Këshilli i parë i Nikesë
Këshilli i parë i Nikeas është këshilli i parë ekumenik në botën e krishterë, që u mbajt në Nice të Bitanisë (Turqia e sotme), thirrur nga perandori romak Konstandini i I në vitin 325. Qëllimi i këtij këshilli ishte zbutja e grindjes midis arianëve dhe trinitarianëve në lidhje me natyrën e Jezusit dhe Perëndisë; sidomos kthjellimin e çështjes nëse Jezusi është pak ose i njëjtë ne thelb me Perëndinë. Shën Aleksandri i Aleksandrisë dhe Athanasi i Aleksandrisë mbështesnin njëjtësinë e Jezusit me Perëndinë, ndërsa Ariusi ishte i mendimit se Jezusi nuk ishte i amshuar dhe qëndronte nën urdhërat e Perëndisë. Këshilli vendosi me një shumicë dërrmuese kundër arianëve (nga 250-318 vetë të pranishëm, vetëm 2 vetë ishin për Ariusin). Në këtë këshill lindi edhe doktrina e parë e njëllojtë krishtere e Besimit Apostolik si edhe u vendos dita e festimit të Pashkëve, e cila është festa më e rëndësishme e kalendarit kishtar që u vendos të festohej ditën e dielë.
Këshilli i parë i Nicesë ishte histrorikisht i rëndësishëm pasiqë ishte përpjekja e parë për të arritur mirëkuptim brenda kishës me anë të një mbledhjeje që përfaqësonte gjithë krishterimin. Pas këshillit të I të Nicesë, Konstantini i cili e thirri dhe drejtoi atë, nënshkroi vendosjen e një mase mbikqyrjeje perandorake mbi kishën.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Enciklopedia katolike: Këshilli i parë i Nicesë
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Këshilli i parë i Nicesë dhe Bibla
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Krishterimi sot: Rruga drejt Nicesë