Jump to content

Nata e Kadrit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Katragjegjja)
Leximi i Kuranit në Xhaminë Djamkaran në Iran

Nata e Kadrit ose në folklorin e shqiptarë Katragjegjja (arab. لیلة القدر Laylat al-Qadr) është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.[1]

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Zbritja tek Muhammedi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natë e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën HiraMekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak (arabisht العلق al-Alaq).

Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-t okdy

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.

Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

(Kadr 97:1-5)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]