Jump to content

Gjurashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjurashët)
Stema e Cërnojeviqët

Gjurashët (cirilik: Ђурашевић, tr. Djurašević) të njohur dhe si Cërnojeviqët (cirilik: Црнојевић, tr. Crnojević;[1][2][3] venet. Cernovicchio, Zernovicchio)[4] ishin familje fisnike që sunduan në periudha të ndryshme Zetën, sipas historianes gjermane Dagmar Burckhart "përfaqësonin interesat venedikase, arsye për të cilën u shpërblyen me tituj, dhurata dhe pensione".[5]

Me prejardhje arbërore sipas disa burimeve,[6] malazeze,[4][7] serbe[8] apo sllavo-ortodokse sipas disa tjerave,[9] por ka burime që i cilësojnë me origjinë që nuk dihet.[10]

Ngritja e pushtetit të tyre nisi nga fshati Oblikë në rrjedhën e lumit Buna dhe dy-tri fshatrave në liqenin e Shkodrës.[10] Zotërimet e saj shtriheshin në Zetë fillimisht midis Budvës e Tivarit dhe erdhën duke u zgjeruar drejt Lindjes. Një nga pinjollët e saj, Radiqi, arriti t’u marrë më 1393 Dukagjinëve për pak kohë qytetin e Lezhës. Ai hyri në luftë me Gjergjin II Strazimiri Balshën dhe u thye e u vra prej tij më 1396.

Radik Gjurashi ishte kundërshtar i Balshajve dhe u vra nga Gjergji II Balsha.[11]

Fisniku shqiptar Stefan Gjurashi me të bijtë mori pjesë në Kuvendin e Lezhës më 1444 krahas fisnikëve tjerë shqiptarë.[12] Në vitet 1452 dhe 1453 organizoi disa aksione të suksesshme kundër Gjergj Brankoviçit.[13]

  • Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. 2002. ISBN 9992716223. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fine, John Van Antwerp (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Michigan: The University of Michigan Press. ISBN 0-472-08260-4.
  • Schmitt, Oliver Jens (2001). Das venezianische Albanien: (1392-1479) (në gjermanisht). Oldenbourg R. Verlag GmbH. ISBN 978-3-486-56569-0.
  1. ^ Schmitt 2001, pp. 263–273.
  2. ^ Fine 1994, p. 521.
  3. ^ Akademia 2002, p. 401,402
  4. ^ a b "Being the Journal of the Society of Antiquaries of London". The Antiquaries Journal. 75–76: 279. 1995. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Burkhart, Dagmar (1974). "Crnojevići". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. 1: 335–337. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Akademia 2002, p. 401,402
  7. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 72, 97. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Elsie, Robert (2005), Albanian Literature, London: I.B. Tauris, fq. 34, ISBN 1-84511-031-5 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Dani, Doan (2016). Shpikja e Mesjetës. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 431. ISBN 9789928185303. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Fine 1994, p. 392.
  11. ^ Xhufi 2002, p. 304-305
  12. ^ Biçoku 2002, p. 401,402
  13. ^ Biçoku 2002, p. 416