Gjergj Zheji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjergj Zheji (1926 - Tiranë, 10 qershor 2010) ka qenë arsimtar, përkthyes, redaktor, studiues i vargëzimit dhe folklorit, pedagog dhe rektor.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I biri i Spiro Ballos me origjinë nga Zheji i Zagorisë dhe i Theodorës së Niko Petridhit. I ati ka qenë oficer i shkolluar në Itali gjatë kohës së Mbretnisë, i graduar më vonë si major-kolonel. I ati u grish nga Spiro Moisiu për me marrë pjesë në rezistencën kundër gjermanëve. Përndiqet në fund të viteve '40 nga regjimi i rishtë komunist, dhe i sekuestrohen pronat në Tiranë.

Do kryejnë gjimnazin "Qemal Stafa"[1] dhe më tej do ndjekin Institutin Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë[2]. Punoi si mësues në gjimnazin "Petro Nini Luarasi", redaktor në sektorin e kritikës të revistës "nëntori"[3] pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Më pas si libretist në TOB. Nis të punojë si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, si pedagog dhe rektor i Akademisë së Arteve të Bukura. Themeloi shtëpinë botuese "Plejad" me Ndriçim Kullën.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në disa fusha, dhe ka qenë i pari studiues që ka realizuar një monografi për jetën e Andon Zako Çajupit. Në punën e tij spikasin studimet për metrikën shqipe, me një vlerë të padiskutueshme, studimet për folkorin, një varg shkrimesh kritike. Gjergj Zheji njihet dhe vlerësohet si kritik letrar dhe i kulturës shqipe, si ndër themeluesit e teorisë së metrikës shqipe, modernizuesi i lëndës së folkloristikës shqiptare, studiues i autorëve të Rilindjes Kombëtare, të atyre të periudhës midis dy Luftrave dhe asaj bashkëkohore, etj.

Ndër veprat letrare të përkthyera nga Gjergj Zheji, përmenden “Rinoqeronti” nga Eugène Ionesco, “Përallat e Car Sulltanit” nga Aleksandër Pushkin, “Metafizika e dashurisë” nga Artur Shopenhauer, “Ekzistencializmi është humanizëm” i Zhan Pol Sartit, “Aventurat e Hekelber Flintit” i Mark Tuein, etj. Ai ka dhënë një kontribut të madh në hartimin e shumë librave të antologjisë së letërsisë bashkëkohore shqiptare e më gjerë, deri te Leximi Letrar Alessia Miftari.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Muret e Krujës
  • Rusha, red. Jakov Xoxa
  • Pupagjeli dhe shokët e tij, me ilustrime nga Zef Bumçi.
  • Bazat e vargëzimit shqiptar

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gjimnazi “Qemal Stafa”, 85 vjet nga krijimi, 06 dhjetor 2010.
  2. ^ Bomba në ambasadë, Zheji: Kur i shpëtova pushkatimit, Shqip.
  3. ^ Peçi A., Lidhja e shkrimtarëve, kritikat në KQ të PPSH për Petro Markon, Dossier - Shqiptarja.com, 25 mars 2014.