Faik Luli
Faik Luli | |
---|---|
Lindi |
Dr. Faik Luli (Shkodër, 6 maj 1928 - 2004) ka qenë arsimtar, metodist dhe gjuhëtar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shkodër në një familje tregtare. Mësimet fillestare dhe të mesme, “Gjimnazi i Shtetit” i kreu në Shkodër, ku ishte shpallur nxënësi më i mirë. Por, me gjithë këtë, në vitin 1946 iu ndalue e drejta e vazhdimit të shkollimit në gjithë Shqipninë dhe urdhërohet nga “Nëna Parti” të vetburgosej në shtëpi...
Në vitin 1957, pas dhjetë vjetësh, i jepet e drejta e shkollimit dhe regjistrohet me korrespodencë në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, të cilën e kreu me rezultate të shkëlqyeshme. Kështu i kreu edhe studimet në Universitetin e Tiranës, për Gjuhë-Letërsi, ku diplomoi në vitin 1961. Pas diplomimit, Dr. Faik Luli iu përkushtue arsimit, edukimit. Në fillim shërbeu si mësues në rrethin e Shkodrës, në Koplik e Guri i Zi, ndërsa më vonë ishte inspektor i arsimit të qarkut të rrethit të Shkodrës. Ka shërbye si Z/Drejtor i shkollës fillore “11 janari” në Shkodër. Ka shërbye si Metodist në Kabinetin Pedagogjik, prof. i Letërsisë e Gjuhës Shqipe në Gjimnazin e Shkodrës e në detyra tjera, deri sa doli më pension në vitin 1983...
Dr. Faik Luli, edhe pse doli në pension, ai nuk ndejti kot, me pushue, por vazhdoi jetën duke punue. Ka punue si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë Pedagogjik, ndërsa në Shkollën Pedagogjike si prof. i psikologjisë. Nga viti 1996 punoi si prof. i gjuhës shqipe dhe kryetar i komisionit të lëndëve të shkencave shoqërore në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër. Në vitin 1997 është zgjedhur Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë Musliman “Kultura Islame”, për degën e Shkodrës. Po këtë vit, me 1997, Dr. Faik Luli, si besimtar që ishte, e kreu edhe detyrën e shenjtë të haxhillëkut, duke vizituar vendet e shenjta Mekkën dhe Medinën.... Përveç këtyre detyrave e shërbimeve, Dr. Faik Luli kohë pas kohe ka mbajtur seminare e leksione njëvjeçare pasuniversitare në Tiranë për lëndën historia e arsimit, ka mbajtur leksione metodike, të organizuara nga Ministria e Arsimit në Tiranë për problemet e drejtëshkrimit, kualifikime mësuesish etj. Përveç gjithë këtyre detyrave, shërbimeve, Dr. Faik Luli është marrë edhe me shkrime e botime. Ka shkruar mbi 200 artikuj, të cilët janë botuar në të gjitha trojet shqiptare, ka redaktuar 24 libra, ka botuar tekste shkollore-mësimore, disa prej të cilave janë:
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Metodika e leximit letrar, Tiranë, 1969
2. Metodika e gjuhës shqipe, kl. I-VIII, Tiranë, 1969, (bashkautor me F. Agalliun)
3. Metodika e letërsisë dhe e leximit letrar, Tiranë, 1972, (bashkautor)
4. Metodika e leximit letrar dhe e letërsisë, Tiranë, 1984
5. Metodika e leximit letrar dhe e letërsisë, Tiranë, 1987
6. Metodika e leximit kl.I-IV, Tiranë, 1984
7. Metodika e gjuhës shqipe, kl.I-IV, Tiranë, 1984
8. Metodika e leximit kl.I-IV, Tiranë, 1987
9. Metodika e gjuhë shqipe kl. I-IV, Tiranë 1987 (bashkautor me I.Dizdari, S.Hoxha)
Dr. Faik Luli, përveç teksteve shkollore-mësimore, ka botuar edhe libra të tjerë të ndryshëm, disa prej tyre janë:
1. Mësimet përgjithëthonjëse në shkollën fillore, Tiranë, 1967.
2. Puna me ortografinë në shkollën fillore, Tiranë, 1968, (bashkautor me I. Dizdarin)
3. Këndimi dhe leximi letrar në ciklin e ulët, Tiranë 1973.
4. Gjimnazi i Shkodrës 1922-1972, Tiranë, 1972, (bashkautor me Xh.Repishtin)
5. Përsëritja në shkollën 8-vjeçare, klasa I-IV, Tiranë, 1986
6. Historia e arsimit kombëtar dhe e mendimit pedagogjik shqiptar I, Tiranë, 1987 (grup autorësh)
7. Gjuha shqipe 2, Libër ndihmës për mësuesit e ciklit të ulët të shkollës 8-vjeçare, Tiranë, 1986, (bashkautor me I.Dizdarin, N.Jaçon)
8. Një jetë në shërbim të fesë, Tiranë, 1996, (bashkautor me I.Dizdarin)
9. Në kujtim të brezave, Shkodër 1998 (kushtuar 40 dijetarëve dhe hoxhallarëve të shquar të Shkodrës, Shkodër 1998 (bashkautor me I.Dizdarin dhe N.Bushatin)
10. Imam Vehbi Ismaili, SHBA 1997 (bashkautor me I.Dizdarin)
11. Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002, (bashkautor me I.Dizdarin)
12. Opinione, njerëz, ngjarje, Shkup, Logos-a, 2004
13. Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat, Shkodër 2004 (bashkautor me I. Dizdarin, dorëzuar për botim tek Logos-a, Shkup)
14. Sheh Ahmet Shkodra, jeta dhe vepra, Shkodër, 2004.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Me titullin “Arsimtar i dalluar“ (1962)
2. Me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit I (1987)
3. Me titullin “Mësues i Popullit“ (1993)
4. Me titullin e nderit “Doktor Honoris Causa“ (2000)
Dr. Faik Adem Luli ndrroi jetë me 11 nëntor 2004 në Shkodër, në moshën 76 vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën fetare e kombëtare në të gjitha trojet shqiptare.