Jump to content

Historia e Bashkimit Evropian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Europa regina 1548
Zgjerimi i Bashkimit Evropian (animacion)

Historia e Bashkimit Evropian është një periudhë që fillon pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më saktë ajo fillon në vitin 1952 me themelimin e komunitetit të parë të madh ekonomik mbikombëtar evropian - Bashkësia Evropiane e Qymyrit dhe Çelikut. Duke qenë se Bashkimi Evropian është një entitet gjeo-politik që mbulon një pjesë të madhe të kontinentit Evropian, rruga e formimit të tij ka kaluar mbi traktate të shumta si dhe ka pësuar disa zgjerime duke filluar me 6 vende anëtare për të arritur në 27, të cilat në realitet paraqesin shumicën e shteteve në Evropë.

Pas vitit 1945, në një kontinent të rrënuar nga lufta dhe uria, popujt e Evropës kërkuan mënyrën për të rindërtuar të ardhmen. Të zhvendosurit u kthyen për të rindërtuar shtëpitë, siç kishin vepruar prej shekujsh. Një grup udhëheqësish politikë vendosi se mënyra më e mirë për të shmangur konfliktet e reja ishte të bashkonin ato gjëra për të cilat ishin përleshur mes tyre, duke krijuar lidhje më të ngushta miqësie e besimi. Hapi i parë ishte krijimi i Bashkësisë Evropiane të Qymyrit dhe Çelikut. Pak muaj më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Romës solli krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian, e cila paraqet bazën e Bashkimit Evropian të sotëm.

Përveç ideve të federatës, konfederatës, ose bashkimit doganor siç është thirrja e Winston Churchillit në vitin 1946 për një " Shtetet të Bashkuara të Evropës ", zhvillimi origjinal i Bashkimit Evropian u bazua në themele mbikombëtare, e cila pastaj do të "bënte luftën të paimagjinueshme dhe materialisht të pamundur" [1] [2] si dhe krahas saj të forcohej demokracia midis anëtarëve të tij [3] siç përcaktohej nga politikani Robert Schuman dhe udhëheqësit e tjerë në Deklaratën Schumanit (1950) dhe Deklaratën e Evropës (1951). Ky parim qëndronte në zemër të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) (1951), Traktatit të Parisit (1951), dhe më vonë Traktatit të Romës (1958) i cili themeloi Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) dhe Bashkësia Evropiane e Energjisë Atomike (EAEC). Përderisa Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut skadoi në vitin 2002, Bashkësia Evropiane e Energjisë Atomike mban një identitet të veçantë ligjor, pavarësisht ndarjes së anëtarëve dhe institucioneve.

Traktati i Mastrihtit (1992) krijoi Bashkimin Evropian me sistemin e tij të shtyllave, duke përfshirë punët e jashtme dhe të brendshme, së bashku me Komunitetin Evropian. Nga ana tjetër kjo rezultoi me krijimin e monedhës së vetme evropiane, euros (lansuar në vitin 1999). Traktati i Mastrihtit është ndryshuar më vonë nga Traktati i Amsterdamit (1997), Traktati i Nicës (2001) dhe Traktati i Lisbonës (2007).

Falë këtyre traktatateve, u hartuan politika të reja të përbashkëta. U krijua tregu i përbashkët pa kufij e barriera, për mallrat, njerëzit , kapitalet dhe shërbimet, që i dha lulëzim tregtisë ndërkufitare. Kjo i bëri të pamendueshme konfliktet mes shteteve kufitare dhe solli mirëqënie dhe mundësi për miliona evropianë, si kurrë më parë. Miratimi i këtyre 4 lirive themelore e zhvilloi shumë ekonominë evropiane duke çuar në krijimin e bllokut më të madh tregtar të botës. Politika e përbashkët bujqësore u miratua gjatë viteve kur Evropa e njihte ende mirë politikën e racioneve dhe urisë. E dinin që ushqimi ishte pika ndarëse mes jetës e vdekjes, shëndetit e sëmundjes. Në dekadat e fundit, garantimi i sasisë dhe i cilësisë së ushqimit që konsumojmë ka qënë përparësi absolute e Bashkimit Evropian. Pas Luftës së Dytë Botërore, evropianët kërkuan një politikë më të fortë sociale për të ndihmuar më të dobëtit dhe Traktati i Romës themeloi fondin social evropian.[4][5][6]

  • Anderson, P. The New Old World (Verso 2009)  ISBN 978-1-84467-312-4
  • Berend, Ivan T. The History of European Integration: A New Perspective. (Routledge, 2016).
  • Blair, Alasdair. The European Union since 1945 (Routledge, 2014).
  • Chaban, N. and M. Holland, eds. Communicating Europe in Times of Crisis: External Perceptions of the European Union (2014).
  • Fimister, Alan. Robert Schuman: Neo-Scholastic Humanism and the Reunification of Europe (2008)
  • Hobolt, Sara B. "The Brexit vote: a divided nation, a divided continent." Journal of European Public Policy (2016): 1–19.
  • Jorgensen, Knud Erik, et al., eds. The SAGE Handbook of European Foreign Policy (Sage, 2015).
  • Kaiser, Wolfram. "From state to society? The historiography of European integration." in Michelle Cini, and Angela K. Bourne, eds. Palgrave Advances in European Union Studies (Palgrave Macmillan UK, 2006). pp 190–208.
  • Kaiser, Wolfram, and Antonio Varsori, eds. European Union history: themes and debates (Springer, 2016).
  • Koops, TJ. and G. Macaj. The European Union as a Diplomatic Actor (2015).
  • McCormick, John. Understanding the European Union: a concise introduction (Palgrave Macmillan, 2014).
  • May, Alex. Britain and Europe since 1945 (1999).
  • Marsh, Steve, and Hans Mackenstein. The International Relations of the EU (Routledge, 2014).
  • Milward, Alan S. The Reconstruction of Western Europe: 1945–51 (Univ. of California Press, 1984)
  • Young, John W. Britain, France, and the unity of Europe, 1945–1951 (Leicester University, 1984).
  • Kuliabin A.,Semin S. "SOME OF ASPECTS OF STATE NATIONAL ECONOMY EVOLUTION IN THE SYSTEM OF THE INTERNATIONAL ECONOMIC ORDER"(USSR ACADEMY OF SCIENCES,VLADIVOSTOK, 1991) [1]
  1. ^ "Schuman Project". schuman.info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Schuman Project". schuman.info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Schuman Project". schuman.info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "The World Factbook". cia.gov. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2020. Marrë më 17 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ R. R. Palmer. A History of the Modern World. fq. 461. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "The Europeische Wirtschaftsgemeinchaft" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 tetor 2019. Marrë më 17 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)