Jump to content

KFF Tiranë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KFF Tirana
Pseudonimi(et)Legjenda Bardhë e Blu, Tirona
Themeluar15 gusht 2007
StadiumiSelman Stërmasi
Kapaciteti12.500 vende
PronariOltion Kërnaja
LigaKampionati Kombëtar
2023-20244.
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

KFF Tirana (më parë quajtur Tirana AS) janë një nga klubet pioniere të futbollit të femrave në Shqipëri. Klubi u themelua në vitin 2007 dhe mori pjesë në turneun e parë kompetitiv në Shqipëri organizuar nga FSHF, së bashku me Jubani Shkodër, Tropojë, Olimpik, Rubiku, Memaliaj dhe The Door Albania.

KFF Tirana menaxhohet dhe drejtohet nga Z.Oltion Kërnaja i cili është përpjekur të vazhdojë traditën e suksesshme të ish-trajnerit Altin Rraklli, nën drejtimin e të cilit u fituan 2 trofe madhore. Gjithsesi sezonet e fundit, edhe pse Tirana AS ka dhënë paraqitje dinjitoze nuk ka fituar më trofe.

KFF Tirana u shpallën kampionë të të parit Kampionat Kombëtar në 28 janar, 2009 pasi shkatërruan 4-0 ekipin Jubani Shkodër. Bardheblutë janë gjithashtu fituesit e parë të Kupës të sezonit 2009-10.[1] Duke u bërë kështu fitues të dy veprimtarive të para zyrtare organizuar në Shqipëri për futbollin e femrave.[2]

Është dega e Futbollit (Femra) të Klubit Multisportësh SK Tirana.

Arritjet Kombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kupa e Pavarësisë së Kosovës: 2018[3]
  1. ^ RSSSF
  2. ^ Tirana AS fitojnë të parin eveniment zyrtar në Shqipëri!
  3. ^ "Tirana AS fiton kupën pas penalltive". Newsport.al. 16 shkurt 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2018. Marrë më 16 shkurt 2018.