Koloseumi
41°53′24″N 12°29′32″W / 41.89000°N 12.49222°W
Pamja e jashtme e Koloseumit në mbrëmje. |
Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian (latinisht: Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për gara gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe 72 nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 pk nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të Domitianit.[1]
Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit.
Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Antikiteti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimi i Koloseumit filloi nën urdhërin e perandorit Vespasian[1] rreth viteve 70-72. Vendi u zgjodh sepse ishte i rrafshtë mes kodrave Caelian, Esquiline dhe Palatine. Gjatë shekullit II p.e.r. vendi ishte dyndëshëm i banuar. Vendi u ç'popullarizua gjatë zjarrit të madh të Romës në vitin 64, ky Neroni përfitoi pjesën më të madhe të teritorit duke e vënë nën kontrollin e tij. Ai e ndërtoi ndërtesën Domus Aurea dhe përballë saj ndërtoi lumenj artificial të rrethuar me pavilione dhe kopshte.[2]
Territori i ngritur nga Neroni u shkatërrua nga Vespasiani dhe përkrahësit e tij. Gjithashtu Colossus u shkatërrua, si dhe pjesa më e madhe nga Domus Aurea u rrënua, lumi u rimbush me tokë dhe vendi u përgatit për ndërtesën e re Flavian Amphitheatre (Koloseumi).
Koloseumi u kompletua deri në pjesën e tretë gjatë kohës së sundimit të Vespasianit i cili vdiq në vitin 79. Niveli i fundit i ndërtimit u bë nga djali i tij Titus në vitin 80.[1] Dio Cassius paraqet se 11,000 kafshë të egra janë therrur në 100 ditët e festimit të inagurimit të amfiteatrit. Godina u modifikua nga djali më i ri i Vespasianit, Imperatori Domitian, i cili ndërtoi hypogeum, një seri tunelesh nëntokësore për të mbajtur në to kafshët dhe skllevërit. Gjithashtu iu shtua një pjesë sipër për të shtuar kapacitetin.
Në vitin 217, u dëmtua shumë nga një zjarr i madh[3] i cili shkaterroi nivelet e sipërme të drunjta të brendësisë së amfiteatrit. Nuk u rindërtua plotësisht deri rreth vitit 240 ku vazhduan dhe përmirsime të mëtejshme në vitin 250 ose 252 dhe përsëri në vitin 320. Më pas për shkak të tërmeteve Kolosumi u riparua edhe nga imperatorë të tjerë.[2]
Mesjeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koloseumi u shfrytëzua për qëllime të ndryshme gjatë kohës së mesjetës. Gjatë shekullit VI një kishë e vogël u ndërtua në hapësirën e brendshme. Arena e Koloseumit u shndërrua në varreza. Sipërfaqe të shumta të ndërtesës nën nivelet u shndërruan në shtëpi adhurimi të cilat kanë qenë të evidentuara deri në shekullin e XII. Rreth vitit 1200 familja Frangipani mbizotëroi Koloseumin dhe e fortifikoi, sigurisht duke e përdorur si kështjellë.
Disa dëmtime pësoi gjatë tërmetit të vitit 1349, duke shkaktuar rrënimin e pjesës jugore. Shumica e gurëve të rënë u shfrytëzuan për ndërtimin e vendeve, kishave, spitaleve si dhe ndërtesave të tjera edhe jashtë Romës. Paria fetare krishtere u vendos në pjesën e tretë veriore të Koloseumit rreth mesit të shekullit XIV duke qëndruar aty deri në vitet e hershme të shekullit XIX.[2]
Moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë shekullit XVI dhe XVII Popa Sixtus V (1585-1590) planifikoi të shëndërronte ndërtesën në fabrikë për përpunimin e leshit me qëllim ngritjen e punësimit dhe uljen e prostitucionit në Romë, por ky planifikim dështoi për shkak të vdekjes së tij.[4] Në vitin 1671 Kardinal Altieri autorizoi përdorimin e tij për luftra mes demave. Reagimi publik ndikoi për mënjanimin e kësaj ideje.
Koloseumi sot është atraksioni më i madh turistik në Romë duke u vizituar nga miliona vizitorë nga e gjithë bota. Ky efekt ndikoi në realizimin e disa projekteve restauruese gjatë viteve 1993 dhe 2000, duke kushtuar rreth 40 miliard Lira Italiane ($19.3m / €20.6m në v.2000). Në vitet e mëvonshme u bë simbol ndërkomëtar kundër dënimit me vdekje, dënim që u largua nga Italia në vitin 1948. Disa demonstratat kundër dënimit me vdekje u mbajtën pikërisht para Koloseumit në vitin 2000.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i Koloseumit gjatë kohës është besuar të jetë ndarë nga statuja kolosale e Neronit.[1]
Emri më pas u ndërrua në Coliseum gjatë kohës së mesjetës njohur edhe në Shqip, por Flavian Amphitheatre përgjithësisht është emër i pa njohur. Në Itali amfiteatri akoma njihet si il colosseo, dhe në gjuhët tjera romake njihet me emër të ngjashëm si le colisée (frëngjisht), el coliseo (spanjisht) dhe o coliseu (portugalisht). Koloseu është i dyti ne bote per nga shtrenjtësia e tij
Përshkrimi strukturor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koloseumi ka lartësi 48 metra (157 ft / 165 këmbë Romake), gjatësi 189 metra (615 ft / 640 këmbë Romake), dhe gjerësi 156 metra (510 ft / 528 këmbë Romake), me një shtrirje sipërfaqësore prej 6 hektarësh. Muri i tij i jashtëm origjinal arrin gjatësi 545 metra (1,788 ft / 1,835 këmbë Romake) dhe vlerësohet të ketë mbi 100,000 metra kub (3,531,466 ft³) guri ristalorë së bashku me 300 ton çelik.[2] Sidoqoftë, ka pësuar dëmtime të shumta gjatë shekujve, kështu që ka mbetur pjesa veriore akoma e ngritur.
Dyqind e dyzetë (240) shtylla zbukuruese ishin të vendosura në majë të hatullave. Roli i tyre ishte mirmbajtja e strehës njohur si velarium, kjo mbronte spektatorët nga shiu dhe dielli.[1]
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koloseumi është përdorur për t'i mbajtur gladiatorët dylufitmet e tyre si dhe shumë organizime dhe manifestime të tjera që kryesisht kishin karakter luftarak.
Organizimet e manifestimeve të ndryshme janë mbajtur si nga shteti ashtu edhe nga individë me prestigj të lartë. Shembull: perandori Trajan për të festuar fitoren e tij në Dacia në vitin 107 ka mbledhur 11,000 kafshë dhe 10,000 gladiatorë të cilët në një periudhë prej 123 ditësh kanë luftuar mes tyre.
Koloseumi në kulturën popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Statuja ikonike e Koloseumit është paraqitur në shumë filma të njohur si dhe në shumë tema të tjera kulturore nga të cilat mund të përmendim:
- Kënga nga Cole Porter You're the Top muzika nga Anything Goes (1934) ku përfshin vargun "You're the Top, You're the Colosseum" (Ti je kulmi, ti je Koloseumi)
- Në vitin 1953 në filmin Roman Holiday, koloseumi shërben për krijimin e disa skenave.
- Në vitin 1954 në filmin Demetrius and the Gladiators
- Në vitin 1972 në filmin Return of the Dragon, Bruce Lee dylufton Chuck Norris në Koloseum.
- Në filmin e Ridley Scottit në vitin 2000 Gladiator,
- Në vitin 2003 në filmin The Core
Refereditore, ISBN 88-04-11896-2
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Libri: "The Colosseum", botues: Harvard University Press, vendi: Cambridge, ISBN 0-674-01895-8
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Bird's Eye View" of the Colosseum Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Colosseum. |
- Satellite view of Colosseum — at WikiMapia = Google Maps + Wiki
- LacusCurtius entry on the Colosseum
- Photos and podguides of Rome Free images and audio guides of the Colosseum
- Colosseum Information about the Colosseum and photo gallery on worldstadia.com
- The Roman Colosseum, Rome virtual reality movies and free audio guide for iPod or MP3
- The COLOSSEUM — a site on the Roman amphitheatre
- ArtLex Art Dictionary — a cross-section view of the colosseum
- Colosseum's Flora
- Photos Colosseum (Ipix panorama)
- Views of the Flavian Amphitheatre (Coliseum)