Françesko Krispi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përshkrimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Françesko Krispi ish-kryeministër i Italisë

Françesko Krispi (në dialektin arbërisht të shqipes: Françishku Krispi) (4 tetor 1819Pallaci-RiberaSiçili - 11 gusht 1901Napoli) ish revolucionar arbëresh, kryeministër i Italisë dhe patriot.

Siçili[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krispi (çdomëthën kryeshpi) lindi nga një familje arbëreshe e Siçilisë dhe u pagëzua në Kishën Bizantine ArbëreshePallacë, sipas dëshirës së prindërve të tij. Gjyshi i tij, Françesko, ishte një prift ortodoks-bizantin i kishës arbëreshe dhe xhaxhai i tij, Jozefi, ishte një peshkop i kishës arbëreshe dhe rektor i Seminarit Arbëresh në Palermo, ku Françesko Krispi shkoi për të studiuar (1828-1835).

Fëmijërinë e kaloi në të parat kohë tek katundin arbëresh e t'atin, Pallaci, i cili ësh një vendbanim i vogël i krijuar nga shqiptarët të ikur prej pushtimit otoman në shekullin XV.

Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në Palermo gjatë vitit 1848. Kjo kryengritje dështoi në maj të vitit 1849 dhe ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, Krispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që ju bë kryengritësve, gjë që e detyroi të largohej për në Piemonte. Në Milano, ai u përfshi në "konspiracionin e Mazzinit" gjatë vitit 1853, dhe për këtë arsye u përzu nga Piemonte. Pas largimit nga Piemonte ai u vendos në Maltë e më pas në Paris. I përzënë edhe nga Franca vendoset në Londër duke u bashkuar për herë të parë me Giuseppe Mazzinin.

Krispi në vitin 1860, bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhëhoqi "ekspeditën e të njëmijëve" që arriti ne Siçili në datën 11 maj 1860. Më 13 maj 1860 Krispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italisë. Pas rënies së Palermos, Krispi u emërua Ministër i punëve te brendshme dhe të financave i qeverisë provizore siçiliane por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Cavourit rreth aneksimit të Siçilisë nga Italia .

Më pas i emëruar sekretar i Garibaldit siguroi dorëheqjen e Agostino Depretisit si diktator "pro-tempore" i Siçilisë, i cili ështe emëruar në atë post me urdhër të Giuseppe Garibaldit.

Parlamenti dhe Qeveria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1861 kandidoi për ekstremin e majtë në Palermo, por humbet. Megjithatë ai arrin të fitojë një vend në kuvend si përfaqësues i komunës Castelvetrano. Në këto votime u mbështet nga një mik i ngushtë sicilian, republikani Vincenzo Favara.

Krispi fitoi emërimin si anëtari më agresiv dhe më i apasionuar i partisë republikane. Por, në 1864 ai deklaroi se ishte monarkist me citatin e njohur "Monarkia na bashkoi, Republika na ndau", të cilin e gjejmë edhe në korrespondencën që kishte me Mazzinin.

1866 refuzon të bëhet pjesë e qeverisë Ricasoli. Pas shpalljes së luftës franko-prusiane në 1870 u vu kundër aleancës së mundshme në mes të Italisë dhe Francës.

Pas ardhjes të së majtës në pushtet në nëntor 1876, emërohet President i Dhomës. Në 1887, rikthehet si ministër i brendshëm në qeverinë e Agostino Depretisit dhe mbrenda vitit e zëvendëson si kryeministër, pas vdekjes se Depretisit. Në 1889, miraton kodin penal të ri të Giussepe Zanardellit që solli shumë ndryshime të rëndësishme, si lirinë e shoqatave dhe të grevës për herë të parë në Evropë si dhe heqjen e dënimit me vdekje. Në lëmin ekonomik adoptoi një politikë proteksioniste duke vendosur taksa mbi prodhimet komerciale në doganë. Përparime u bënë edhe në industri, sidomos në atë të rëndën si metalurgjia e cila nuk ekzistonte aspak në Itali.

1891 Krispi largohet nga qeveria e Rudinit por pas rënies të qeverisë Giolitti nga skandali i Bankës Romana, emërohet sërish kryeministër. Këtë herë qeveria e tij sa vjen e bëhet më shumë konservator edhe autoritare, duke shtypur me dhunë revoltat e punëtorëve si dhe shkrirjen e Partisë Socialiste në 1894.

Në këtë kohë pati si sekretar personal shkrimtarin dhe diplomatin milanez Carlo Dosi.

U largua nga skena politike pas dështimit në Adua në 1896. Dalja e fundit publike është në Romë katër vjet më vonë, gjatë funeralit të mbretit Umberto I. Vdes në Napoli12 gusht 1901 gati tetëdhjetë vjeçar.