Jump to content

Gora (Pogradec)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gora është një krahinë malore që shtrihet në dy rrethe, në rrethin e Korçës dhe të Pogradecit. Emri i saj rrjedh nga sllavishtja që do të thotë "mal". Gora kokën e ka në veri që fillon nga Lenia, në Qafë-Panjë, në Qafë Plloçë derisa puthet me Malin e Thatë. Këmbët i ka shtrirë në jug deri në përfshirjen e Krushovës dhe Voskopojës, ku ndan me malësinë e Vithkuqit. Kurrizin e ka mbështetur në malësinë e Vërçës dhe të Oparit në perëndim. Kurse barku i saj zbret në fushën e Korçës në lindje. Kraharori dhe krahët e saj duken sikur janë shtrirë më në lindje, sikur është përqafuar me Malin e Thatë. Krahina e Gorës me natyrën dhe karakteristikat e saj ka shërbyer si vendstrehim, si çerdhe e ngrohtë dhe mbështetje e kaçakëve.[1]


  1. ^ Kreka, Selami. Historiku krahinor i Gorës Qarku Korçë. fq. 104. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)