Jump to content

Gjeografia e Republikës së Afrikës Qendrore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeografia e Republikës së Afrikës Qendrore

redaktoni hartën

Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në Afrikën perëndimore në veri të Republikës Demokratike të Kongos.

Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Afrikës Qendrore është 622,984 km2 ( 21 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 7 00 V, 21 00 L.

Republika e Afrikës Qendrore ka një vijë kufitare 4,591km të gjatë që e ndanë atë nga : Kameruni 797 km, Çadi 1,197 km, Republika Demokratike e Kongos 1,577 km, Republika e Kongos 467 km dhe Sudani 1,165 km

Relievi i Republikës së Afrikës Qendrore është me terrene të gjëra, të rrafshëta e malore. Në verilindje dhe jugperëndim është relievë shkëmborë . Pika më e ultë e relievit është 335 m përgjatë lumit Oubangui (ang.:Oubangui) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,420 metrave në majën e malin Ngaoui (ang.: Mont Ngaoui), në veri-lindje, në kufi me Kamerunin.

Vendi ndodhe (pjesa më e madhe e tij) në një lartësi mbidetare deri në 1.420 m mbi nivelin e deti. Në veri mbizotëronë më tepër një klimë e ngjashme me klimën e shkretirës ndërsa në jug klima ekuatoriale me reshje të shiut nga muaji mars deri në tetor. Flora und Fauna

Vargmalet e dendura tropike në jug të vendit është vendstrehimi më i largët i gorillave dhe elefantëve. Megjithatë pjesa më e madhe e vendit karakterizohet me luginat të bleruara dhe me pyje jo të dendura. Kafshët vendase më të shpeshta që popullzojnë pjesën më të madhe të vendit janë: elefantët, majmunët, antilopat, buallicat, zogj që rrallë hasen në natyrë, sikurse kali i Nilit që popullzojnë ujërat e vendit.

Klima e Republikës së Afrikës Qendrore është e njëjtë me vendet tropike me dimër të tatë e verë të nxehtë e me rresje shiu.

Si pasurit natyrore të Republikës së Afrikës Qendrore sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Urani (U), Ari (Au), Nafta dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.1% e sipërfaqes së vendit.