Kazaja e Pukës
Appearance
Kazaja e Pukës ishte një njësi administrative (kaza) brenda Sanxhakut të Shkodrës që funksionoi gjatë Perandorisë Osmane deri në 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.[1]
Sipas shënimeve të Salnames së Vijatetit të Shkodrës (turqisht: İşkodra Vilayet Salnamesi) të vitit 1892, kazaja e Pukës kishte 11690 frymë. Nga keto 6130 myslimanë dhe 5560 katolikë. Po aty përmendet se në kazanë e Pukës gjendeshin 9 xhami, 4 mejtepe dhe 9 kisha. Në kaza gjendeshin 1570 shtëpi të shpërndara në 46 fshatra të gjashtë bajraqeve: Kabash, Iballe, Qerret, Puke, Berishe dhe Malzi. Këtë bajraqe u drejtonin nga Bajraku i Kabashit.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. Vëll. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 49.
- ^ Kopani, Gezim (2018-11-23). "Gëzim Kopani: Kazaja e Pukes ne vitin 1892". Gëzim Kopani. Marrë më 2022-08-03.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)