Jump to content

Kazaja e Tuzit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kazaja e Tuzit ishte një njësi administrative brenda Sanxhakut të Shkodrës që funksionoi gjatë Perandorisë Osmane deri në 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.[1]

Me kalimin e një pjese të kazasë së Podgoricës, përfshi edhe Podgoricën, nën sundimin e Malit të Zi në vitin 1878, vendet si Gruda, Tuzi, Hoti e Kelmendi, që më parë ishin pjesë e kësaj kazaje mbetën pjesë e Perandorisë Osmane. Kështu me datën 29 mars 1879 u formua kazaja e Grudës me qendër Tuzin. Më 31 korrik 1879 nga emri i kazasë së Grudës merr atë të Tuzit. Kazaja e Tuzit përfshinte fshatrat Dinoshë, Milesh, Rogathë, Dheu i Zi, Vladinë, Matagush, Shipshanik dhe Vranjë, si dhe malësitë e Hotit, Grudës dhe Kastratit.[2]

Kajmakamët e kazasë së Tuzit që nga themelimi në vitin 1879 deri në aneksimin e saj nga Mali i Zi në vitin 1912 ishin:[3]

  • Haxhi Osman Pasha, 1879
  • Halil efendi Podgoriçani, 1881
  • Halil Shahab Beu, 1882
  • Shaban Beu, 1884
  • Velijudin, 1891
  • Kolonel Halil Beu, 1891
  • Kolonel Salih Efendiu, 1893
  • Kolonel Mustafa Efendiu, 1898
  • Kolonel Mehmed Efendiu, 1905
  • Abdurrezak Efendiu, 1908
  • Kolonel Ismail Haki Beu, 1908
  • Qazim Efendiu, 1909
  • Mihal Efendiu, 1911
  1. ^ Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. Vëll. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 49.
  2. ^ "Mr. Ali Bardhi: KOMUNA E TUZIT PËR TË PARËN HERË U FORMUA NË VITIN 1879". Ulqini Online - Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia. Marrë më 2023-06-20.
  3. ^ Bardhi, Ali; Kanaqi, Dr Behlul (2021-11-06). "Tuzi përgjatë shekujve osmanë". Univers. 22 (22): 23–32. doi:10.59164/univers.v22i22.706. ISSN 2959-1856.