Jacque Fresco
Jacque Fresco | |
---|---|
Njohur për | The Venus Project, resource-based economy ideas. |
Faqja në rrjet | www |
Jacque Fresco (13 Mars 1916-18 Maj 2017) ishte një futurist dhe një i vetë-përshkruar inxhinier social amerikan. [2] Autodidakt, ai punoi në pozicione të ndryshme që lidhen me dizajnin industrial.
Fresco shkroi dhe dha leksione mbi pikëpamjet e tij për qytetet e qëndrueshme, rendimentin e energjisë, menaxhimin e burimeve natyrore, teknologjinë kibernetike, automatizimin dhe rolin e shkencës në shoqëri. Ai drejtoi Projektin e Venus [5] dhe mbrojti zbatimin e një sistemi socio-ekonomik global të cilin ai e quajti "ekonomi e bazuar në burime". [1] [2]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jacque Fresco lindi në 13 Mars 1916, dhe u rrit në një familje hebraike, në shtëpinë e tij në Bensonhurst, në rrethin e Brooklyn të New York City. [10] Një adoleshent gjatë Depresionit të Madh, ai e kalonte kohën me miqtë duke diskutuar për Charles Darwin, Albert Einstein, shkencën dhe të ardhmen. Fresco mori pjesë në Lidhjen e Komunistëve të Rinj përpara se të "përjashtohej fizikisht" sepse deklaroj me zë të lartë se "Karl Marksi e kishte gabim!" pas një debati me presidentin e ligës gjatë një takimi. Ai u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeç, duke hipur dhe "kërcyer" në trena si një nga të ashtuquajtuit " Djemtë e Egër të Rrugës ". [3] Ai më vonë e ktheu vëmendjen tek teknokracia.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Industria e avionëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fresco punoj në kompaninë e avionëve Douglas në Kaliforni gjatë fundit të viteve 30'. [4] Ai paraqiti modele duke përfshirë këtu një krah të fluturues dhe një avion në formë disku. Disa nga modelet e tij konsideroheshin jopraktike në atë kohë dhe nuk u implementuan. [5] Fresco dha dorëheqjen nga Douglas për shkak të mosmarrëveshjeve me dizajnin.
Në 1942-ishin, Fresco u thirr për shërbim në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. [6] Atij iu caktuan detyra teknike projektimi për Forcat Ajrore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në laboratorët e projektimit të Wright Field në Deyton, Ohio . [5] [7] Një dizajn që ai prodhoi, ishte një "krah i ndryshueshëm radikal" me të cilin ai u përpoq të zgjidhte kontrollin e fluturimit duke i lejuar pilotit të rregullonte trashësinë dhe ngritjen e krahëve gjatë fluturimit.Fresco nuk u përshtat me jetën ushtarake dhe u lirua nga detyra.
Trend Home
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fresco u porosit nga Earl "Madman" Muntz, për hartimin e një strehimi me kosto të ulët. Muntz investoi 500,000 dollarë si fillim në projekt. Fresco, 32 vjeç në atë kohë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij Harry Giaretto dhe Eli Catran konceptuan, hartuan dhe krijuan një shtëpi projekt të quajtur Trend Home . [22] Fresco iu afrua suksesit tradicional në karrierë me këtë projekt. E ndërtuar kryesisht me alumin dhe qelq, ishte një paraqitje e spikatur në Stage 8 të Warner Bros. Sunset Lot në Hollywood për tre muaj. Shtëpia mund të vizitohej për një dollar, me të ardhurat që shkonin për Cancer Prevention Society (Shoqërinë e Parandalimit të Kancerit). Në verën e vitit 1948, një zyrtar i Federal Housing Administration (Administratës Federale të Strehimit) takoj Muntz për projektin. Propozimi i zyrtarit, sipas Muntz, do të shtonte një burokraci mbi normën, duke mohuar kostot e ulëta të prodhimit. Pa financim të metejshëm federal apo privat, projekti nuk hyri për prodhim masiv. Kjo përvojë e çoi Fresco-n në përfundimin se shoqëria do të duhej të ndryshonte që shpikjet e tij të arrinin potencialin e tyre. [10] [23]
Laboratorët e Kërkimit Shkencor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fund të viteve 40', Fresco krijoi dhe ishte drejtor i Laboratorëve të Kërkimit Shkencor në Los Angeles. [7] [8] Këtu ai gjithashtu dha leksione dhe mësime për dizajn teknik, [9] ndërkohë duke studjuar dhe punuar për shpikje si i pavarur dhe si këshilltar shkencor. [10] Gjatë kësaj periudhe, Fresco u përpoq për të financuar studimin e tij [11] dhe u përball me pengesa dhe vështirësi financiare. Në 1955-ën, Fresco u largua nga Kalifornia, pasi laboratori i tij u hoq për të ndërtuar autostradën Golden State Freeway. [4]
Mesi i jetës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1955-ën Fresco u zhvendos në Miami, Florida. Ai hapi një biznes si këshilltar psikologjik, por nuk kishte shkollim zyrtar në fushën. [4]Duke marrë një "kritikë të vazhdueshme" nga Shoqata Psikologjike Amerikane, Fresco e ndaloi atë biznes. Në një artikull gazete të asaj periudhe, Fresco pretendonte se kishte një diplomë nga Universiteti i Sierra-s, Los Angeles, Kaliforni, gjë që është e pavërtetuar. [12]
Fresco përshkroi organizatat supremaciste të bardha, të cilave iu bashkua për të provuar nëse mund të ndryshonte njerëzit. Ai tregoj se u anëtarësua në një nga organizatat lokale të Ku Klux Klan dhe White Citizens Council, në përpjekje për të ndryshuar pikëpamjet e tyre rreth diskriminimit racor. [13]
Në Miami, Fresco prezantoi modele të një qyteti rrethor. [14] Fresco e siguronte jetesën e tij duke punuar si një projektues industrial për kompani të ndryshme si Alcoa dhe Major Realty Corporation. [4]
Në vitin 1961, me Pietro Belluschi dhe C. Frederick Wise, [15] Fresco bashkëpunoi në një projekt të njohur si Sandwich House. [4] I përbërë kryesisht nga komponentë të parafabrikuar, pjesëza dhe alumin, projekti shiste shtëpi për 2.950 dollarë, ose 7.500 dollarë me themel dhe me të gjitha instalimet e brendshme. Gjatë kësaj periudhe, Fresco mbështeti projektet e tij duke projektuar pajisje të parafabrikuara alumini përmes firmës Jacque Fresco Enterprises Inc.
Nga 1955-a deri në 1969-ën, Fresco i emërtoi idetë e tij sociale "Project Americana".
Looking Forward (Duke parë përpara)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Looking Forward (Duke Parë Përpara) u botua në vitin 1969. Autori Ken Keyes Jr.dhe Jacque Fresco bashkëpunuan për librin. Duke Parë Përpara është një vështrim spekulativ i së ardhmes. Autorët paraqesin një shoqëri kibernetike ideale ku dëshira është ndaluar, ndërsa puna dhe pasuritë personale nuk ekzistojnë më; kënaqësia individuale është brenga e përgjithshëm. [16]
Sociocyberneering, Inc.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fresco formoi "Sociocyberneering", një organizatë me anëtarësime që pretendonte 250 anëtarë, sipas një interviste me Fresco-n. [17] Ai jepte leksione në Miami Beach dhe Coral Gables Fresco promovonte organizatën e tij duke ligjëruar në universitete dhe duke u shfaqur në radio dhe televizion. Edhe pse Fresco u prezantua si ’Doktor’ në emisionin Larry King, nuk ka asnjë provë se ai mund të ishte tillë. Fresko nuk e mbaroi shkollën e mesme. [18] "Sociocyberneering" i Freskos si një grup me anëtarsime u ndërpre dhe toka u ble në një vend tjetër në Venus,Florida . Ai e vendosi shtëpinë e tij dhe qendrën kërkimore aty. [19]
Projekti Venus dhe karriera e mëvonshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fresco, me Meadows, mbështetën projektin në vitet 90 përmes shpikjeve të pavarura, [20] inxhinierisë industriale, modelimit arkitektonik konvencional dhe konsultimeve për shpikje. [10]
Në 2002, Fresco publikoi veprën e tij kryesore The Best That Money Can't Buy (Më e mira që paraja nuk mund të blej). Në vitin 2006, William Gazecki drejtoi filmin gjysëm biografik për Fresco, Future by Design (E Ardhmja me Dizajn) . [21] Në vitin 2008, Peter Joseph paraqiti Fresco në filmin Zeitgeist Addendum ku idetë e tij për të ardhmen u dhanë si alternativa të mundshme. Peter Joseph, themeluesi i Zeitgeist Movement filloi të mbronte idetë e Fresco-s. Në Prill 2012, të dy grupet u shkëputën për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me qëllimet dhe objektivat. [10]
Në vitin 2010, Fresco u përpoq të përkufizonte frazën "ekonomi e bazuar në burime". [22] Fraza u rishikua dhe u gjet shumë e përgjithshme, kështu që marka e shprehjes u mohua.
Gjatë gjithë vitit 2010, Fresco udhëtoi me Meadows, në të gjithë botën për të nxitur interesin për Projektin Venus. [23] Më 15 Janar 2011, Zeitgeist: Moving Forward filloj të shfaqej në kinema, duke paraqitur Fresco-n. [24]
Në Nëntor 2011, Fresco foli para protestuesve në occupy Miami në Qendrën Qeveritare në Miami. Në Prill 2012, Roxanne Meadows lëshoj një film, Parajsë ose Harresë, duke përmbledhur qëllimet dhe propozimet e Projektit Venus.Në Qershor 2012, Maja Borg shfaqi filmin e saj, Future My Love, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Edinburgh duke paraqitur punën e Fresco-s dhe Roxanne Meadows.
Jeta personale dhe familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fresco u lind nga emigrantë nga Lindja e Mesme, Isaac dhe Lena Fresco. [25] Babai i tij lindi në vitin 1880 [26] dhe rreth vitit 1905 emigroi nga Stambolli në New York, ku punoi si kopshtar . Ai vdiq në vitin 1963. Nëna e Freskos lindi në 1887 [27] në Jeruzalem dhe gjithashtu migroi në New York rreth vitit 1904. Ajo vdiq në 1988. Fresco kishte një motër, Freda dhe një vëlla, David.
Fresco pati dy martesa kur jetoi në Los Angeles dhe kreu martesën e tij të dytë gjatë dy viteve të tij të parë në Miami. [7] Ai u divorcua nga gruaja e tij e dytë në 1957-ën dhe mbeti i pamartuar pas kësaj. [28] Gruaja e tij e dytë, Patricia, lindi një djalë, Richard, në vitin 1953 dhe një vajzë, Bambi, në 1956. Richard ishte një ushtarak [29] dhe vdiq në 1976. [30] Bambi vdiq nga kanceri në 2010. [31]
Fresco vdiq në 18 Maj 2017 në gjumë, në shtëpinë e tij në Sebring, Florida, nga ndërlikimet e sëmundjes së Parkinsonit në moshën 101 vjeç. [32] [33]
Roxanne Meadows ndihmoi Fresco-n që nga viti 1976. Si partnerja dhe kolegja administrative e Fresco-s, ajo mbikëqyr pjesën më të madhe të menaxhimit të Projektit Venus. [10]
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është një "mungesë e angazhimit profesional", thotëWilliam Gazecki i cili në vitin 2006 përfundoi Future by Design, një profil me metrazh të Jacque Fresco, që e lëndoj më së shumti Frescon. "Lidhja e vërtetë e humbur në botën e Fresco-s është futja në punë e Fresco-s" thotë Gazecki, "Është ilustruar kur njerëzit thonë: 'Epo, më tregoni disa ndërtesa që ai ka ndërtuar. Dhe nuk po flas për kupolat të ndërtuar në Venus (Florida). Dua të them, le të shikojmë ndonjë një ndërtesë zyrash, ndonjë një fabrikë prodhuese, apo qytet me dizajn rrethor. ' Dhe kjo duhet ishte ajo që ai duhet të kishte bërë 30 vjet më parë. Ai duhet të kishte aplikuar punën e tij, në botën e reale...[por] ai nuk është një bashkëpunues, dhe mendoj se kjo është arsyeja pse ai nuk ka pasur kurrë arritje të mëdha publike. " [34]
- ^ "TEDxOjai – Jacque Fresco – Resource Based Economy". YouTube. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BBC News – Tomorrow's cities: How the Venus Project is redesigning the future". Bbc.co.uk. 26 gusht 2013. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gore, Jeff. "The view from Venus". Orlando Weekly. Marrë më 28 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e Smith, Mac. (31 dhjetor 1961). "A Look Ahead Through Fresco's Window". Florida Living Magazine. Miami. fq. 2–3. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2013. Marrë më 26 nëntor 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "Smith 2" defined multiple times with different content - ^ a b Andreeva, Tamara. (6 mars 1950). "Advanced Plane Ideas Rejected". Abilene Reporter-News. Abilene, Texas. fq. 9.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "NARA – AAD – Display Full Records – Electronic Army Serial Number Merged File, ca. 1938 – 1946 (Enlistment Records)". Aad.archives.gov. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "A Trip to the Moon" (PDF). Miami Herald Sunday Magazine. Miami, Florida. 8 prill 1956. fq. Section G. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 gusht 2013. Marrë më 26 nëntor 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Business Search – Business Entities – Business Programs". Kepler.sos.ca.gov. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2010. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaRolfe 158-161
- ^ Plastics with a Charge Have Magical Effects
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Andreeva, Tamara. (3 mars 1950). "Frustrated Genius". Olean Times Herald. New York. fq. 13.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Archived copy" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 gusht 2013. Marrë më 25 mars 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Fresco, Jacque (28 janar 2012). "The Immaculate Pig Experiment". TVP Magazine. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 18 mars 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Floating Cities and Resource-Based Economies". News.co.cr. 27 shkurt 2012. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "$2,950 House Shell Made of Aluminum". The New York Times. New York. 28 maj 1961. fq. 1R, 8R.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Review: 'Looking Forward', 1970
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hagan, Alisa. (13 qershor 1979). "Environmentalists Put City of Future on Display" (PDF). Hollywood Sun Tattler. Hollywood, Florida. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 gusht 2013. Marrë më 30 nëntor 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.knowledgeoftoday.org/2012/01/jacque-fresco-interview-larry-king-1974.html Retrieved October-28-2015
- ^ Tice, Neysa. (29 tetor 1981). "Venus Is Headquarters For Sociocyberneering Research Center" (PDF). Lake Placid Journal. Lake Placid, Florida. fq. 1B. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 gusht 2013. Marrë më 30 nëntor 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Eyman, Scott. (14 korrik 1985). "The Great Idea Chase". Sun-Sentinel. Fort Lauderdale, Florida. fq. 7. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2012. Marrë më 2 dhjetor 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gazecki, W. (2006). Future by Design. në YouTube Docflix.
- ^ "Trademark Status & Document Retrieval". tmportal.uspto.gov. Resource Based Economy Trademark, United States Patent & Trademark Office.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "World Tour Lecture Dates". Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2010. Marrë më 3 dhjetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Joseph P. (2011). "Zeitgeist: Moving Forward" në YouTube
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura1930 Census
- ^ Social Security Death Index Master File: Isaac Fresco
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Social Security Death Index Master File: Lena Fresco
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Florida Divorce Index
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ I. "2 Sikh Converts Charged By Army". Los Angeles Times. Los Angeles. 20 shtator 1973. fq. 2. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2012. Marrë më 3 dhjetor 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Social Security Death Index Master File: Richard Fresco
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bambi Fresco Obituary – Venus, Florida". Tributes.com. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ https://www.thevenusproject.com
- ^ "RIP Jacque Fresco, the mind died but the idea lives on". Indestructible Ideas. 22 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2017. Marrë më 22 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gore, Jeff (13 tetor 2011). "The view from Venus – News & Features". Orlando Weekly. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 25 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)