Jump to content

Gjeografia e Togosë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeografia e Togosë

BURKINA
FASO
BENINI
G A N A
O. ATLANTIK
Gj.Beninit
redaktoni hartën

Togo ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Beninit (Oqeani Atlantik), në mes të Beninit dhe Ganës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Togos është 56.785 km2 (2 herë Shqipëria me Kosovën) prej së cilës 2.400 km2 janë ujë. Togo shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 1 10 L.

Togo ka një vijë bregdetare 56 km të gjatë dhe vijë kufitare 1.647 km që e ndanë atë nga : Benini 644 km, Burkina Faso 126 km dhe Gana 877 km.

Klima në Togo është tropikale e nxehtë në jug e lagësht ndërsa në veri gjysmë shkretinore.

Relievi i Togos në veri është terren i xhunglës, në pjesën qendrore shkëmborë dhe me rrafshnalta në pjesën jugore. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 986 metrave në malin "Agou" (ang. : Mont Agou).

Si pasurit natyrore të Togos sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Fosfate, Guri gëlqerorë, Mermeri dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 46,15 % e sipërfaqes së vendit.