Isuf Zeneli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Isuf Muje Zeneli (shqiptar), u lind më 15 maj 1958 në fshatin Sllatinë, Komuna Podujevë, Kosovë. Është profesor i biologjisë, menaxher dhe trajner i menaxhimit, e lidershipit dhe autor i mbi 200 punimeve profesionale dhe shkencore. Po ashtu, deri tani i ka të botuara katër libra profesional nga fusha e biologjisë, e arsimit dhe e menaxhimit.

  1. Shkollimi
  2. Marrëdhënie pune
  3. Botimet
  4. Punimet shkencore
  5. Punimet profesionale

Shkollimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në vendlindje - Mavriq (1969). Shkollën fillore - ciklin lëndor katërvjeçarë e kreu në Podujevë (1973). Shkollën e mesme - Gjimnazin “8 Nëntori” e kreu në Podujevë (1977). Diplomoi në lëndën e artit figurativ, tema e punimit: “Zhvillimi i Artizanateve në Kosovë”. Studimet themelore universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Natyrore – Matematikore, Dega Biologji (1982). Diplomoi në lëndën zooekologji, tema e hulumtimit: “Cikli jetësor i Plikopterave në Lumin Llap”. Studimet postdiplomike i pwrfundoi në Universitetin Internacional të Prishtinës, në Prishtinë (2008). Magjistroi me mbrojtjen publike të Mikrotezës me titull “Menaxhimi i Institucioneve Arsimore në Kosovë” (2008).

Aftësimi profesional, Specializim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

kryesisht në qendrat më të njohura ndërkombëtare jashtë vendit:

  • Projekti i Bankës Botërore, mësimi i gjuhës angleze, niveli intermediar, Svansi, Uels (2001).
  • Projekti i Bankës Botërore, “Standardizimi dhe Vlerësimi në Arsim”, zbatues EFTP International Helsinki, Finlandë. Aftësimi (trajnimi) u zhvillua në Prishtinë, Helsinki dhe Universiti i Jyvaskyla, Finlandë (2001).
  • UNICEF, UNESKO CEPES dhe Universiti i Kluzna Opaka, Rumani: Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë (2002).
  • UNICEF dhe UNESCO CEPES, Paris: Menaxhimi i Projekteve, me përqendrim në projektet arsimore (2002).
  • OSBE dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë: Ndërtimi i Kapaciteteve Menaxhuese dhe Udhëheqëse (Lidership) (2003).
  • OSBE dhe Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme, Romë: Vendimmarrja dhe Komunikimi në Organizatë (2003).
  • Sigurimi i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Rajonin e Evropës Qëndrore, Universiteti Amerikan në Budapest, Hungari (2004).
  • Menaxhimi i Institucioneve Publike, Akademia Diplomatike e Vjenës, Vjenë (2004).
  • UNICEF: Zhvillimi i Standardeve për Arsim në Situata Emergjente, në Aman, Jordani (2004).
  • Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Varshavë, Poloni: Integrimi Evropian (2004).
  • Universiti i Pittsburghut, në Pittsburg, Pensilvani / SHBA: Edukimi qytetar ( 2005).
  • KEDP – Kosovo Education Development Project, Canada:
  • Udhëheqja dhe Stilet e Udhëheqjes (2004 – 2005);
  • Konferencë Ndërkombëtare “Kriza Ekonomike e Kosovës: cilat janë zgjidhjet”? Vilton Park / Londër, Angli (2005).
  • FTE, Konferencë Rajonale për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Zagreb / Kroaci (2005).
  • VIF, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Administratë, Vjenë, Austri (2006).

Marrëdhënie pune[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mësimdhënës i biologjisë në Shkollën fillore “Naim Frashri” në Podujevë, nga shtatori i vitit 1981 deri në janar të vitit 1982. Në janar 1982 përjashtohet nga puna (hera e parë) për motive politike: - pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981.
  • Në nëntor të vitit 1982 punësohet si mësimdhënës i biologjisë në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Në vitin 1991 përjashtohet nga puna nga okupatori serb (hera e dytë). Në të njëtën kohë, në vitin 1991 deri në vitin 1995, në rrethana të okupimit serb, merr përgjegjësinë e drejtorit të Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.
  • Në vitin 1995, kalon në pozitën e Drejtorit të Shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë. Punon deri në janar të vitit 1996, ku përjashtohet nga pozita e drejtorit me ndërhyrjen e politikës së kohës (hera e tretë pa punë).
  • Në maj të vitit 1996 punësohet në pozitën Inspektor i Përgjithshëm i Arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës të Republikës së Kosovës, deri në vitin 1999. Në qershor të vitit 1999, përjashtohet nga puna (hera e katërt), nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës (Qeveria Thaçi).
  • Në vitin 2001 deri në shtator të vitit 2002 punësohet në projektin e Bankës Botërore: “Zhvillimi i Standardeve dhe Vlerësimi në Arsim”. Në janar të vitit 2002 merr përsipër udhëheqjen e Zyrës për Standarde dhe Vlerësim në Departamentin e Arsimit dhe Shkencës në Prishtinë.
  • Në shtatorin e vitit 2002 zgjidhet Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë. Në shtator të vitit 2005 përjashtohet prap nga puna pa arsyetim (hera e pestë). Praktikisht konsiderohet njeri i padëgjuar i politikës.
  • Në vitin 2006 zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, ku punon deri në tetor të vitit 2007, prej nga përjashtohet nga puna si pasojë e ndërhyrjes së politikës – ministrave të Qeverisë së kohës (hera e gjashtë).
  • Në vitin 2008 angazhohet si Ekspert i Lartë Vendor në Projektin EPTISA, Madrid: “Mbështetja Institucionale Komunave në Zbatimin e Ligjeve dhe Rregulloreve Mjedisore”. Në tetor të 2008, mbetet prapë pa punë (hera e shtatë).
  • Më 13 janar 2009, pranohet në Ministrinë për Administrimin e Pushtetit Lokal (MAPL), si Udhëheqës i Divizionit për Ndërtimin e Kapaciteteve në Komuna. Në prill të vitit 2009, zgjedhet Drejtor i Administratës dhe i Financave në MAPL. Më 01 korrik 2009, me ndërhyrjen e politikës së kohës, shkarkohet nga pozita e drejtorit (hera e tetë) dhe kthehet prapë Udhëheqës i Divizionit për Ndërtimin e Kapaciteteve në Komuna. Motivi zyrtarisht nuk dihet. Në janar të vitit 2013, transferohet në pozitën: Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave në MAPL. Pas një kurthi administrativ, në dhjetor të vitit 2014, transferohet prap në një pozitë tjetër, në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Performancë të Komunave. Më 01 qershor 2021 pensionohet dy vjet para kohe për shkaqe shëndetësore dhe presionit në punë.

Botimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga vitit 2000 deri në vitin 2016, ka shkruar gjithsej shtatë libra, prej të cilave deri tani janë botuar katër:

  • Atlas i Përgjithshëm i Zoologjisë, Prishtinë 2000, ribotimi i dytë nga Botimet "Toena", Tiranë 2002.
  • Bazat e Standardizimit dhe të Vlerësimit në Arsim, SH.B. “Libri Shkollor”, Prishtinë 2002.
  • Bazat Psikologjike të të Nxënit – Mekanizmat e funksionimit të mendjes, SHB “Dukagjini”, Prishtinë 2006.
  • Bazat e Menaxhimit, Menaxhimi i Institucioneve të Arsimit, SHB “Libri Shkollor”, Prishtinë 2013.

Punime hulumtuese dhe shkencore

  • Punimi i diplomës në Gjimnazin “8 Nëntori” në Podujevë, me titull “Zhvillimi i Artizanateve në Kosovë” (1976).
  • Punimi i diplomës në Universitetin e Prishtinës me titull “Cikli Jetësor i Plikopterave në Lumin Llap” (1982).
  • Punimi i Mikrotezës me titull “Menaxhimi i Institucioneve Arsimore në Kosovë”, Universiteti Internacional i Prishtinës (2008).
  • Certificate in Public Service Leadership: "Planning to meet Public Service Stakeholders / customer requirements”, Charter Management Institute of London (2013).
  • Analizë e Funksionimit të Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë, MAPL, Prishtinë (2013).
  • Organizimi Administrativ Territorial i Kosovës nga antikiteti deri më sot, Prishtinë (2014).
  • Hulumtimi i parë statistikor në gjuhën shqipe në Kosovë për përfshirjen e gjeneratave në arsimin parauniversitar, Prishtinë, Germa 2014.

Punimet profesionale

Ka më shumë se 200 punime profesionale prej të cilave më të rëndësishmet janë:

1.    Pikturë në akuarel: Portret, Podujevë 1975.

2.    Regjia e dramës “I pa linduri në Luftë” me nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë, 1986.

3.    Botues dhe kryeredaktor i revistës “Kështjella”, Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë, 1991 – 1995.

4.    Hartues i planprogramit të biologjisë për klasën e nëntë, planprogrami i parë në kuadër të reformave të sistemit të ri të arsimit, Prishtinë 2002.

5.    Hartues i planit të parë strategjik të MASHT 2002 – 2007, Prishtinë 2002. Ndërtimi i kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të MASHT dhe të sistemit të ri të arsimit (5+4+3/4).

6.    Autor i Testit të Parë Kombëtarë në Kosovë – vlerësimi i standardizuar i nxënësve të klasave të katërta të shkollës fillore, fillimi i reformave në arsim, Prishtinë 2002.

7.    Bashkautor i ligjeve dhe i udhëzimeve administrative që rregullojnë fushën e arsimit, Prishtinë 2002 – 2005. Përmbledhja, Prishtinë 2016.

8.    Bashkautor i planprogrameve dhe i standardeve në arsimin parauniversitar, Prishtinë 2002 – 2005.

9.    Redaktor profesional i të gjitha planprogrameve dhe i standardeve në arsimin parauniversitar, Prishtinë (2002 – 2005).

10. Sistemi i ri i vlerësimit parauniversitar në Kosovë, Prishtinë 2003.

11. Pasqyra e punës së MASHT 2002 – 2004, Prishtinë 2004.

12. Dokumenti Konceptual për ndërtimin e kapaciteteve në komuna” Prishtinë 2009.

13. Palanprograme të trajnimit të burimeve njerëzore (BNj) në komuna, Prishtinë 2009.

14. Testit i parë për vlerësimin e kompetencës menaxheriale, administrative dhe të intelegjencës për BNj në organizatë – EKBAU, Prishtinë 2009.

15. Projekti për trajnimin e BNj në fushën e Menaxhimit të BNj, Prishtinë 2009.

16. Plani i përgjithshëm i trajnimeve në komuna, Prishtinë 2010.

17. Korniza e standardeve për kompetencën profesionale të BNj në komuna, Prishtinë 2011.

18. Plani strategjik 2011 – 2015 për ndërtimin e kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2011.

19. Doracaku për administrimin e trajnimeve në komuna, Prishtinë 2011/2012.

20. Doracaku për monitorimin e punës së komunave, Prishtinë 2011.

21. Raporti për vlerësimin e kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2011/2012.

22. Projekti për trajnimin e mësimdhënësve në fushën e vlersimit të arritshmërisë së nxënësve dhe zhvillimin e standardeve në arsim, Prishtinë 2011.

23. Dokumenti profesional: “Planing to meet publik services”, Prishtinë 2013.

24. Analiza e funksionimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Prishtinë 2013.

25. Përparësitë dhe dobësitë e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Prishtinë 2013.

26. Hartimi i politikave në pushtetin lokal, Prishtinë 2013.

27. Standardi dhe standardizimi i hartimit të dokumenteve në administratën publike”, Prishtinë 2013.

28. Autor dhe themelues i Portalit të Parë për Arsimin në gjuhën shqipe – “Germa”, Prishtinë 2014.

29. Strategjia për reformimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë / 2015 – 2025/, Prishtinë 2014.

30. Reforma e organizimit territorial dhe zgjedhor në vetëqeverisjen lokale, Prishtinë 2014.

31. Shteti dhe decentralizimi i pushtetit, Prishtinë 2014.

32. Dokumenti kush janë shqiptarët, Prishtinë 2015.

33. Analiza për funksionimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2015.

34. Metodologjia standarde për rishikimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2015.

35. Raporti analitik i performancës komunale 2010 - 2015, Prishtinë 2015.

36. Dokumenti i bazës së të dhënave për performancën komunale 2010 – 2015, Prishtinë 2015.

37. Dokumenti i përgjithshëm i Sistemit për Matjen e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

38. Dokumenti kryesor i Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

39. Doracaku për ndërtimin dhe funksionimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

40. Metodologjia standarde për mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e të dhënave për performancën komunale, Prishtinë, 2016.

41. Metodologjia standarde për matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e ofruara nga komunat, Prishtinë 2016.

42. Metodologjia standarde për përpunimin, prezantimin dhe publikimin e të dhënave për performacën komunale, Prishtinë 2016.

43. Harta e treguesve për performancën komunale, Prishtinë 2016.

44. Fjalësi i fjalëve dhe shprehjeve të përdorura në Sistemit për Matjen e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

45. Metodologjia për vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut gjatë zbatimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

46. Procedurat e brendshme të menaxhimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

47. Dokumenti për ndryshimin dhe zhvillimin e kontrolluar të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

48. Planprogrami i trajnimeve për koordinatorët dhe zyrtarët komunal për performancë dhe zyrtarët e MAPL, Prishtinë 2016.

49. Kriteret dhe procedurat për sigurimin e cilësisë së trajnimeve me shkëputje nga puna dhe pa shkëputje nga puna, Prishtinë 2016.

50. Rregullorja për Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.

51. Baza e të dhënave me shpjegimet teorike për sistemin e ndërtimit të kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2016.

52. Libri i biologjisë për klasën e gjashtë (libri kryesor, libri i mësuesit dhe fletore e punës për nxënës), Libri Shkollor, Prishtinë 2018.

53. Monografi "Rruga që vështirë ndiqet", Prishtinë 2022.

54. Botimi i mbi 100 punimeve profesionale nga fusha e arsimit, e historisë, e biologjisë dhe e menaxhimit në Portalin "Germa", Prishtinw 2014 - 2016.