Jump to content

Jungkook

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jungkook
Jungkook në maj 2022
Lindi
Jeon Jung-kook

1 shtator 1997 (25 vjet)
Busan, Koreja e Jugut
ArsimiShkolla e Arteve të Intrepretimit Seul
Global Cyber University
ProfesioniKëngëtar
Çmimet Urdhri i Meritës Kulturore Hwagwan (2018)
Karriera muzikore
Zhanret
InstrumentiVokal
Vitet aktive2013–tani
LabeliBig Hit
AnëtarBTS
Nënshkrimi

Jeon Jung-kook (Koreanisht: 전 정국, i lindur më 1 shtator, 1997), i njohur më mirë si Jungkook, është një këngëtar koreano-jugor. Ai është anëtar dhe vokalist i grupit të djemve nga Korea e Jugut, BTS.

Jungkook ka lëshuar tre këngë solo si pjesë e diskografisë BTS: "Begin" më 2016, "Euphoria" më 2018, and "My Time" më 2020, të cilat të gjitha janë renditur në Gaon Digital Chart të Koresë së Jugut. Ai gjithashtu këndoi soundtrack për uebtonin 7Fates: Chakho me bazë në BTS, të titulluar "Stay Alive". Në vitin 2022, ai u shfaq në këngën "Left and Right" nga kantautori amerikan Charlie Puth, i cili arriti kulmin në vendin e 22 në Billboard Hot 100 amerikan. Më vonë atë vit, ai u bë këngëtari i parë koreano-jugor që publikoi një këngë për soundtrack të FIFA Kupës së Botës, me "Dreamers", të cilën ai e performoi më pas në ceremoninë e hapjes2022 FIFA Kupës së Botës. Këngët e Jungkook si solist kanë pasur gjithashtu sukses në listat e Spotify, me "Dreamers", "Stay Alive", dhe "Left and Right" të gjitha duke thyer rekorde si këngët me debutimin më të lartë të një solisti korean në Global Spotify chart.

Jungkook u lind më 1 shtator 1997, në Busan, Korea e Jugut.[2][3][4] Ai ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në Busan. Kur u bë stazhier, ai u transferua në Shkollën e Mesme të Singu në Seul.[5] Jungkook fillimisht në moshë të re ëndërronte të bëhej lojtar badmintoni, por duke parë G-Dragon teksa interpretonte këngën "Heartbreaker" në televizion, bëri që ai të dëshironte bëhej këngëtar.[6]

Në vitin 2011, Jungkook bëri audicion për shfaqjen e talenteve - Superstar K gjatë audicioneve të mbajtura në Daegu.[7] Megjithëse ai nuk u zgjedh, mori oferta nga shtatë kompani, ku edhe përfundimisht zgjodhi të bëhej stazhier në kuadër të kompanisë Big Hit Entertainment, pasi kishte parë RM, tani bashkë-anëtar i grupit të tij dhe udhëheqës në BTS, duke performuar.[7] Për të punuar në aftësitë e tij të kërcimit në përgatitje për debutimin, Jungkook shkoi në Los Anxhelos gjatë verës së vitit 2012 për të marrë mësime kërcimi nga Movement Lifestyle.[8] Në qershor të vitit 2012, ai u shfaq në videoklipin "I'm Da One" nga Jo Kwon.[9] dhe gjithashtu punoi si kërcimtar rezervë për Glam përpara debutimit të tij.[10]

Ai diplomoi në Shkollën e Arteve të Interpretimit Seul, në vitin 2017.[5][11] Në nëntor 2016, ai vendosi të hiqte dorë nga marrja e CSATs, provimi pranues i universitetit mbarëkombëtar të Koresë.[12] Në mars 2022, ai mori diplomën e tij nga Departamenti i Transmetimit dhe Argëtimit të Universitetit Global Cyber. Atij iu dha Çmimi i Presidentit, nderimi më i lartë i shkollës.[13]

Jungkook nga prapaskenat e videos muzikore e grupit të tij, BTS - "Boy With Luv"

Më 13 qershor 2013, Jungkook bëri debutimin e tij si anëtar i grupit BTS me këngën "No More Dream" nga albumi i tyre debutues 2 Cool 4 Skool. Si anëtar i grupit BTS, ai ka dy këngë solo; 1. Nëpërmjet këngës "Begin" nga albumi Wings (i publikuar më 2016), ai trajton historinë e tij sesi u vendos në Seul në moshë të re për t'u bërë idhull dhe shpreh mirënjohjen e tij ndaj anëtarëve të tjerë për kujdesin vëllazëror ndaj tij gjatë asaj kohe. 2. Kënga e dytë, e titulluar "Euphoria", u publikua e shoqëruar me një film të shkurtër nëntë minutësh, më 5 prill të vitit 2018, duke prezantuar albumin e tretë të serisë "Love Yourself" nga BTS. Versioni i plotë i këngës u përfshi në albumin e tyre Love Yourself: Answer që u publikua më 24 Gusht, 2018. Ndër të tjera, DJ Swivel mori pjesë si producent i këngës, e cila u rendit në numrin pesë në listën e Billboard Bubbling Under Hot 100 Singles.

Jungkook është vlerësuar si producenti kryesor për dy nga këngët e BTS: "Love is Not Over" dhe "Magic Shop". Më 25 Tetor 2018, Jungkook (së bashku me pjesën tjetër të anëtarëve të BTS) u përuruan me Urdhrin e Meritës Kulturore të klasit të pestë nga Presidenti i Koresë së Jugut.

2015 – tani: Aktivitetet solo

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jungkook duke interpretuar këngën e tij solo - "Euphoria" gjatë turit Speak Yourself në Rose Bowl, Pasadena
Jungkook duke interpretuar këngën e tij solo - "Euphoria" gjatë turit Speak Yourself në Rose Bowl, Pasadena

Në shtator të vitit 2015, Jungkook mori pjesë në fushatën "Një ëndërr, një Kore", duke marrë pjesë në një bashkëpunim këngësh përkrah artistëve të shumtë koreanë në kujtim të Luftës Koreane. Kënga u publikua më 24 shtator dhe u prezantua në Koncertin One K në Seul më 15 tetor.

Më 6 nëntor 2018, Jungkook interpretoi "We Don't Talk Anymore" në skenë me këngëtarin aktual të këngës, Charlie Puth, gjatë transmetimit të MBC Plus X Genie Music Awards. Ai tanimë ka bërë dy "cover" të kësaj kënge, solo dhe me bashkëanëtarin e grupit BTS si dhe mikun e tij të ngushtë, Jimin.

Në një studim të vitit 2018 të realizuar nga Gallup Korea, Jungkook u rendit si personaliteti më i dashur i vitit në Korenë e Jugut.[14] Ai debutoi në listë në 2016 në vendin e 20-të,[15] më pas u rendit i 17-ti në 2017,[16] dhe më pas i 8-ti në 2018.[17] Në vitin 2018, Jungkook u rendit i pari për 10 javë rresht për revistën Hi China, nën listën e të famshëmve më të dashur në Kinë.[18] Jungkook është gjithashtu jashtëzakonisht i popullarizuar në rrjetet sociale në mesin e fansave. Në dhjetor 2018, një video e tij duke kënduar në studio u bë cicërrima më e ripërtërirë në Korenë e Jugut atë vit.[19] Artistë të ndryshëm e kanë përmendur atë si një ndikim dhe model roli, si Kim Dong-han dhe Hyeongseop X Euiwoong.[20] Jungkook ka përmendur Justin Bieber, Justin Timberlake dhe Usher ndër frymëzimet e tij muzikore.[21][22]

Jungkook ishte idhulli mashkull i K-pop-it më i kërkuar i 2019-ës në Google sipas grafikut të tyre të mesit të vitit.[23] Ai kryesoi sërish tabelën në vitin 2020,[24] dhe ishte idhulli më i kërkuar i K-pop në YouTube në vitet 2019 dhe 2020. Në Tumblr, ai u rendit i pari në Top Yjet e K-Pop për 3 vjet radhazi. Në Twitter, ai kishte cicërrimen më të ripërtërirë të vitit 2019,[25] dhe cicërrimen e dytë më të ripërtërirë të vitit 2020.[26] Në mars 2021, Jungkook vendosi një rekord të ri të të gjitha kohërave për më shumë shikues në kohë reale në historinë e V Live kur transmetimi i tij i drejtpërdrejtë i vetëm kaloi 22 milionë shikues të njëkohshëm[27]—ai për herë të parë theu rekordin në tetor 2018, kur transmetimi i tij tejkaloi 3.7 milionë shikues në mbarë botën.[28]

  1. ^ Herman, Tamar (24 gusht 2018). "BTS Reflect on Life & Love on Uplifting'Love Yourself: Answer'". Billboard (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2020. Marrë më 8 shtator 2018.
  2. ^ Russell, Mark (29 prill 2014). K-Pop Now!: The Korean Music Revolution (në anglisht). Tuttle Publishing. fq. 67. ISBN 978-1-4629-1411-1. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2016. Marrë më 22 janar 2019.
  3. ^ 정국::네이버 인물검색 [Jungkook Naver Profile] (në koreanisht). Naver Profiles. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2017. Marrë më 17 korrik 2020.
  4. ^ Kim, Mi-sook (24 janar 2019). [아이돌정보] 방탄소년단 정국, 말 한마디로 '섬유유연제 품절남' 등극. The Korea Reputation Newspaper (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2019. Marrë më 17 korrik 2020.
  5. ^ a b Jang, Eun Kyung (30 prill 2015). [더스타프로필] 방탄소년단 정국 "빅뱅 GD 선배님 본 이후로 가수를 꿈꿨어요" :: THE STAR. The Star (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2015. Marrë më 17 korrik 2020.
  6. ^ Hwang, Hye Jin (17 maj 2018). [뮤직와치]'슈스케 통편집→메인 작곡돌' 방탄 황금막내 정국, 놀라운 성장史. Newsen (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2019. Marrë më 17 korrik 2020.
  7. ^ a b Yoo, Ji-hye (23 shkurt 2017). '신양남자쇼' 정국 "7개 소속사 러브콜..랩몬 멋있어 왔다". Osen (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2018. Marrë më 17 korrik 2020 – nëpërmjet Naver.
  8. ^ Hwang, Hyo-jin (18 korrik 2013). [spotlight] 방탄소년단│④ 지민, 정국's story. Ize Magazine (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2013. Marrë më 17 korrik 2020.
  9. ^ Retno, Pravitri (15 qershor 2018). "Selain Kerja Keras Menjadi Trainee, Berikut Hal-hal yang Dilakukan Member BTS Sebelum Terkenal". TRIBUNnews (në indonezisht). Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2018. Marrë më 18 korrik 2020.
  10. ^ Bảy, Thứ (26 maj 2018). "Đây là cách các thành viên BTS được phát hiện và ký hợp đồng với Big Hit". The Thao Van Hoa (në vietnamisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2018. Marrë më 18 korrik 2020.
  11. ^ Choi, Moon-young (7 shkurt 2017). [포토] 방탄소년단 정국 '드디어 졸업합니다'. Sports Chosun (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2018. Marrë më 18 korrik 2020.
  12. ^ Han, Grace; Han, Su-won (5 shkurt 2018). "Global Cyber University". VoomVoom (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2018. Marrë më 18 korrik 2020 – nëpërmjet JoongAng Ilbo.
  13. ^ "BTS's Jungkook graduates from university with the highest honor". GMA News Online (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2022. Marrë më 2022-03-03.
  14. ^ 2019년 올해를 빛낸 가수와 가요 - 최근 13년간 추이 포함. Gallup Korea (në koreanisht). 28 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 17 korrik 2020.
  15. ^ 2016년 올해를 빛낸 가수와 가요 - 최근 10년간 추이 포함, 아이돌 선호도. Gallup Korea (në koreanisht). 25 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2016. Marrë më 17 korrik 2020.
  16. ^ 2017년 올해를 빛낸 가수와 가요 - 최근 11년간 추이, 아이돌 선호도 포함. Gallop Korea (në koreanisht). 19 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2019. Marrë më 17 korrik 2020.
  17. ^ 2018년 올해를 빛낸 가수와 가요 - 최근 12년간 추이 포함 (në koreanisht). Gallup Korea. 30 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2018. Marrë më 17 korrik 2020.
  18. ^ Hong, Hye-min (17 korrik 2018). [HI★CHINA 랭킹] 이번 주 중국이 사랑한 스타, 방탄소년단(BTS) 정국.뷔.지민.엑소(EXO) 세훈.김수현. Hankook Ilbo (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2018. Marrë më 17 korrik 2020.
  19. ^ Yim, Hyun-su (5 dhjetor 2018). "Twitter reveals BTS has 'Golden Tweet' of 2018". KPOP Herald (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2018. Marrë më 17 korrik 2020.
  20. ^ Role model references:
  21. ^ "5 Times BTS' Jungkook Showed His Love For Justin Bieber (And One Time JB Loved Him Back)". Billboard (në anglisht). 2020-07-29. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2020. Marrë më 2020-08-02. During an interview with Ozy in 2017, members of the South Korean septet shared which Western musical artists they looked up to for inspiration. RM noted Drake, V mentioned John Legend and Jungkook name-dropped Bieber.
  22. ^ BTS's Favorite Songs, a Drake Dream Collaboration and a Message to Halsey: "You're Perfect, I Love You"
  23. ^ Kim, Soo-kyung (22 shtator 2019). 블랙핑크 제니, 구글 '전세계에서 가장 많이 검색된 K팝 여성 아이돌' 1위. Hankyung (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
  24. ^ Moon, Wan-sik (6 janar 2021). 방탄소년단 정국, 2020년 유튜브 최다 검색 K팝 아이돌 1위 '2년 연속'..막강 소셜 파워 입증. star.mt.co.kr (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2021. Marrë më 6 janar 2021.
  25. ^ Herman, Tamar (9 dhjetor 2019). "BTS Fans Propel Jungkook's 'Bad Guy' Tweet to Become No. 1 of 2019". Billboard (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2019. Marrë më 6 janar 2021.
  26. ^ McGraw, Tracy (7 dhjetor 2020). "Spending 2020 Together on Twitter". Twitter (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2020. Marrë më 6 janar 2021.
  27. ^ Moon, Wan-sik (9 mars 2021). 방탄소년단 정국 78분 진행 'JK♥' VLIVE 2200만 시청..일간-주간-월간 차트 1위 [BTS Jungkook, 78 minutes to watch 'JK♥' V LIVE, 22 million...#1 Daily-Weekly-Monthly Chart]. Star News (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2021. Marrë më 9 mars 2021.
  28. ^ Choo, Young-jun (23 tetor 2018). BTS 정국, '베를린 V라이브' 방송 시청 370만명 넘어 "최다 기록". Segye (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2020. Marrë më 17 korrik 2020.