Kisha e Shën Françeskut, Shkodër
Kisha Françeskane | |
---|---|
Informacion i përgjithshëm | |
Qyteti | Shkodër |
Koordinatat | 42°04′N 19°30′E / 42.067°N 19.500°E |
Kisha Shën Françeskut është një kishë e arqipeshkvisë Shkodër-Pult që ndodhet në lagjen Gjuhadol të qytetit të Shkodrës. Për arsye të pranëvendosjes me Kuvendin e Urdhrit Françeskan, njihen edhe thjesht si Kisha e Kuvendi i Fretënve.
Historia
Kuvendi i Gjuhadolit u themelua më 1861 prej ipeshkvit të Shkodrës, Luigj Çiurçisë, françeskan.[1] Godina e tanishme nisi ndërtimin më 1875 nga P. Tomë Markoci, ndërsa kisha nisi punimet më 1878 prej P. Gjan Pjer Ferrarit. Prej pengesave nga autoritet osmane u vonua përfundimi i kishës deri kur më 4 shkurt 1902 u nxorr fermani prej Sulltan Abdyl Hamidit II.[2]
U caktuan fretërit Françesk Melkiori dhe Lorenc Mitroviqi për të mbledhur lëmoshën për të ndihmuar ndërtimin. Si kisha ashtu dhe kuvendi u projektuan nga Fr. Anselmi (v. 25 mars 1891), por kur u kap sërish puna më 1902, projekti u prek nga inxhinieri frëng Agustin Briott. Kështu punimet si të kishës ashtu edhe të kuvendit u përfunduan më 1905.[2]
Në janar 1947 Sigurimi (Policia Sekrete Shqiptare) ruajti një kuti armësh dhe municionesh në kishë. Kur u zbuluan nga priftërinjtë françeskan, në zemërim u arrestuan disa priftërinj të kishave. [3] Kulla e kishës dhe krahu i pasëm iu nënshtruan restaurimit në 2007.
Referimet
- ^ Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 606. OCLC 41096394.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 31, 33–34. ISBN 99927-789-1-1.
{{cite book}}
: Burimi ka parametra të panjohur:|1=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Caroline Cox, Catherine Butcher (2006). Cox's book of modern saints and martyrs. Continuum International Publishing Group. fq. 185. ISBN 0-8264-8788-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)