Jump to content

Joseph J. DioGuardi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Joseph DioGuardi)
Joseph J. DioGuardi
Lindi20 shtator, 1940
Kombësiaamerikan, shqiptare
Profesionipolitikan

Xhozef DioGuardi apo Joseph J. DioGuardi lindi më 20 shtator të vitit 1940, është politikan amerikan me origjinë arbëresh-shqiptare nga Italia (Katundi, Kampanja). DioGuardi është kongresmen në kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës.

Sipas DioGuardit ai vjen nga një familje e ushtarëve të Skënderbeut të cilët kishin ndihmuar Mbretërinë e Napolit më 1461.

Në nëntor 1984, ai u zgjodh në Kongresin Amerikan. U ri-zgjodh në vitin 1986, duke qenë kështu anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989.

Ne 1986 sëbashku me Kongresmenin Demokrat Mickey Leland, DioGuardi inicioi legjislacionin për t'i dhëne Medaljen e Nderit heronjve ushtarake zezake të Luftës së Parë dhe të Dyte Botërore, gjë që u ishte mohuar për arsye raciale.

DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare. Pasi la Kongresin në 1989 ai ka bërë të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Si president i Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga komunizmi.[1].

Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, ky i fundit i dorëzoi Tom Lantosh-it një dosje të trashë me dokumente sesi shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj gjate luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh (vetë me origjinë hebraikë) dhe DioGuardi i dërguan dokumentet në Izrael, ku u certifikua vërtetesa e tyre. Dhjetëra shqiptare kanë marrë titullin Righteous Among the Nations nga shteti izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Një film dokumentar për shqiptaret që shpëtuan hebrenjtë është realizuar nga Norman Gershman[2]. Në gusht 1990 DioGuardi ishte iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të ShBAKosovë.

Në qershor 1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me kërkese të Kongresmenit Dana Rohrabacher në gusht 1998 ai udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë për të vlerësuar krizën humanitare si rezultat i luftës në Kosovë.

DioGuardi është që më 1979 Kalorës i Urdhrit të Maltës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]