Gjeografia e Ganës
BURKINA FASO BENINI TOGO BREGU I FILDISHTË O q e a n i A t l a n t i k Gjiri i Guinejës Bregu i Beninit |
redaktoni hartën |
Gana ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë, në mes të Bregut Fildishtë dhe Togosë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Ganës është 239.460 km2 (8 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 8.520 km2 janë ujë. Gana shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 2 00 P.
Gana ka një vijë bregdetare 539 km të gjatë dhe vijë kufitare 2.094 km që e ndanë atë nga : Burkina Faso 549 km, Bregu i Fildishtë 668 km dhe Toga 877 km
Klima në Gana është ekuatoriale e nxehtë, përgjatë bregdetit në pjesën juglindore e thatë, në jugperëndim shumë e nxehtë dhe në veri e thatë dhe e shumë e nxehtë.
Relievi i Ganës është kryesisht terren rrafshnaltë i ultë i cili shpërndahet në jug të pjesës qendrore. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 880 metrave në malin "Afadjato" (ang.: Mount Afadjato).
Si pasurit natyrore të Ganës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Pyjet (druri), Diamante industriale, Boksiti, Mangani (Mn), Peshkimi, Kauçuku dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3,1 % e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |