Jump to content

Gjorgji Pulevski

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Georgi Pulevski)
Statuja e Pulevskit në Shkup

Georgi Pulevski ose Gjorgji Pulevski (maqedonisht: Ѓорѓи Пулевски ose Ѓорѓија Пулевски, bullgarisht: Георги Пулевски; 1817-1895) ishte shkrimtar dhe revolucionar nga Galiçniku i Maqedonisë, i njohur sot si autori i parë që ka shprehur publikisht idenë e një  kombi dhe gjuhe maqedone të ndarë prej kombit dhe gjuhës bullgare.[1] Pulevski lindi në vitin 1817, në Galiçnik, atëherë nën Perandorinë Osmane, dhe vdiq më 1895 në Sofje, Bullgari. Mori zanatin e muratorit dhe më vonë u bë shkrimtar që trajtonte çështjet e gjuhës dhe kulturës maqedone. Në Bullgari ai konsiderohet bullgar dhe ithtar i hershëm i maqedonizmit.[2][3]

Pulevski lindi në viset e fisit Mijak.[4] Sipas njërës pikëpamje, mbiemri është me origjinë vllahe, siç është rasti me disa mbiemra tjerë në trojet e mijakëve,[5] të cilët shfaqin prapashtesën vllahe -ul (Pulevci, Gugulevci, Tulevci, Gulovci, Çudulovci, etj.). Megjithatë, ato familje kishin përqafuar identitetin mijak dhe nuk kishin asnjë lidhje me arumunët (cincar).[6] Sipas një burimi, paraardhësit e Pulevskit erdhën në Galiçnik në fund të shekullit 15-të nga një qytezë e vogël në jug të Shkodrës me emrin Pula, prandaj dhe mbiemri Pulevski. Pulevski vetëidentifikohej si mijak nga Galiçniku ("mijak galički", 1875).[7]

Në moshën shtatëvjeçare shkoi me babain e tij në Rumani për punë sezonale (pečalba).[8]

"Fjalor tri gjuhësh" (1875).

Më 1875 botoi në Beograd veprën  «Fjalor tri gjuhësh» (Rečnik od tri jezika, Речник од три језика) që ishte një libër frazash i  kompozuar në stilin "pyetje dhe përgjigje", në tri kolona paralele në gjuhën maqedone, shqipe dhe turke,që të tria shkruar në alfabetin çirilik. Pulevski vendosi të shkruajë në maqedonishten vendase në vend të bullgarishtes standarde e cila bazohej në dalektet lindore Tërnovo. Gjuha e tij ishte një përpjekje për krijimin e një norme mbi-dialektore të maqedonishtes, e cila anonte kah dialekti i tij amtar i Galiçnikut. Teksti i Fjalorit përmban deklarata programatike ku Pulevski argumenton në favor të një kombi dhe gjuhe të pavarur maqedonase.

Veprat e radhës ishin poema revolucionare, «Samovila Makedonska»,1878,[9] dhe vepra dyvëllimëshe «Libër këngësh maqedone», botuar më 1879 në Beograd, e cila përmbante këngë popullore të mbledhura nga Pulevski por edhe disa vjersha origjinale.

Më 1880, Pulevski botoi veprën «Gramatika e gjuhës së popullsisë maqedone» ('Slavjano-naseljenski makedonska slognica rečovska'), një vepër që sot njihet si përpjekja e parë për një gramatikë të gjuhës maqedone.[10] Gjurmët e këtij libri kishin humbur gjatë pjesës së parë të shekullit XX por ai u gjet sërish në vitin 1950 në Sofje. Për shkak të mungesës së kualifikimit të Pulevskit si gramatikan dhe dialektolog, ajo sot konsiderohet se ka vlerë të kufizuar deskriptive; megjithatë, ajo është karakterizuar si "themelore në sinjalizimin e ndërgjegjes etnike dhe gjuhësore, por jo e hollësishme ose e përpunuar sa duhet për të shërbyer si kodifikuese".[11] Më 1892, Pulevski mbaroi «Histori e përgjithshme e sllavëve maqedonë» (Slavjanomakedonska opšta istorija), një dorëshkrim me mbi 1700 faqe. Në veprën e tij të fundit, me titull «Gramatikë, me përmbajtje të bullgarishtes së vjetër, e rregulluar dhe korrigjuar për të mësuar bijtë dhe bijat bullgare dhe maqedone» (Jazitshnica, soderzsayushtaja starobolgarski ezik, uredena em izpravlena da se uchat bolgarski i makedonski sinove i kerki) ai gjykonte se dialektet maqedone ishin bullgarishte e vjetër dhe dallimet mes dyjave ishin thjesht gjeografike.[12]

Karriera ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1862, Pulevski luftoi si pjesë e Legjionit Bullgar kundër osmanëve gjatë rrethimit të Beogradit. Gjithashtu mori pjesë në Luftën serbo-osmane më 1876, pastaj në Luftën ruso-turke të viteve 1877-78, të cilat çuan në Çlirimin e Bullgarisë.[13] Pas luftës, ai u vendos në kryeqytetin e sapoçliruar bullgar Sofje. Mori pjesë si vullnetar në Kryengritjen Kresna-Razlog (1878-79), e cila synonte bashkimin e Maqedonisë osmane me Bullgarinë.[14] Në aplikimin për pension të veteranit, në parlamentin bullgar më 1882,[15] ai shprehu keqardhje për dështimin e këtij bashkimi.[16] Nga viti 1883 deri kur vdiq më 1895, Pulevski mori pension nga qeveria, në njohje të shërbimit të tij si vullnetar bullgar.

Përkufizimi i identitetit etnik maqedon doli nga shkrimet e Georgi Pulevskit, i cili identifikoi ekzistencën e gjuhës dhe kombit të veçantë "maqedon".[17] Pulevski përmblodhi historitë popullore të popullit maqedon dhe arriti në përfundimin se maqedonët e sotëm ishin pasardhës të maqedonëve të lashtë. Ky mendim bazohej në pohimin se gjuha e maqedonëve të lashtë përmbante komponente sllave dhe, rrjedhimisht, maqedonët e lashtë ishin sllavë kurse maqedonët e sotëm pasardhës të tyre.[18] Megjithatë vetë-identifikimi i tij maqedonas ishte i paqartë. Pulevski e shihte identitetin e maqedonëve si një fenomen rajonal (i ngjashëm me hercegovinasit dhe trakët). Nganjëherë e quante veten "patriot serb",[18] por ai gjithashtu e shihte përcaktimin e tij etnik si "bullgar nga fshati Galiçnik".[19][20][21] Identifikimet e shumta të Pulevskit në fakt zbulojnë mungesën e një ndjenje të qartë etnike në një pjesë të popullsisë lokale maqedone të kohës.

  • Daskalov, Rumen; Marinov, Tchavdar (2013). Entangled Histories of the Balkans: Volume One: National Ideologies and Language Policies. BRILL. ISBN 978-90-04-25076-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fjalori i Gjorgji Pulevskit - Origjinali te Shqipopedia.
  1. ^ Victor A. Friedman: Macedonian language and nationalism during the 19th and early 20th centuries. Balcanistica 2 (1975): 83–98. "Archived copy" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 shtator 2006. Marrë më 6 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Военна история на българите от древността до наши дни, Том 5 от История на Българите, Автор Георги Бакалов, Издател TRUD Publishers, 2007, ISBN 954-621-235-0, стр. 335.
  3. ^ Македонизмът и съпротивата на Македония срещу него, Коста Църнушанов, Унив. изд. "Св. Климент Охридски", София, 1992, стр. 40–42.
  4. ^ Блаже Конески; Димитар Башевски (1990). Ликови и теми. Култура. fq. 129. ISBN 978-86-317-0013-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Karl Kaser (janar 1992). Hirten, Kämpfer, Stammeshelden: Ursprünge und Gegenwart des balkanischen Patriarchats. Böhlau Verlag Wien. fq. 101–. ISBN 978-3-205-05545-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Josip Matasović (1924). Narodna starina. Vëll. 3–6. fq. 69. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Papers in Slavic Philology. University of Michigan. 1984. fq. 102. In 1875, Gorge M. Pulevski, who identifies himself as mijak galicki 'a mijak from Galicnik' {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Tanas Vražinovski (2002). Rečnik na narodnata mitologija na Makedoncite. Matica makedonska. fq. 463. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Macedonian Academy of Arts and Sciences". Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2008. Marrë më 19 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Published Sofia, 1880. See Victor A. Friedman (1975: 89)
  11. ^ Victor A. Friedman, Romani standardization in Macedonia. In: Y. Matras (ed.) Romani in Contact, Amsterdam: Benjamins 1995, 177–189. Page 178.
  12. ^ Kosta T︠S︡ŭrnushanov (1992). Makedonizmŭt i sŭprotivata na Makedonii︠a︡ sreshtu nego. Universitetsko izd-vo "Sv. Kliment Okhridski,". fq. 41–42. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Болгарское ополчение и земское воиску (në rusisht). Санкт-Петербург. 1904. fq. 56–59.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  14. ^ H. Poulton, Who Are the Macedonians?, p. 49. ISBN 1-85065-534-0
  15. ^ Glasnik na Institutot za nacionalna istorija, Volume 30, Institut za nacionalna istorija (Skopje, Macedonia), 1986, STR. 295–296.
  16. ^ ЦДпА, София, ф. 708, оп. 1, арх. ед. 397, л. 5–6. и сл.
  17. ^ Daskalov & Marinov 2013, f. 300.
  18. ^ a b Daskalov & Marinov 2013, f. 316.
  19. ^ Chris Kostov (2010). Contested Ethnic Identity: The Case of Macedonian Immigrants in Toronto, 1900–1996. Peter Lang. fq. 67. ISBN 978-3-0343-0196-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Central directory of Bulgarian narional archives, Sofia, folder 708 (1); file 397.
  21. ^ Блаже Ристовски, "Портрети и процеси од македонската литературна и национална историја", том 1, Скопје: Култура, 1989 г., стр. 281, 283, 28.