Kastriot Marku
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kastriot Marku ka lindur më, 30.09.1970 në fshatin Skuraj të rrethit Kurbin. Shkollën 8-vjeçare (1977-1985), e kreu në fshatin e lindjes në vitin 1985. Për motive politike, nuk iu dha e drejta as për të studiuar në shkollën e mesme të përgjithshme (gjimnaz), prandaj për këtë arsye pas një viti ndërprerje, detyrohet të ndjekë shkollën e mesme (1986-1990), dega Agronomi, në Milot, të cilën e përfundon në vitin 1990. Sërish për të njëjtat motive të sipërpërmendura, nuk i jepet e drejta të vijojë studimet e larta, derisa pas dy vitesh të tjera ndërpreje, tashmë në kushte të reja, nis studimet e larta (1992-1996), të cilat kreu në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi", në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. U diplomua më 4 korrik 1996, në drejtimin letërsi, me temë diplome: “Kontributi i revistës Hylli i Dritës (1913-1944) në kritikën dhe studimet letrare shqiptare”, e cila u vlerësua me mjaft nga komisioni përkatës, punim të cilin e boti si libër më vete në vitin 2000. Ka kryer studimet e Thelluara Pasuniversitare në Universitetin e Tiranës (2008), ndërsa ato Doktorale (Dr. Ph.) i kreu pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike (sot pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë), në Tiranë (2013), me temë: Shkolla Letrare Françeskane e Shkodrës. Prej vitit 1996, deri në vitin 2010, ka punuar si mësues i gjuhës dhe i letërsisë në shkollat e rrethit Kurbin si në Shkollën e Mesme të Bashkuar Gorre, në Shkollën 8-vjeçare Nr. 3, Laç, në Shkollën 8-vjeçare në Skuraj, si drejtor në Shkollën 9-vjeçare Gallatë dhe së fundmi në Shkollën 9-vjeçare Milot. Ka bashkëpunuar me mbi dyzetë organe të shtypit të përditshëm dhe atij periodik; shkencor e letrar si shqiptar ashtu edhe të huaj, brenda apo jashtë vendit me mbi 180 artikuj të ndryshëm për letërsinë dhe kulturën shqiptare, si dhe aspekte të punës didaktike në mësimdhënie, si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore dhe kuvende albanologjike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Për disa kohë ka qenë kryeredaktor i revistave kulturore “KUQ E ZI”, e cila botohet në Bruksel (Belgjikë), dhe Miqësia/Amicizia. Në vitet 2006-2010, ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit Kurbin. Në tetor 2008 është nderuar nga Shoqata Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali me titullin: NDERI I SHOQATËS Kombëtare të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, për kontributin madh që ka dhënë në forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit me Italinë, si dhe ndihmesën e jashtëzakonshme që ka dhënë në kërkimin, sudimin dhe pasqyrimin e vlerave historike dhe kulturore të Krahinës së Kurbinit. Në prill 2012 është nderuar nga Shoqata Historike Kulturore “Dilaver Kurti” Mat me çmimin: PENDA BUDI 2011, për shkrimet studimore mbi historinë mesjetare të trevës së Matit, të botuara në revistën Emathia. Është përfshirë në: Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, hartuar nga Hasan Hasani dhe botuar nga Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003. Që prej vitit 2010, banon në Milano. Ka botuar: Përhumbje, (poezi), Camaj-Pipa, Shkodër 2001 ; Kritika dhe studimet letrare shqiptare në revistën “Hylli i dritës„(1913-1944), (studim), Camaj-Pipa, Shkodër, 2000 ; Arsimi në Gallatë, (studim), Chaminade, Lezhë, 2005 ; Miloti, Guidë/Guida, shqip-italiano, Milot, 2007 ; Miloti, guidë, Milot, 2008 ; Kishat e Kurbinit. (Kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin), (studim), Geer, Tiranë, 2008; Libri i provimit, gjuha shqipe dhe leximi letrar” (libër didaktik për mësuesin dhe nxënësin), me bashkëautor Zef Pjetrin, Chaminade, Lezhë, 2005.
Albanologu Kastriot Marku i përket brezit më të ri të studiuesve të formuar pas viteve ’90. Me rënien e ideologjisë së regjimit komunist, e cila e privoi autorin nga mundësia e vijimit të studimeve të larta, profili i tij studimor akademik ftillohet në auditoret e Universitetit « Luigj Gurakuqi » të Shkodrës, ku përgjatë kërkimeve për projektet universitare shfrytëzon rastin të hulumtojë në rrënojat e kulturës shqiptare të qytetit veriak. Pikërisht bash këtu ngjizet e profilohet bindshëm formimi i tij solid filologjik, fillimisht si kritik dhe studiues i letërsisë dhe i artit, si shkrimtar dhe gazetar njëherësh e më në fund si historian e kulturolog, bibliograf e bibliofil. Punës pasionante të mësuesit dhe drejtuesit shkollor, ai i bashkangjit të gjithë pjesën e kohës së lirë të mbetur, duke e shfrytëzuar këtë në njohjen me themel të krahinës së tij Kurbinit, dhe mbi të gjitha në kërkimin, hulumtimin, skedimin dhe përpunimin e një sasie të jashtëzakonshme të dokumenteve arkivore që ai ka shfrytëzuar me vite të tëra. Veprimtaria studimore albanologjike e Kastriot Markut dëshmohet qartazi falë kërkimeve të bëra në Shqipëri në vitet 1998-2010 në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh), (Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë) (DPA) Tiranë), Arkivin e Institutit të Historisë, Arkivin e Institutit të Arkeologjisë, Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Arkivin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arkivin e Institutit të Kulturës Popullore (sot Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Studimeve të Artit), Tiranë; Arkivat e vendorë të qarqeve/bashkive/rretheve Krujë, Durrës, Lezhë e Shkodër, Muzeun Historik Kombëtar Tiranë, Muzeun Arkeologjik Tiranë, Muzeun Arkeologjik Durrës, Muzeun Historik “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Krujë, Muzeun Etnografik, Krujë, Muzeun Historik, Shkodër. Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Tiranë, Bibliotekën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, Bibliotekën e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, Shkodër, Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Bibliotekën Françeskane “At Gjergj Fishta”, Shkodër, Bibliotekën e Seminarit të Lartë Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë” (Biblioteka e Etërve Jezuitë), Shkodër, Bibliotekën Publike Lezhë, Bibliotekën Publike Krujë dhe në vitet 2010-2015, në Arkivat e bibliotekat italiane Firencës, Bolonjës, Napolit e Romës, Veronës, Venezias, Padovës, Loretos, Fermos etj, dhe veçanërisht atyre të Milanos (si në bibliotekat: Ambrosiana, Sormani, Braidense, L'Archivio Storico Civico e Biblioteca Trivulziana, Bibliotekën Françeskane, Biblioteca della Fondazione Culturale S. Fedele, Biblioteca di Scienze della storia e della documentazione storica dell'Università degli studi di Milano apo në Arkivin Shtetëror të Milanos (Archivio di Stato di Milano), ku edhe jeton prej 14 vjetësh. Mjaft të kujtojmë këtu : Archivio Storico di Congregazione de Propaganda Fide (ASCPF), Archivio Storico de Propaganda Fide (Arkivin Historik të Propagandës së Fesë), Arkivi Sekret i Vatikanit (Archivio Segreto Vaticano), Qyteti i Vatikanit, Romë, Biblioteca apostolica vaticana (Biblioteka Apostolike e Vatikanit) (BAV), Archivum Franciscanum Historicum, Archivio storico Generale dell'Ordine dei Frati Minori, (Arkivi Historik i Përgjithshëm i Urdhrit të Etërve të Vegjël Françeskanë) Roma, Archivum Romanum Societatis Iesu, Romë, L' archivio Storico della Santa Casa di Loreto/Arkivit Historik të Shtëpisë së Shenjtë në Loreto, Biblioteca Civica “Romolo Spezioli”(Biblioteka qytetëse “Romolo Spezioli”) në Fermo, Biblioteca dell'Archiginnasio, (Biblioteka e Arkigjimnazit” Bologna; Biblioteca Capitolare di Verona, (Biblioteka Kapitullore) në Verona; Biblioteca del Seminario Vescovile di Padova, Padova; Archivio di Stato di Milano, Milano (MI); Archivio storico della Provincia Sant'Antonio dei Frati Minori (Arkivi historik i Provincës së Shna Ndojit të Fretërve të Vegjël” në Milano etj.,
Veprimtaria kulturologjike në fushën albanologjike e Kastriot Markut është e shumanshme dhe e shpërndarë në më shumë se dyzetë organe të ndryshme të shtypit, qoftë atij të përditshëm qoftë atij periodik, shkencor dhe letrar, si shqiptar ashtu edhe të huaj, brenda apo jashtë vendit si : Rilindja Demokratike, Shekulli, Mësuesi, Gazeta shqiptare, Shqiptarja.com, Koha jonë, Republika, 55, Tema, Standard, Kurbini, Kisha dhe jeta, Drita, Koha javore, Bota sot, Zëri i Kosovës, Kumona e së Diellës, Orana, Kuq e Zi, Miqësia/Amicizia, Emathia, Revista Pedagogjike, Jeta Arbëreshe, Jeta Katolike, Fjala Hyjnore, Hylli i Dritës, Res Albanica, Studime mbi artin, Malësia, Haemus Plus, Jeta e re, Pasqyra e të rrëfyemit etj. Janë më shumë se 180 artikuj të ndryshëm për letërsinë dhe kulturën shqiptare, të botuar në organe dhe periodikë të ndryshëm si dhe në përmbledhje aktesh konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ku autori ka referuar kumtesat e tij.
Ka botuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përhumbje, (poezi), Camaj-Pipa, Shkodër 2000.
Studime letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kritika dhe studimet letrare shqiptare në revistën “Hylli i dritës„ (1913-1944), (studim), Camaj-Pipa, Shkodër, 2000.
Studime historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1. Arsimi në Gallatë, Chaminade, Lezhë, 2005.
- 2. Kishat e Kurbinit. (Kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin), Geer, Tiranë, 2008.
Guidë turistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Miloti, Guidë/Guida, shqip-italiano, Milot, 2007.
Librin didaktik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri i provimit, gjuha shqipe dhe leximi letrar” (për mësuesin dhe nxënësin), Chaminade, Lezhë, 2005.
