Instituti "Nana Mbretneshë"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kartolinë nga viti 1939

Instituti "Nana Mbretneshë" ishte një institucion i rëndësishëm edukativ e arsimor në Tiranë, i cili ka funksionuar në periudhën mes dy luftërave botërore.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky institucion edukativ e arsimor u themelua në vitin 1933. Drejtor i parë i saj ka qenë Sotir Papahristo kurse mësuesit ishin: prof. Ahmet Gashi, Vasil Vinjau, Fatbardha Gega, O. Luarasi, H. Babameto, E. Gjikondi, Dh. Xoxa, V. Mele,[1] L. Aleksi,(Gjoka), N.Bulka, Z.Kodra, S.Spasse, J.Filçe(Truja), M.Paluca(Kraja), L.Shala etj. Fillimisht u themelua me dy degë: Dega Normale dhe Lice.[2]

Në këtë institucion, kujdes i veçantë iu kushtua përgatitjes profesionale (pedagogjike) të nxënëseve dhe aftësimit të tyre për jetë, dhe me kalimin e kohës u shndërrua në një qendër të fuqishme të edukimit patriotik. Numri i nxënëseve ishte i madh. Vetëm në vitin e parë, kur u themelua, kishte rreth 380 nxënëse.[1] Numri i nxënëseve shkoi vazhdimisht duke u rritur aq sa në vitin shkollor 1938/39 Instituti Femëror "Nana Mbretneshë" në Tiranë ishte shkolla e mesme më e madhe në Shqipëri, me gjithësej 27 mësimdhënës dhe 798 nxënëse. Ky institucion funksionoi edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore 1939 - 1944, gjatë së cilës u quajt Instituti Femëror "Donika Kastrioti".

Kjo shkollë e mesme për vajza rihapet pas çlirimit të vendit, më 1 mars 1945, si Shkollë e Mesme Pedagogjike "17 nëntori" (për djem dhe për vajza). Ndikimi i kësaj shkolle, sidomos në emancipimin e femrës shqiptare, ka qenë shumë i madh.[1]

Nxënëse të Institutit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë prej nxënëseve të kësaj shkolle kundërshtuan fashistizimin e arsimit dhe të shkollës shqipe dhe një pjesë u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare.[2] Disa prej këtyre nxënëseve dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, si Heroinat e Popullit:

Nxënëse të tjera të kësaj shkolle ishin edhe:

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Hajrullah Koliqi:Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Universiteti i Prishtinës & Libri shkollor, Prishtinë, 2002, fq. 364.
  2. ^ a b Fjalor Enciklopedik Shqiptar. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë. 2008. fq. 1014. ISBN 978-99956-10-28-9
  3. ^ Ani Jaupaj: Meri Lalaj autorja e librit mbi ish nxeneset e Institutit Nana Mbretneshe nga propozimi i Liri Belishoves ne gjurmet e nje brezi qe po shuhet Vizituar më 13.08.2016.