisht do të thotë «ajo që u përket shekujve» ose «përjetshëm». Përkrahësit e univerzalizmit mendojnë se këtë fjalë duhet interpretuar si «ajo që zgjat një shekull», që do të thoshte se koha e dënimit është e kufizuar dhe se pas asaj periudhe ekziston ndonjë periudhë tjetër. Mirëpo DhR/BR kërkon që domethënia e fjalës të jetë «përjetshëm»; ajo nuk mund të nënkuptojë «ajo që zgjat një shekull» në kuptimin e dëshiruar nga përkrahësit e univerzalizmit, sepse e njëjta fjalë (ainos) përdoret edhe në kontestet ose fragmentet në vazhdim: për Perëndinë (Rom 16, 26), për Birin e Perëndisë (Heb 9,14), për lavdinë, në të cilën janë ftuar të krishterët (2 Tim 2,10; 1 Pjt 5,10).

d. Përdoren fragmente të caktuara nga Letra e parë drejtuar Pjetrit (1 Pjt 3,18; 4,6). Ofrohen tri interpretime të mundshme të këtyre rreshtave:

i) Interpretimi historik. Sipas këtij qëndrimi, Shpirti i Krishtit u predikon nëpërmjet Noahut atyre që tani janë shpirtra të mbyllur në errësirë, për shkak se e mohuan mesazhin e pendimit. Kundërshtimi kryesor ndaj këtij qëndrimi është fakti se ky intepretim prish rrjedhën kronologjike të fragmentit nga vdekja e Krishtit për te ringjallja.

ii) Rasti i dytë (për shpëtim). Sipas këtij interpretimi, midis vdekjes dhe ringjalljes së tij, Krishti zbriti për t’u predikuar shpirtrave të patrupëzuar të padëgjueshëm, duke u ofruar kështu rastin e dytë për shpëtim. Mirëpo, përse atëherë ky rast i afrohet vetëm një grupi mëkatarësh? A thua se është posaçërisht në dritën e Lk 16,27-31 të supozohet se herën e dytë do të dëgjojnë? Përveç kësaj, fjala greke për «të predikojë» (kerouso) nuk duhet të nënkuptojë tjetër përveç «shpallje», jo medoemos predikim i Ungjillit.

iii) Interpretimi engjëllor. Sipas asaj pikëpamje, shpirtrat e përmendur në ata rreshta nuk janë njerëzorë, por shpirtra të engjëjve të rënë që përmenden në Zanafilla 6 dhe në Letrën e Judës. Në këtë rast Jezusi i njofton se Djalli – udhëheqësi i tyre – është mposhtur dhe mundur. Pavarësisht se cilin interpretim të fragmentit e marrim si të pranueshëm, më së paku ka të ngjarë të jetë ai për rastin e dytë për shpëtim, sepse u kundërvihet pjesëve të tjera të Biblës.

8. MËSIMI PËR ASGJËSIMIN

Ky mësim njihet edhe me nëntitullin «pavdekshmëria e kushtëzuar». Sipas këtij mësimi, të këqijtë nuk do të dënohen përgjithmonë, por se pas gjyqit të fundit do të pushojnë së ekzistuari. Me fjalë të tjera, do të vuajnë ndërmjet vdekjes dhe paraqitjes në gjyqin e fundit. Përfaqësuesit e kësaj teorie zakonisht mbështeten si vijon:

a. Ndikimin e platonizmit. Pohojnë se në kishën e parë ideja e pavdekshmërisë së kushtëzuar ishte e pranuar në përgjithësi, deri në kohën kur disa përfaqësues të saj u përpoqën që mësimin biblik ta lidhin me idenë e Platonit për pavdekshmërinë e shpirtit. Kjo martesë e gabuar, siç e pohojnë ata, lindi dy kopilë: universalizmin (siç mësonin Klementi dhe Origeni) dhe mundimin e përjetshëm (që mësonin Tertuliani dhe Agostini). Megjithatë, s’ka asnjë shenjë se Tertuliani ishte pasues i platonizmit. Pra, prej nga do të lindte kjo ide e tij në qoftë se jo nga Bibla? Mandej, ata kundërshtojnë doktrinën për mundimin e përjetshëm në ferr duke e trajtuar si jobiblike. Ata pohojnë se dënimi i përjetshëm është i përjetshëm përsa u përket pasojave (si dënimi që me zjarr të përjetshëm shkatërroi Sodomin dhe Gomorën – Letra e Judës reshti 7), por jo edhe përsa u përket dhembjeve. Sipas gjykimit të tyre, këtu kemi të bëjmë me dënimin e përjetshëm (intensitet), por jo edhe me ndëshkimin e përjetshëm (zgjatja).

b. Pavdekshmëria si dhuratë e Perëndisë. Një argument tjetër i tyre ka të bëjë me atë se pavdekshmëria është dhuratë e mëshirës së Perëndisë; në 1 Timoteut 6,15-16 thuhet se vetëm Perëndia është i pavekshëm. Por ata interpretojnë një shprehje hebraike në mënyrë platoniste. Përdorimi biblik i fjalës nuk nënkupton patjetër jetën që zgjat përgjithmonë. Kjo shprehja është sinonimike me shprehjen «jeta e përjetshme», d.m.th. me jetën, të cilën s’mund ta arrijë as mëkati dhe as vdekja.

c. Domethënia e vdekjes. Pastaj, pohojnë se vdekja nënkupton pushim të ekzistencës, asgjësim. Mirëpo në Bibël vdekja nënkupton, para së gjithash, ndarje, e jo pushim dhe gjithmonë është e lidhur me mëkatin. Të jesh i vdekur në mëkatin tënd domethënë të jesh i ndarë nga Perëndia. Të vdesësh në mëkatet e veta, do të thotë të jesh i ndarë përgjithmonë nga Perëndia.

ç. Domethënia e rënimit. Pohojnë se përdorimi biblik i fjalës «shkatërrim» domethënë «asgjësim». Megjithëkëtë, ajo fjalë biblike do të thotë, para së gjithash, «rënim». Folja greke apollumi (Gjn 3,16; 2 Sel 2,10; 1 Pjt 3,9) do të thotë « i humbur dhe i mallkuar». Përdoret edhe në kontekste të tjera, ku në asnjë mënyrë nuk mund të nënkuptojë pushim i ekzistencës, asgjësim (Mt 8,25; Lk 11,51). Përemri olethros (rënim, mallkim) përdoret për dënimin e ardhshëm në 2 Sel 1,9 dhe 1 Tim 6,9, ku gjithashtu nuk mund të nënkuptojë asgjësim. Një fjalë tjetër që përdoret në këtë kuptim është katargeo (shkatërroj): paraqitet në 2 Sel 2,8, ku nuk mund të nënkuptojë asgjësim, dhe në Heb 2,14 (ta shkatërrosh Djallin do të thotë ta bësh të paveprueshëm). Më vonë thuhet për Djallin dhe Antikrishtin se do të vuajnë përjetësisht në ferr (Zb 20,10).

d. Domethënia e zjarrit. Zjarri, siç pohohet, në thelb është agjent që shkatërron. Megjithatë, te Mk 9,48, Zb 14,10 dhe 20,10 zjarri përdoret si agjent ndëshkimi.

dh. Thuhet se «fjala përjetshëm» (si në shprehjen «dënimi i përjetshëm») në të vërtetë do të thotë «t’i takosh botës ose kohës që do të vijë». Jeta e përjetshme domethënë periudha që vjen, prandaj edhe vdekja e përjetshme do të thotë dënim në kohën që vjen. Jeta e përjetshme është bërë e arritshme me ardhjen e Krishtit, kurse vdekja e përjetshme do të zbatohet kur Jezusi të shpallë gjykimin e fundit. Pra, thonë përfaqësuesit e asgjësimit, të dyja shprehjet kanë të bëjnë me përfundimin e asaj që ndodh me rastin e fillimit të periudhës së re – përjetësisë. Megjithatë, argumenti mbështetet në logjikë të gabuar. Jeta e përjetshme nuk ka të bëjë vetëm me kohën që do të vijë, por edhe me jetën që zhvillohet në praninë e Perëndisë. Pyetja, pra, nuk është ose/ose, por edhe njëra edhe tjetra, ose kryesisht kjo, por jo eksklizivisht kjo. Përveç kësaj, pikërisht ashtu siç ndokush mund të ketë jetën e përjetshme qysh tani, njeriu ashtu mund të jetë i denuar përjetësisht këtu dhe qysh tani, qysh tani të dënohet me vdekje.

III. Ngjarjet eshatologjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrja: Ndërsa të gjithë të krishterët besojnë se Jezusi do të kthehet, ka ndryshim mendimesh për hollësitë lidhur me këtë ngjarje. Këto ndryshime kanë të bëjnë me rendin e ngjarjeve që do të ndodhin para kthimit të tij, me kohën e rrëmbimit të Kishës dhe me interpretimin e konceptit të mijëvjeçarit. Disa mendojnë se Krishti do të kthehet pas mijëvjeçarit, disa para, kurse disa të tjerë pohojnë se mijëvjeçari i përgjigjet se tanishmjes (kohës së kishës). Disa mendojnë se Kisha do të rrëmbehet para ngushicës së madhe, kurse disa pas, ndërsa disa në mesin e saj. Variantet janë aq të shumta, saqë duket qartë se askush nuk mund të pretendojë të dijë gjithçka lidhur me këtë lëndë: kështu, siç duket, e deshi Zoti! Megjithatë, në trajtimin e mposhtëm të kësaj teme, autori merr si të vërteta parimet që vijojnë: 1). Profecitë e DhV/BV janë normative dhe nuk mund të modifikohen në DhR/BR. Prandaj lënda eskatologjike e DhR/BR duhet konsideruar në dritën e DhV/BV dhe nuk mund të shpjegohet pas arsye në mënyrë «shpirtërore». 2). Bibla nuk mund të jetë në kundërshtim me vetveten.

A. Lidhja midis Izraelit dhe Kishës

Ky është pa dyshim faktori determinuese në ndonjë diskutim për eskatologjinë. Megjithatë, duhet mbajtur barashpesë, ndryshe jemi në rrezik të vijmë në përfundime të gabuara. Pikëpamja e rreptë dispensationaliste pohon se Kisha është një komunitet unik besimtarësh: nuk ekzistonte në kohën e DhV/BV dhe nuk do të ekzistojë (në tokë) në kohën e ngushticës së madhe. Ka një fat qiellor, prandaj nuk do të jetë mbi tokë gjatë mijëvjeçarit, por në qiell. Por a është kjo në përputhje me Shkrimin e shenjtë? Mendojmë se nuk është. Në kohën e periudhës së DhV/BV kishte brenda Izraelit një teprica (e rilindur) të shpëtuar nga hiri (d.m.th. sipas zgjedhjes së Zotit). Prandaj kisha mund të përfytyrohet si zgjerim i kësaj teprice për të përmbajtur ata midis joçifutëve që Zoti vendosi t’i shpëtonte. Zoti Jezus flet për një kope (grigje) nën një bari i vetëm. Pali flet për një ulli, e jo dy ullinj, në të cilin shartohen degët ose prej të cilit priten degët. Te Hebrenjve 11,40 na thuhet se besimtarët e DhV/BV duhet të presin derisa të plotësohet kisha e DhR/BR, para se të ringjallen bashkë me ne. Jerusalemi i ri përbëhet nga besimtarët e DhV/BV si dhe ata të DhR/BR. Ithtarët e dispensacionalizmit pohojnë se u ndërpriten marrëdhëniet midis Perëndisë dhe Izraelit, por se gjatë 7 viteve të fundit ato do të rikthehen. A është kjo e saktë? Mendojmë se nuk është. Marrëdhëniet midis Perëndisë dhe Izraelit kurrë nuk u ndërpriten dhe pikërisht për këte arsye historia e tyre karakterizohen nga zemërimi hyjnor. Mallkimet e shënuara te Kp 28,15-50 që rrjedhin nga mosbindja e kombit izraelit, ishin fati i atij kombi gjatë periudhës së Kishës. Këto do të arrinë kulmin e tyre kur kombi do të bjerë në idhujtari duke adhuruar kuçedrën në Tempull e restauruar, por të gjitha këto ngjarje do të përdoren për të shkaktuar kthimin e kombit te Zoti më në fund. Prandaj edhe kisha edhe Izraeli i takohen të njëjtit komuniteti, por gjatë mijëvjeçarit ata do të luajnë role të ndryshme, sepse, duhet të plotësohen profecitë e DhV/BV rreth Izraelit si komb. Izraeli si komb i rilindur do të bashkëpunojë me kishën për t’ua arritur qëllimeve të Zotit në lidhje me kombet e botës që do të kenë mbijetuar ngjarjet e ngushticës së madhe, në të cilen shumica prej tyre do të vdesë.

B. Profecitë e Dhiatës së Vjetër

Në Bibël thuhet se kombi izraelit do të luajë rolin kryesor ndër popujt e tjerë. Kombi duhet të bëhet meshtari mbretërore, komb i kushtuar Perëndisë, popull i veçuar për shërbimin e Perëndisë, i cili duhet ta udhëheqë botën në adhurimin e Perëndisë dhe t’u mësojë kombeve të tjera udhët dhe vullnetin e Perëndisë (sh. Dal 19,5-6). Ata ende nuk besojnë në Mesinë. Në kohën e tanishme vërejmë se shumica e çifutëve në Izrael janë madje ateistë! Edhe stërgjyshërit e tyre e refuzuan Mesinë. A është ky mbarimi i këtij populli? Si mund të realizohet plani i Perëndisë për këtë komb? Në Bibël na thuhet se çfarë do të ndodhë. Apostull Pali tha: Unë do t’ju besoj planin e Perëndisë, që të mos vini në përfundimin e gabuar për shkak të urtësisë suaj të pretenduar. Perëndia, vërtet, caktoi që një pjesë e popullit çifut nuk do ta dëgjojë thirrjen e tij. Por kjo është e vlefshme vetëm gjer atëherë kur të vijnë në shpëtim të gjithë ata nga popujt e tjerë që janë të thirrur. Vetëm atëherë do të shpëtojë mbarë Izraeli. Sepse në Shkrimin e shenjtë thuhet: “Çlirimtari do të vijë për hir të Izraelit dhe do t’ia heqë fajësinë e shkaktuar nga rebelimi i pasardhësve të Izraelit. Sepse kjo është besëlidhja që unë do ta lidh me ta – thotë Perëndia, unë do t’ua fal të gjitha mëkatet.’ (Rom 11,25-26, Is 59,20) Duhet vërejtur që parimi më i rëndësishëm i profecisë së DhV/BV gjithnjë ka të bëjë me popullin izrealit. Gjatë kohës kur Izraeli nuk ishte shtet teokratik me tempullin e vet (d.m.th. prej kohës së rënimit të Jerusa-lemit në vitin 70 të erës sonë, dhe shkatërrimin e tempullit e deri në rindërtimin e tempullit), profecia nuk do të plotësohet në kuptimin krye-sor të saj. Ka paranthezë të madhe që quhet epoka e kishës. Por kur të rindërtohet tempulli në Jerusalem, dhe të paraqitet mesia i rrëmë (d.m.th. antikrishti), shumica e profecive do të realizohen me shpejtësi të madhe. Kjo do të na sjellë menjëherë në kohën e fundit, kur të ndërhyjë Mesia për t’I dhënë fund regjimit të Satanit dhe t’i shkatërrojë përfaqësuesit e tij, kryetarët e kombeve dhe ushtritë e tyre, e ta themelojë botërisht mbretërinë e tij. Rindërtimi i Tempullit në Jerusalem do të jetë, pra, një shenjë profetike me shumë rëndësi. Në kohën e mërgimit të izraelitëve në Babiloni, Danieli pyeti Perëndinë për kohën e ardhjes së Mesisë dhe për kohën e fillimit të mbretërisë së tij. Engjëlli (lajmëtari) Gabriel solli përgjigjen nga Perëndia që vijon: Është përcaktuar për kombin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë (Jerusalem) 70 periudha prej 7 vitesh deri në pendimin e kombit; deri në mbarimin e rebelimit; deri në mbarimin e rendit të vjetër dhe deri në fillimin e rendit të ri, dhe deri në pastrimin e Tempullit. Dëgjo dhe kupto, që nga koha kur doli kur dekreti që të rindërtohet Jerusalemi (dekreti i Artakserksit në v. 444 p.e.s.) deri në ardhjen e Mesisë, janë caktuar 7 periudha prej 69 vitesh ( = 476 vjet sipas llogaritjes sonë) dhe në fund të kësaj periudhe…do të zhduket Mesia dhe s’do t’i ketë pasardhës. Pas kësaj, qyteti dhe tempulli do të shkatërrohen prej udhëheqësit (gjeneralit romak me emrin Tit) që do të vijë. E deri në mbarim do të ketë shkatërrim dhe katastrofa. Ai (diktatori evropean) do ta lidhë besëlidhjen me shumicën (me renegatët izraelitë nën udhëheqjen e mesisë së rremë) për 7 vjet. E pas kalimit të gjysmës së kësaj periudhe, ai do të ndalojë vazhdimin e flijimeve (në Tempull). Në majin e Tempullit do të paraqitet shtatorja e atij që shkakton shkretim. (Daniel 9,24-26).

C. Rëmbimi i Kishës

Në këtë drejtim është me rëndësi të dallojë midis ngushticës së madhe i cili do të zgjasë 3,5 vjet, dhe Ditës së Zotit që vjen pas Ngushticës dhe që do të zgjasë ndoshta 24 orë, ndoshta disa ditë. Besojmë se Kisha do të kalojë nëpër Ngushticën e madhe, por jo nëpër Ditën e Zotit. Le të shohim disa tekste si vërtetim:

Fill pas mjerimit të atyre ditëve ‘Dielli do të terratiset, hëna nuk do ta lëshojë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli e trupat qiellorë do të lëkunden.’Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; të gjitha fiset e tokës (së Izraelit) do të qajnë dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe. Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet me buri kumbuese për t’i bashkuar të zgjedhurit e tij nga të katër anët e botës, prej njërit skaj të qiellit në tjetrin.« (Mt 24,29-31)

Dhe, si ishte në ditët e Nojës – ashtu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut, – dhe, sikurse në ditë para përmbytjes, njerëzit hanin e pinin, merrnin gra e gratë burra deri atë ditë kur Noja hyri në arkë, e nuk ua preu mendja se do t’u ndodhte gjë derisa s’erdhi përmbytja e i fshiu. Ashtu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut. Atëherë, prej dy vetëve që kanë për t’u gjetur në arë, njëri do të merret e tjetri do të lihet, prej dy grave që do të bluajnë në mokër, njëra do të merret e tjetra do të lihet. (Mt 24,37-41)

»10Dita e Zotit do të vijë si vjedhësi. Atë ditë qiejtë do të zhduken me krizmë, elementet do të shkrihen prej të nxehtit dhe toka e veprat në të do të gjenden para Gjyqit. Pasi kështu do të shkatërrohen të gjitha këto, sa njerëz të mirë duhet të jeni ju të gjithë me jetë të shenjtë, me përshpirtmëri, ju që e prisni dhe e shpejtoni Ditën e Ardhjes së Perëndisë, në të cilën qiejtë do të shkatërrohen me zjarr dhe elementet e botës do të shkrihen prej nxehtësisë. Ne veç, sipas premtimit të tij, presim »qiellin e ri dhe tokën e re,« ku banon drejtësia (2 Pjetrit 3,10-13). Te Izaija 65,17-25 është kuptimplotë se shprehje “qiellin e ri dhe tokën e re” aludon për mijevjeçarin. »Kini kujdes veten që zemrat tuaja të mos kalamenden prej grykësisë, prej shfrenisë e prej kujdeseve të jetës që ajo Ditë të mos ju vije pritmas, sepse ajo ditë do të vijë porsi kurthë mbi të gjithë banorët e tokës mbarë. Prandaj, rrini zgjuar e lutuni në çdo moment që të mund t’u shpëtoni të gjitha këtyre që do të ndodhin e të mund të qëndroni para Birit të njeriut.« (Lk 22,34-36)

Dhe pasi e mbajtet në qëndrueshmëri fjalën time, dhe vetë do të ruaj ty nga ora e provës që do të vijë mbi mbarë botën për t’ i sprovuar banuesit e tokës. Do të vij së shpejti! (Zb 3,10)

Në lidhje me ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe me bashkimin tonë rreth tij (aludim i qartë për rrëmbimin e Kishës), ju bëjmë lutje, vëllezër, lejoni të merreni mendsh dhe as mos u trazoni për shkak të ndonjë vegimi kinse profetik, ose të ndonjë fjale ose të ndonjë letre kinse të shkruar prej nesh, thua se ja, arriti Dita e Zotit! Mos lejoni t’ju gënjejë kush në asnjë mënyrë! Sepse njëherë duhet të ndodhë renia nga feja (apostazia) dhe të shfaqet Njeriu i fajit, i biri i Humbjes, Kundërshtari ai që e ngre veten kundër çdo qenieje që quhet Perëndi dhe gjë e shenjtë, sa që ta vërë veten edhe në Tempull të Perëndisë, duke e paraqitur veten për Perëndi. (2 Sel 2,1-4).

Në librin e Zbulesës, shpallen tri serie katastrofash: vulat, trumbetat dhe gotat: secila kulminon me vulën, trumbetën dhe gotën e shtatë që quhet Dita e Zotit. Bëhet fjalë gjithashtu për 144.000 veta (numër simbolike që përbëhet nga 12 x 12 x 1000). Ata janë kandidatët çifutë për kthimin në besim te Jezusi më në fund me ardhjen e Tij. Ata janë mbarë Izraeli:

Vëllezër, ja një fshehtësi që dua t’jua njoftoj që të mos e mbani veten për të dijshëm: ngurrimi i një pjese të Izraelit zgjat deri që paganët në përgjithësi të kthehen. Atëherë mbarë Izraeli do të shpëtohet sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: ‘Nga Sioni do të vijë Çliruesi; ai do ta largojë pabesimin prej Jakob/Izraelit. Dhe kjo do të jetë Besëlidhja ime me ta kur unë të zhduk fajet e tyre. (Rom 11,25- 27).

Ç. Shtate vjetët e fundit dhe ngushtica e madhe

Që nga fillimi i kësaj periudhe të fundit deri në rastin e kthimit të Mesisë (Jezusit), për të vendosur mbretërinë e tij, do të kalojnë shtatë vjet. Kjo periudhë në librin e Danielit quhet java e shtatëdhjetë, d.m.th. periudha e 70 x 7 vitesh (sh. Dan 9,20-27). Ajo i përgjigjet marrëveshjes prej shtatë vitesh ndërmjet konfederatës perëndimore dhe Izraelit, sipas së cilës garantohet mbrojtja e Izraelit. Në këtë kuadër do të rindertohet tempulli. Por kjo marrëveshje do të shkelet pas 3,5 vitesh. Diktatori evropean (Egërsira e parë) do ta sulmojë Izraelin dhe do ta pushtojë me humbje të rënda nga ana e Izraelit (sh. Zb 12,4, krhs. Dan 8,10): do t’i japë fund kultit në Tempull e do t’i detyrojë të gjithë të bien në idhujtari në Izrael. Profeti i rremë (antikrishti ose Egërsira e dytë – sh. Zb 13,11-18; 2 Sel 2,3-12) do të hyjë në Tempull duke pretenduar se ai është vetë perëndi e do të kërkojë nderime hyjnore për vete ashtu si për Egërsirën e parë (Zb 13,1-10). Një shtatore e Egërsirës së parë (diktatorit evropian) do të ngrihet në vetë Tempull. Për 3,5 vjetët që mbeten, gjithkund në Izrael ashtu si në Evropë, Egërsira e parë do t’i detyrojë të gjithë banorët e perandorisë së tij ta adhurojnë vetveten, përndryshe ata do të dënohen me vdekje. Ai do t’i detyrojë të gjithë ta vendosin shenjën e tij në dorën e djathtë ose në ballë. Vetëm ata që e kanë këtë shenjë do të kenë të drejtë të blejnë ose të shesin. Shenja do të përbëhet nga emri i Egërsirës ose nga shifra e këtij emri. Pastaj do të vijë koha e përndjekjes së tmerrshme dhe e apostazisë në Izrael. Për këtë arsye kjo periudhë quhet apostazia ose ngushtica e madhe. Ai përbëhet nga një gjysmë e javës (Dan 9, 27), 1.260 ditët (Zb 12, 6), koha, kohët dhe gjysmë kohe = një vjet, dy vjet dhe një gjysmë e vitit (Zb 12,14), edhe 42 muaj (Zb 13,5). Kjo periudhë karakterizohet nga lëshimi i zemërimit të Perëndisë mbi botën fajtore, me kombin fajtor të Izraelit në mes. Kjo periudhë do ta arrijë kulmin e saj në tokë me betejat e tmerrshme që do ta mbulojnë me gjak vendin e Izraelit (Ap/Zb 14, 20). Pikërisht në këtë moment kur gjithçka, siç duket, është e humbur për Izraelin, Mesia do të ndërhyjë dhe kombi do të shpëtojë. Këtu është lista e aktorëve kryesorë të dramës së kohës së fundit. Sikurse do të vërejmë, të gjithë aktorët në këtë dramë tashmë zunë vend dhe presin në paraskenë. Ata pothuajse janë dalë në skenë. Ne presim që të hapet perdja dhe drama e fundit e historisë do të fillojë. Pas hapjes së perdes, ngjarjet e parafolura do të ndodhin njëra pas tjetrës me shpejtësi të madhe.

1). IZRAELI

pjesërisht i kthyer në vendin e tij ende pa besim në Jezus Mesinë, gjendet nën sundimin e mesisë mashtrues, i cili ka futur adhurimin e diktatorit evropian në Tempullin e rindërtuar në Jerusalem. Ky mesi mashtrues quhet me radhë antikrishti (Dan 11,36-39), Rebeli (Mt 24, 23- 25; 2 Sel 2,1-12), Profeti mashtrues i lidhur me fuqitë djallëzore – kishte dy brirë si qengji, por fliste porsi kuçedër. Gjithashtu quhet Egërsira e dytë që po dilte prej tokës (së Izraelit). Logjikisht ky person duhet të jetë çifut, përndryshe kombi izraelit nuk do ta pranonte (Ap/Zb 13,11-18). Tanimë Izraeli është kthyer në vendin e tij, të paktën pjesërisht, për herën e parë që nga shekulli i parë i erës sonë. Tanimë ekziston një shoqatë çifute fanatike, e cila ka ndër mend të rindërtojë Tempullin. Pjesa e popullit që mbetet jashtë kufijve shtetërorë do të kthehet me rastin e kthimit të Mesisë (Is 16,14, Ezek 36,24, kap. 36-39).

2). KONFEDERATA PERËNDIMORE

që përbëhet nga 10 mbretëri (shtete) nën sundimin e diktatorit që quhet Egërsira e parë (që po dilte nga deti – deti përfaqëson popujt joçifutë) – Ap/Zb 13,1. Kjo konfederatë do të jetë një formë e rilindur e perandorisë romake, e cila, sipas Dan 9,27, do të lidhë një marrëveshje me Izraelin për një periudhë prej shtatë vitesh. Në një ëndërr që pa perandori babilonas Nabukadnecar për truporen prej metalesh të ndryshme, iu zbulua që do të paraqiten katër perandori në historinë e botës, dhe pastaj do të ngrihet mbretëria e Mesisë në botë (Dan 2). Periudha e katër perandorive (të zbuluara në formë truporësh) kalon nëpër 70 x 7 vjet (pa marrë parasysh periudhën kishtare), kur Izraeli do të jetë nën sundimin e huaj, sepse ishte pa mbret sipas dinastisë së Davidit, por me tempullin e vet. Në vitin 445 para erës sonë perandori persian Artakserksi Longiman dha lejen për mbarimin e rindërtimit të mureve dhe të tempullit në Jerusalem pas kalimit të mërgimit në Babiloni, dhe kështu filloi periudha e 70 x 7 viteve. Perandoritë që Nabukadnecari i pa në ëndërr ishin, 1. babilonase, 2. medo-persiane, 3. greke, 4. romake. Në këtë ëndërr dhe në vegimet që iu dhanë Danielit, u dhanë hollësitë për perandorinë e katërt (Dan 7) që deri tani nuk u paraqitën në histori. Perandoritë e tjera u ngritën dhe u zhdukën, pas kalimit të perandorisë romake, por ato nuk përshkruhen në Bibël, sepse nuk kishin asnjë lidhje me Izraelin si shtet teokratik (me tempullin e vet). Kjo do të thotë se Izraeli me tempullin e vet do të ketë lidhje me perandorinë romake prej 10 shtetesh në formën e saj të rilindur. Është me rëndësi që shteti izraelit ka ndërmend ta rindërtojë tempullin vet. Tashmë ekziston gjithashtu EU që tani përbëhet nga 29 anëtarë. Në qoftë se bëhet krizë e madhe ekonomike ka mundësi që EU të pakësohet deri në 10 anëtarë . Me tërheqjen e SHBA nga Evropa, konfederata evropiane do të detyrohet t’I zëvendësojë SHBA si kështjellë kundër arabëve, si garantues i pavarësisë së Izraelit në Lindjen e Mesme. Ka të ngjarë se konfederata evropiane do të konsiderohet (gabimisht) si mbrojtës i vendosur e aktiv i krishterimit kundër botës islamike. Është gjithashtu me rëndësi që për herën e parë në historinë e botës ka mjaft bomba dhe raketa atomike për ta shkatërruar disa herë botën. Mjafton që të shtypen disa susta që të bëhet realitet në çast skenari i përshkruar në librin e Zbulesës. Lidhur ngushtë me konfederatën perëndimore është SISTEMI FETAR MASHTRUES që quhet Babiloni. Në konketstin historike të librit të Zbulesës Babiloni ishte Romë, kurse lavirja ishte sistem fetar romake (perënditë e Romës dhe adhurimi i perandorit), por në formën e tij të rilindur ajo do të përbëhet pa dyshim nga një formë e sinkretizuar të të gjitha feve. Kisha e vërtetë është përshkruar si Nusja e Qengjit, kurse sistemi fetar mashtrues përshkruhet si Lavirja e madhe (Zb 17,1). Ajo rri mbi ujëra të mëdha, gjë që tregon se ajo moleps shumë popuj. Duket qartë se ajo është e lidhur ngushtë me perandorinë romake të rilindur dhe me Egërsirën, por në fund udhëheqësit politikë do të drejtohen kundër saj për ta shkatërruar tërë sistemin e saj.

3). FUQITË ARMIQËSORE NË VERI DHE NË JUG TË IZRAELIT

janë përmendur në Dan 11,1-35 ku shkruhet për luftërat ndërmjet mbretërisë së Sirisë dhe të Egjiptit (pjesët që mbeteshin nga perandoria greke e Aleksandrit të madh) deri në kohën e Antiok Epifanit, mbretit të Sirisë dhe deri në luftën e makabenjve. Megjithatë, që nga rreshti 36, përshkruhen ngjarjet që, sipas autorit, i përkasin kohës së fundit. Si në kap. 2 dhe 7, edhe në kap. 11 ka një prerje prej shumë shekujsh. Në rreshtin 36 paraqitet pasardhësi i Antiok Epifanit, diktatori evropean i ditëve të fundit, i cili ka pushtuar Izraelin. Atë e sulmojnë fuqitë nga jugu dhe pastaj nga veriu. Siç duket, jugu i referohet konfederatës egjiptiane dhe afroarabe (rreshti 43 përmend Egjiptin, Libinë dhe Etiopinë). Ka shumë të ngjarë se fuqia veriore është ose Siria ose popujt islamike të BRSS së mëparshme. Është me rëndësi që në veri dhe në jug të Izraelit sot ekzistojnë pikërisht fuqitë që kanë ndër mend ta shkatërrojnë atë vend (Dan 11,40-45, Ezek 39). Qëllimi i betuar i islamit është ribashkim i Izraelit në perandorinë arabe të lashtësisë (d.m.th. në sferën e islamit – Dar el Islam).

4. MBRETËRIT LINDORË

(të përmendur te Zb 9,13-15,16,12) paraqitin hordhitë e pamatura që do të hidhen në betejën që do të bëjë kërdi në Lindjen e mesme. Duket qartë se Lindja e mesme do të bëhet si një vorbull që i tërheq ushtritë e botës në betejën e fundit ku do të shkatërrohen. Vendi i Izraelit do të vuajë tmerrësisht.

D. Kthimi i Mesisë

Kthimi i Mesisë përshkruhet në tri mënyra:

1) Si PAROUSIA. Në lashtësi kur një delegacion doli në takim të mbretit për ta mirëpritur.

2) si EPIFANEA ose paraqitje. Kjo shprehje përdorej për mbretin kur u paraqit në balkon për të pranuar brohoritjen e publikut.

3) si APOKALIPSIS or ose shfaqje. Jezusi do të shfaqjet siç është në të vërtetë – i kururëzuar me madhështi dhe nder. Kur Izraeli është në prag të shfarosjes, papritur do të vijë ndihma për këtë vend të hutuar. Sipas Zb 19, qielli do të hapet e Mesia do të ndërhyjë me ushtritë e tij engjëllore. Të gjitha ushtritë që kishin ndër mend ta shkatërrojnë Izraelin, vetë do të shkatërrohen. Mesia do të zbresë në kodrën e Ullinjve dhe kodra do të çahet mes për mes. Kur të vijë Mesia, do t’i gjejë ushtritë e konfederatës perëndimore duke luftuar kundër atyre që rrethojnë Jerusalemin. Por sundimtari perëndimor dhe aleati i tij, profeti mashtrues (antikrishti), do të rrëmbehen nga skena dhe do të hidhen në liqenin e zjarrtë. Ushtritë e tyre do të shkatërrohen (Zb 19,18- 21). Ushtritë e pamatura të lindjes do të shkatërrohen njëkohësisht në rrafshinën e Megidos (Zb 16, 12-21). Ushtritë e veriut që kanë ndër mend ta shkatërrojnë mbretërinë e jugut do të dëgjojnë për ardhjen e Çlirimtarit (Mesisë) e do të kthehen për të shkatërruar atë dhe popullin e tij. Por është kryetari i veriut bashkë me ushtritë e tij që do të shkatërrohet, e askush nuk do t’i vijë në ndihmë (Dan 11,40-45; 2 Sel 1,9-10; Zak 12, 13,14). Kështu, në fund të periudhës së ngushticës së madhe, do të mbetet bota shumë e shpopulluar (Is 13,9-12; Zb 8,9), ata që do të jenë mbetur gjallë prej popujve (Zak 14,16), kombi izraelit në fund besimtar (Zak 12,10-14) dhe kisha e përgatitur për të sunduar bashkë me Mesinë (2 Sel 1,10).

KISHA Ngushtica a madhe i referohet periudhes së 3,5 vjetëve të fundit të historisë dhe ka të bëjë kryesisht me kombin e Izraelit. Disa besimtarë besojnë se kisha do të rrëmbehet para fillimit të periudhes prej 7 vjetësh ose para periudhës prej 3,5 vjetësh. Sidoqoftë të gjithë besimtarët janë dakord se ringjallja do të ndodhë njëkohësisht me rrëmbimin e kishës. Por Jezusi thotë shumë qartë se ringjallja e besimtarëve do të ndodhë «ditën e fundit», d.m.th. në ditën e fundit të kësaj epoke, et jo 7 vjet më parë ose 3,5 vjet më parë (Gjn 6,39-40). Përveç kësaj, apostulli Pal mëson se ringjallja dhe rrëmbimi i kishës do të ndodhë me rastin e trumbetës së fundit (1 Sel 4,16 dhe 1 Kor 15,51-52). Trumbeta përmendet te Mt 24,31 në lidhje me thirrjen e Izraelit në gjyq. Në fakt trumbeta lidhet me ringjalljen dhe ringjallja lidhet me gjyqin e fundit. Kështu, siç duhet, ringjallja e kishës do të ndodhë njëkohësisht me thirrjen e Izraelit për gjyqin. Kjo do të thotë se kisha do të ketë kaluar nëpër Ngushticën e madhe. Kjo vërtetohet te Zb 7,9+14 ku thuhet se «shumica e madhe që askush s’mund ta numëronte…janë ata që erdhën nga prova (ose ngushtica) e rëndë», me fjalë të tjera, ata janë brezi i fundit i kishës. Kështu, kur të kthehet Mesia, kisha e ringjallur do t’i dalë përpara në ajër për ta përshendetur. E premtimet drejtuar besimtarëve rreth shpëtimit nga ngushtica e madhe? Ato mund të përkthehen në dy mënyra të mundshme. Meqë e zbatove urdhrin tim për të qëndruar besnik, edhe unë do të të ruaj në kohën e provës së rëndë, e cila do të lëshohet së shpejti mbi mbarë botën për t’i vënë në provë të gjithë njerëzit (Zb 3,10). Mund të përkthehet ose «në kohën e provës» (d.m. th. që të mos dalësh i pabesë) ose «nga koha e provës» (që t’i shpëtohesh provës). Në një rresht tjetër thuhet: Rrini zgjuar, pra, dhe mos pushoni së luturi, që të kaloni me sukses nëpër të gjitha këto që do të ndodhin, dhe të paraqiteni plot besim para Birit të njeriut.(Lk 21,36). Mund të përkthehet edhe: «që të mund t’u shpëtoni të gjitha këtyre.» As rreshti i parë (Zb 3,10) e as rreshti i dytë (Lk 21,36) nuk është vendimtar në këtë çështje. Mënyra në të cilën i kuptojmë këto rreshta duhet themeluar në rreshta të tjera.

DH. Ringjallja dhe Gjyqi

Jezusi do të kthehet për të themeluar botërisht mbretërinë e tij. Në këtë proces nënkuptohet gjykimi dhe vlerësimi i atyre që do të jenë administratorët dhe shërbëtorët e tij, d.m.th, gjykimi i Kishës dhe gjykimi i Izraelit.

1. KISHA; Anëtarët e kishës do të gjykohen. Jeta e çdo besimtari do të vlerësohet. Ky vlerësim do të caktojë pozitën që secili do ta marrë në mbretërinë e Mesisë. Çdo anëtar i vërtetë i Kishës do të bëhet qytetar i Jerusalemit qiellor që do të zbresë në tokë.

2. IZRAELI; do të gjykohet, kur të vijë Mesia. Së pari do të gjykohen ata që janë ende gjallë. Ky proces është i përmendur në shëmbylltyrën e ndarjes së deleve nga cjeptë. Shumica e çifutëve që mbeten të gjallë në Izrael pas kthimit të Mesisë do të pendohen e do të besojnë në Mesinë (Zak 12,9 – 13,6), kurse çifutët jashtë shtetit ende të shpërndarë nëpër kombe do të sillen përsëri në Izrael (Mt 24,31; Lp 30,4-5; Is 27,12-13), ku ata do të gjykohen. Ata do të ndahen në dy kategori, ata që besuan në Jezus Mesinë (delet) dhe ata që refuzuan të besojnë (cjeptë). Vetëm ata që besuan në Mesinë do të hyjnë në vendin e premtuar (në mbretërinë e Perëndisë) – Ez 20,38; 34,17; Mt 25, 31-46). ...ndërsa të bijtë e Mbretërisë do të hidhen jashtë në errësirë, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh.« Mt 8,12. Bijtë e mbretërisë janë çifutët, d.m.th. atyre u përket teoretikisht dhe kryesisht mbretëria, por jo të gjithë do të hyjnë në të, këtej vaj e kërcëllim dhëmbësh, sepse humbën rastin e volitshëm. Ungjillin sipas Mateut e shkroi Mateu para të gjithash për çifutët. Kështu lënda që është unike për Mateun, do të ketë kryesisht lidhje me çifutët.

Atëherë, siç duket, çifutët prej të gjitha kohëve do të ringjallin dhe do të dalin në gjyq. Të drejtët (d.m.th. ata që besuan në Mesinë) do të bëhen qytetarët e Jerusalemit të ri, kurse të padrejtët do të hidhen në ferr.

E. Mbretëria Mesianike Mijëvjeçare

Pastaj vjen mbretëria e një mijë viteve. Mbretëria e Mesisë do të vendoset në Izrael. Kjo mbretëri do të perbëhet nga kombi izraelit i rilindur dhe nga banorët e përsosur të Jerusalemit qiellor. Megjithëse mbretëria e Mesisë do të kufizohet rreptësisht nga vendi i Izraelit, sundimi i tij do të zgjerohet në mbarë botën. Heqja e mallkimit të tanishëm mbi natyrë do të shihet nga të gjithë në vendin e Izraelit («mali i shenjtë i Zotit»), por shkalla, në të cilën bekimet e sundimit do të zgjerohen ndër popujt e tjerë, do të varet nga qëndrimi i tyre ndaj Mesisë (Zak 14,17-20). Megjithëse Satani do të jetë i lidhur (që të mos i mashtrojë më popujt), vdekja dhe mëkati do të ekzistojnë edhe më, por atje ku duket rebelimi, ai do të ndëshkohet menjëherë. Sigurisht, shumë njerëz do të besojnë në Mesinë gjatë sundimit të një mijë viteve, por në fund të kësaj periudhe, popujt, të nxitur nga Satani, do të ngrejnë krye kundër Mesisë, dhe ashtu do të dalë se zemra e njeriut jo të rilindur mbetet ende e keqe. Misioni i kombit izraelit gjatë kësaj periudhe është udhëheqja e popujve të tjerë në adhurimin e Mesisë dhe të Perëndisë, Atit, dhe mësimi i udhëzimeve dhe i vullnetit të Perëndisë ndër popujt e tjerë. Qendra administrative e Mesisë do të jetë Jerusalemi i ri që zbriti nga qielli në malin e lartë që u ngrit në mes të vendit të Izraelit dhe kështu do ta dominojë tërë vendin. Jashtë qytetit do të ndodhet Tempulli. Kombi i rilindur izraelit do të ketë një sferë priftërore të shërbimit, kurse banorët e Jerusalemit të ri do të kenë një sferë administruese të shërbimit, administrimi i sundimit të Mesisë. Kështu ata do ta zëvendësojnë rendin e keq të Satanit dhe engjëjve të tij që ishin vendosur për shkak të mëkatit të njeriut.

Në kohën e sundimit mesianik do të ngrihet një Tempull në mes të Izraelit (Ezek 37,26-28, Is 2,2) jashtë Jerusalemit të ri. Në këtë tempull do të ketë meshtari izraelite dhe atje do të gjendet vendtakimi ndërmjet Perëndisë së shenjtë dhe botës së parilindur nëpërmjet Shpirtit të shenjtë. Sikurse në kohën e Dh.V, kur Perëndia e lidhi besëlidhjen e tij me Izraelin, shumica e popullit s’ishte e rilindur, prandaj kishte nevojë për tempullin, ashtu në kohën e sundimit mesianik, Perëndia do të ketë një marrëdhënie të ngjashme me mbarë botën (Is 60,65,18-26, Ezek kap. 4048, Zak 14, Vap 3,21, Ap/Zb 21,9. 22,5).

Ë. Kryengritja e fundit dhe gjyqi i fundit

Sundimi mesianik mbaron me rebelimin e fundit të njerëzimit. Kjo shkakton shkatërrimin e rebelëve (Ezek 38, Ap/Zb 20). Pastaj, Mashtruesi i madh, Satani, do të hidhet në liqenin e zjarrtë përgjithmonë (Ap/Zb 20,10). Pastaj do të zhduken toka e qielli pa lënë gjurmë. Historia e botës së vjetër do të ketë marrë fund. Pastaj vjen Gjyqi i fundit. Para pranisë së tmerrshme së Perëndisë do të thirren të vdekurit, të vegjël e të mëdhenj, që të gjykohen sipas veprave të tyre (kjo do të ndodhë pas ringjalljes së dytë). Të gjithë ata, emrat e të cilëve nuk janë të shkruar në librin e jetës që i takon Qengjit (Jezusit), do të hidhen në liqenin e zjarrit të përhershëm. Natyrisht, as Kisha e vërtetë, dhe as populli izraelit nuk do të dalin në këtë gjyq. Kështu mbaron e tërë historia e njerëzimit. Që atëherë, asgjë e papërsosur nuk lejohet të mbetet në prani të Perëndisë. Vdekja do të anulohet. Gjyqi i fundit është ngjarja që ndan botën e papërsosur nga gjithësia e re, krijimi i ri i Perëndisë.

F. Gjithësia e përsosur

Jezus Mesia do t’i dorëzojë Atit mbretërinë, që të sundojë që atëherë, jo si ndërmjetës, por si vetë Perëndia (1 Kor 15,24-28).

G. Mendime të ndryshme rreth eskatologjisë

Mendimet më të rëndësishme janë në lidhje me mijëvjeçarin. Disa pohojnë se kthimi i Krishtit do të ndodhë para mijëvjeçarit, disa pas mijëvjeçarit, kurse për disa të tjerë që s‘do të ketë mijëvjeçar në kuptimin klasik të termës: mijëvjeçari do të jetë sinonimik me kohën e Kishës (ose qysh nga shërbesa e Krishtit ose nga mbretërimi i Kostandinit). Përveç kësaj teologët janë me mendime të ndryshe rreth ngushticës së madhe: disa pohojnë se Krishti do të kthehet për kishën e tij para ngushticës së madhe, disa në gjysmë të mijëvjeçarit, kurse të tjerët pas ngushticës së madhe. Në kishën lindore të mëvonshme që ishte nën ndikimin e filozofisë greke me prirje për alegorizim, refuzohej ideja e mijëvjeçarit, kurse në kishën perëndimore kjo ide zgjaste më gjatë. Megjithatë shumica e historianëve kishtarë mendon se kisha e shekujve të para besonte në mijëvjeçarin. Në kohën e reformacionit, reformatorët nuk e pranuan idenë e mijëvjeçarit, sepse ishin ithtarë të Agostinit që ishte i këtij mendimi. Përveç kësaj ata reaguan kundër ekstremeve të anabaptistëve që besonin në mijëvjeçarin. Për reformatorët mijëvjeçari ishte një «ëndërr çifut» ose «ide qesharake». Kështu dallohet që ata nuk kishin asnjë teologji serioze të DhV/BV.

Islam[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Feja islame thot se fundi i botes (kiameti)do te ndodh, se kur do te ndodh dhe si e din vetem Allahu i madhërueshum. Per fundit e Botës ne kuran eksistojn disa paralajmrime apo shenjat e kiametit.

Nje Qytetar e pyet Muahmedin (zoti koft razi nte), se pse kemi me qe te pafuqishem ne diten e kiametit , a dot jemi pak apo qfar është ne pytje?

Muhamedi i thot : Jo dot jeni shum po dot jeni pa vler.

Kjo qe nje andekdot a po sit thuhet qe verteton se dita e kjametit është duke u afruar kur thot se dot jeni shum (sot bota ka mbi 6 miliard banorë) por dot jeni pa vler.

Bismilahi Rrahmani Rrahim Apokalipsi,shkaterrimi apo fundi i botes njihet me se shumti ne Islam me termin "Kjameti" (nder emrat e tjere me te cilet është emeruar kjo dite jane dhe Ora, krisma (e kjametit),dita e fundit, dita e gjykimit, dita e llogarise etj. te permendura ne Kuranin famelarte.) Ashtu si dy fete e tjera hyjnore (Krishterimi dhe Judaizmi)duke qene se origjinen e kane nga i njejti Zot, vetem se kane ndryshuar ne legjislacion(Sheriat) ne krahasim me njera tjetren dhe me kalimin e kohes nderrhyrjet e njeriut ne shkrimet e shenjta kne cuar ne devijimin total te tyre duke shenuar dhe humbjen e origjines se paster te krishterimit dhe judaizmit Teuratit dhe Inxhilit)Islami permbane ne doktrinen e tij besimin ne DITEN E GJYKIMIT,ku njerzit pa perjashtim do te ringjallen dhe do te japin llogari para krijuesit te tyre per cda gje qe kane jetuar dhe bere ne kete bote. momentin se kur do te behet Kjameti nuk e di askush pervec Allahut te lartesuar. Hadithi permendur nga shkruesi i meparshem i referohet kohes se sprovave te medha qe do te kaloje umeti i Muhamedit (aljhis selam)dhe jo ceshtjes se kjametit. Hadithi i Xhibrilit (alejhis selam) kur ju afrua Prfetit (alejhis selam) dhe e pyeti nder te tjera kerkoi qe Profeti alejhis selam ti thoshte se kur do te behet Kjameti, por ai (alejhis selam ) ju pergjigj se nuk e dinte dhe pyetesi vazhdon duke i kerkuar qe ti thote disa nga shenjat e tij dhe Profeti (alejhis selam) i pergjigjet. Hadithi është: .... "(o Muhamed alejhis selam) me thuaj kurdo te behet Kjametiqe ?", Profeti alejhis selam pergjigjet: " i pyeturi nuk di me shume se sa pyetesi" ( do te thote se ai (alejhis selam) nuk e dinte se kur behej dhe ai qe po pyet as vete nuk e dinte sepse ate e di vetem Allahu xhele shenuhu). Pyetesi voazhdoi: Mire, me thuaj disa nga shenjat e tij. I Derguari i Allahut u pergjigj: "Kur roberesha te lnd zonjen e saj dhe kur barinjte kembezbathur te garojne me njeritjetri ne ngritjen e ndertesave te larta" Nder komentet e dijetareve per keto shenja te prmendura ketu jane se me robereshen qe do te linde zonjen e saj aludohet ne mosrespektimin e prinderve cka ne ditet e sotme behet haptazi fare, dhe me barinjte ajo qe po ndodh sot se njerez qe kane bere dy lek diku vine neper qytete apo aty ku jane dhe ndertojne e ndertojne duke garuar se kush do e beje shtepine me te madhe duke harxhur tej mases e duke dale nga normalja e llogjikes. Gjthesesi keto rrjeshta jane shum pak ne krahasim me ate qe mund te mesohet per Islamin, shenjat e Kjametit dhe diten e gjykimit. Per me shm informacion kerkoni neper xhamia ose web site serioze informohuni me ane te literatures mbi kete.

Budizëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mormonizëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dëshmitarët e Jehovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Indianët e Amerikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filozofi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Profeci[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]