Jump to content

Gëzim Ostreni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gëzim Ostreni
Lindur më1 Nëntor 1942
Dibër, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, (sot Maqedonia e Veriut)
Në aleancë me Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK)
Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB)

Ushtria Çlirimtare Kombëtare (2001)
Vite shërbimi1998 – 2001
GradaKomandant
Gjeneral-Major
Betejat/luftrat

Gëzim Ostreni (1 nëntor 1942, Dibër) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me gradën gjeneral-major gjatë konfliktit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001, gjeneralmajor dhe oficer i lartë i Trupave Mbrojtës të Kosovës (TMK-së).

Gëzimi ka lindur më 1 nëntor 1942. në qytetin e Dibrës, i pushtuar atëherë nga Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është diplomuar në arsimin e lartë për filozofi dhe sociologji . Për disa kohë ka qenë kryetar i Komitetit Bashkiak të Bashkimit të Rinisë Socialiste në qytetin e tij. Veçmas ka qenë komandant i mbrojtjes territoriale të Komunës së Dibrës. Ka qenë shef i Shtabit të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.

Gjatë Konfliktit Ushtarak në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001, Ostreni ishte krahu i djathtë i Ali Ahmetit . Më 13 maj 2001 u bë komandant i përgjithshëm i ANO. Më 5 qershor 2002 u bë anëtar i Përfaqësisë Qendrore të Partisë së Ahmetit , Bashkimi Demokratik për Integrim, ku janë anëtarë edhe Aziz Pollozhani, Rizvan Sulejmani, Hazbi Lika, Hisni Shakiri, Teuta Arifi, Musa Xhaferi, Nazmi Beqiri dhe Rafiz Aliti.

Më 27 qershor 2001, ai u fut në listën e zezë nga Presidenti i SHBA George W. Bush . Më 16 korrik të të njëjtit vit ai hyn në listën e Bashkimit Evropian si terrorist , kurse nga 27 korriku në listën e zezë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë .

Ai ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga viti 2002 deri në vitin 2006 [1]

  1. ^ Биография на Събранието на Република Македония, посетен на 24.03.2013