Feja në Shqipëri

Gjelbër dhe bruz: Myslimanët
Blu dhe të kuqe: Të krishterë Gri: Jofetarë dhe të padeklaruar
Fetë më të zakonshme të praktikuar në Shqipëri janë Islami dhe krishterizmi, ndërkohë që një pjesë e shqiptarëve nuk kanë asnjë besim fetar. Shqipëria sipas kushtetutës nuk ka fe zyrtare dhe shteti është asnjëanës në çështjet e ndërgjegjes. Vendi nuk ka një histori të ekstremizmit fetar dhe merr krenari në harmoninë që ekziston në traditat fetare. Në vitin 1967 praktika fetare u ndalua zyrtarisht në Shqipëri, dhe pas rënies se komunizmit të shtetit, në vitin 1991 rifilluan aktivitetet fetare.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Praktikimi i fesë në Shqipëri (UNDP 2018) [1] ██ Praktikon fe (37.3%)██ Nuk praktikon fe (62.7%)
Censusi i 2011 në Shqipëri | ||||
---|---|---|---|---|
Myslimanë | 56,70 | % | ||
Katolikë | 10,03 | % | ||
Ortodoksë | 6,75 | % | ||
Bektashinj | 2,09 | % | ||
Të krishterë të tjerë | 0,14 | % | ||
Besimtarë të pacilësuar | 5,49 | % | ||
Të padeklaruar | 13,79 | % | ||
Ateistë | 2,5 | % | ||
Në Censusin e 2011 (i cili pati kontestime të shumta Këshilli i Evropës dhe organizma të tjerë)[2] grupi më i madh fetar ishin myslimanët 56.7%) që pasoheshin nga katolikët (10.03%), ortodoksët (6.75%) dhe bektashinjtë (2.09%). Pjesa tjetër prej 21.78% përbëhej nga të padeklaruar, besimtarë që nuk identifikoheshin me ndonjë fe dhe ateistë.
Një studimi i tjetër në 2012 gusht nga Pew Research gjeti se vetëm 15% e popullsisë, për shembull, e konsiderojnë fenë si një faktor shumë i rëndësishëm në jetën e tyre, e cila ishte përqindja më e ulët në botë në mesin e vendeve me popullsi të konsiderueshme myslimane.[3] Një studimi edhe i tjetër kryer nga Gallup Global Reports e 2010 tregon se feja luan një rol të rëndësishëm për 39% të shqiptarëve, dhe e rendit Shqipërinë si vendin e trembëdhjetë paktën fetare në botë.[4]
Sipas sondazhit WIN/Gallup International në 2016 për besimet e shqiptarëve:
- 80% besojnë në ndonjë zot
- 40% besojnë në jetën pas vdekjes
- 57% besojnë se njerëzit kanë shpirt
- 40% besojnë në ferr
- 42% besojnë në parasjë [5]
Toleranca fetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sipas një studimi të organizatës UNDP të OKB-së, pesë faktorët kryesorë që mundësojnë tolerancën fetare në Shqipëri janë evidentuar të mëposhtmet:
- Indiferenca fetare ose mungesa e njohurive për fetë (76% e shqiptarëve mendojnë kështu)
- Kultura vendore (kombëtare) dhe dominimi i traditave kombëtare ndaj atyre fetare (83.3% )
- Respekti i ndërsjellë dhe respektim për liritë individuale
- Sekularizmi (83.1%)
- Ateizmi i trashëguar nga periudha komuniste (67.6%) [6]
![]() |
Shiko gjithashtu artikujt Laicizmi në Shqipëri dhe Afetaria në Shqipëri |
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Censusi permbys fete, 70 per qind refuzojne ose nuk e deklarojne besimin
- Myftinia Shkodër, Mufti of Shkodra City
- The Muslim Forum of Albania
- Newspaper "Drita Islame"
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Religious Tolerance in Albania" (PDF). UNDP. 25 prill 2018. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Third Opinion on Albania, adopted on 23 November 2011. Published Strasbourg 4 June 2012. Available here: http://www.coe.int/t/dghl/monitoring/minorities/3_fcnmdocs/PDF_3rd_OP_Albania_en.pdf
- ^ http://www.pewforum.org/Muslim/the-worlds-muslims-unity-and-diversity-infographic.aspx
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 14 tetor 2013. Marrë më 5 korrik 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Religion prevails in the world" (PDF). Gallup. Marrë më 2017-07-30. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Religious Tolerance in Albania"" (PDF). Marrë më 30 maj 2018. Burimi ka parametra të panjohur:
|dead-url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)