Jump to content

Kalaja e Gjon Boçarit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kalaja e Gjon Bocarit)
Kalaja e Gjon Bocarit
Pamje e një kulle mbrojtëse në kalanë e Gjon Boçarit.
LlojiArkitekture
VendndodhjaTragjas, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri
Koordinatat40°18′40″N 19°30′09″E / 40.311242°N 19.502606°E / 40.311242; 19.502606
NdërtuarShek. XVII[1]
Organi drejtuesDRKK Vlorë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
PërcaktuarNR. 6, DT, 15. 01. 1963
Nr. i referencësVL044
TipologjiaKala mesjetare
Kalaja e Gjon Boçarit is located in Earth
Kalaja e Gjon Boçarit (Earth)

Kalaja e Gjon Bocarit është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [2]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "NR. 6, DT, 15. 01. 1963".

Kalaja e Gjon Boçarit është ndërtuar në një kodër dominuese mbi fushën e Dukatit, Tragjasit dhe fshatit Radhimë, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe asaj të Shën Gjergjit. Kjo kështjellë formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30xl8 m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. Kurtinat kanë një trashësi prej 1,80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre. Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë, kishte një gjerësi prej 0,54 m. në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore.[3]

Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. Muret e tyre, në pjesën e poshtme, përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës. Arkeologu austriak Carl Patsch në vitin 1904 përshkruan keshtjellën dhe rrenojat e zgjeruara të ndertesave ne veri te saj. Ai mendon se garnizoni që qëndronte në këtë kala, ka ndenjur ne çadra ose ndërtime druri të lehta.[3]

Nga elementët arkitektonikë kalaja përkon me rrethimet e manastireve shqiptare të ndërtuara në gjysmën e dytë të shekullit të XVII, dhe duhet studiuar akoma nëse ka pasur ndonjë ndërtim në kohën e Ali Pasha Tepelenës, pasi nuk rezulton që të ketë elementë tipikë të ndërtimeve nga ky i fundit.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Monumentet. Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës. 1989. fq. 66. La forteresse de Gjon Boçari, ressemble par ses éléments architectoniques aux encientes des monastëres de notre pays qui datent de la deuxième moitié du XVlle sc. ll reste encore â étudier la possibilité de la construction de cette forteresse à l'époque d'Ali Pacha de Tepelena. On n'y trouve pas d'éléments caractëristiques aux constructions dëfensives d'Ali Pacha {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
  3. ^ a b Karaiskaj, Gjergj (1980). 5000 Vjet Fortifikime në Shqipëri. ShB "8 Nëntori". fq. 253-255. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)