Shko te përmbajtja

Kryengritja antiosmane e vitit 1689 në vilajetin e Rumelisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e kryengritjeve bullgare në shek. XVII

Kryengritjet antisomane të vitit 1689 në vilajetin e Rumelisë[1] - me ardhjen e turqeve osmanllijGadishullin Ballkanik në vitin 1392 për popujt e Ballkanit filloi terrori dhe zija nën sundimin e turqve osmanlli në pushtet.

Populli i viseve të Maqedonisë për herë të parë për çlirim dhe pavarësi u çua në kryengritje sipas emrit “Kryengritja e Karposhit”, për këtë kryengritje sikur ishte lufta e autro-turke e vitit 1683, ku austro-hungarezët korrën fitore të thellë në tokat e pushtuara nga ana e turqëve.

Në anën tjetër, shtypjet, terrori dhe sjellja e turqëve kundër popullit të Ejaletit të Rumelisë në këto troje, bënë përgatitje në teritore banda hajdutësh, ku në shekullin e XVII u arrit kryengritja për çlirim nga pushteti turko-osmane.

Në vitin 1683 turqit osmanllij përsëri u gjendën në Vjenë të bindur se kishin gjetur momentin përsëri të mernin qytetin e Vjenës, e cila ishte zemra e Evropës, sepse Austria ishte e angazhuar me politikën agresive që bënte Franca me në krye me mbretin Luigji XIV (16431715) dhe me çështjen e pazgjidhur të Hungarisë. Duke parë se polakët dhe hungarezët rrezikoheshin nga turqit dhe nga mbreti Jan Sobjeksi në vitin (16741696) u erdhën në ndihmë austriakëve, kështu që korrën fitore ndaj turqëve. Së shpeti këtyre u bashkangjit edhe republika e Vjenës, kështu që më 5 mars të vitit 1684, u formua e ashtëquajtura “Lidhja e shenjtë”, e cila e vazhdoi luftën kundër turqve osmanli në disa sektorë (vende).

Në vitin 1686 në anën e tyre u përkrah edhe Rusia, kështu që erdhi deri te lufta e gjatë ballkanike, që do të përfundojë me nënshkrimin e paqës së Karlovçit në vitin 1699 (midis Austrisë, Polonisë, dhe Vjenës) dhe Paqja e Stambollit në vitin 1700 (edhe me Rusinë). Sipas kësaj, turqit osmanë, për herë të parë në historinë e tyre, ishin të detyruar të lëshonin territore të mëdha kundërshtuarëve të tij.

Edhe pse pas kësaj paqe aleatët vazhduan luftën dhe korrën fitore në shumë vende duke i kthyer tokat e pushtuara në drejtim të Beogradit. Kështu që më 6 shtator të vitit 1688, morën Beogradin, kurse gjatë verës, nën udhëheqjen e Mark Grof Ludvig Badenskit, komandati kryesor në luftën austro-turke mori qëndrim që të vazhdojë lufta në jug të Beogradit dhe arritën deri në Nish, më 24 shtator të vitit 1689.

Në duar të turqve ra edhe kështjella e Nishit, e cila ishte si qendër dhe udhëkryq për mbrojtje. Prej Nishit, ushtria austriake vazhdoi operacionet në dy drejtime. Njëra anë e udhëhequr nga Ludving Badenski, u drejtua nga veriu për të çliruar territorin e Danubit, kurse në drejtimin e dytë, E.S. Nikolamini, mori vendim të depërtojë nga Kosova dhe të arrijë në Detin Adriatik.

Sukseset e këtyre aleatëve ndaj turqve zgjuan shpresat edhe të popujve tjerë të Gadishullit Ballkanik edhe pse erdhi koha çlirimit të tyre. Ata filluan të çohen masivisht në kryengritje kundër pushtetit dhe qeverisë turke, posaçërisht në ato rajone ku ishin austriakët dhe venedikasit.

Ballkan filluan të këndohen këngë për mbretin polak dhe austriak. Këto me shkathtësi filluan t’i çojnë të gjithë popujt e Ballkanit në kryengritje kundër turqve duke iu bashkuar forcave ushtarake.

Qëllimi i gjithë kësaj lufte ishte që Turqia të dëbohej prej Gadishullit Ballkanik. Në vitin 1689, u detyruan të fillojnë luftën në një drejtim tjetër, kundër Francës.

Sa më shumë që austriakët depërtonin në jug, këtyre iu bashkangjitën edhe popujt tjerë ballkanikë kundër ushtrisë turke. Kur gjenerali Pikolomini mori urdhën prej Nishit nëpërmjet Prokupjes, në Kosovë me 8800 këmbësorë dhe ushtarë, me të cilën u bashkangjitën edhe 3400 vullnetarë serbë, në krye me Pavle Nestkoviq Diak.

Për një kohë të shkurtër, kah mesi i tetorit hynë në Prishtinë, ku ishin të pritur nga qindra mijëra shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin në gjendje edhe këta u bashkangjitën në luftë kundër turqve. Në hyrjen e Ballkanit, me ushtrinë në Prishtinë, mbajti fjalim para popullit duke i bindur se turqit pësuan disfatë të madhe dhe do të pësonin edhe më tutje duke kërkuar që edhe ata t’iu bashkangjiten në këtë luftë.

Përkeqësimi i gjendjes ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta e popullit në zonat e sotme të Maqedonisë u përkeqësua edhe më tepër gjatë luftrave-turke. Turqit filluan të vëndojnë tatime të mëdha, të sillen keq duke ua mbledhur drithërat, kafshët, drujt dhe prodhime tjera bujqësore.

Kështu që në vitin 1688, në një urdhër të dhënë nga kadiu i Xhuma Pazarit, u dha urdhër që të udhëhiqet ushtria e cila luftonte në Greqi. Atyre u dha urdhër që të mblidhet edhe elbi, mielli dhe gjalpi i pastër si dhe sende tjera për të ushtrisë.

Mbledhja e këtyre tatimeve të popullit i kushtoi normat e veta,të gjitha këto tatime ti dërgojnë nëpër punktetë caktuara. Për këto dërgime korje fshirjeve raajonet e Shtipit, Kriva Pallankës edhe Shkupit nën dërgime e qeverisë së atëhershme turke ti dorëzojnë sa më shpejtë për mbajtjen e ushtrisë turke.

Në shtator të vitit 1687Moskë shkoi mitropoliti i Shkupit, Evtimi, i cili atje tha: “Nuk jetojmë, por vuajmë prej atyre zotërve të cilët kanë vendosur tatime të rënda.” Në këto kohëra popullata në Maqedoni vuante nga plaqkitjet e ushtarëve turq, të cilët kishin dezertuar.

Në rajonin e Radovishit u paraqit uji i gjyrtë me emrin Topall Alija, i cili kryente punë me vetëdëshirë dhe nuk ishte në gjendje që askush ta ndalojë sidomos në të ishte Jevgen Pasha Begu i më pëparshëm i Rumelisë, drejtues i ujërave të mëdha në pjesën e EvropësPerandorisë Osmane, ku binte edhe gjithë Maqedonia në reth 10.000 plaçkitës. Ai plaçkiste në Gadishullin Ballkanik. Qeveria e atëhershme donte që të përfitonte për vete duke i propozuar funksionet më të larta me qeverinë e atëhershme.

Qeveria e atëhershme bëri mobilizimin e popullatës myslimane e quajtur nefirijan dhe pati sukses ta asgjësoi këtë njeri, të padëgjueshëm dhe në shkurt të vitit 1689 u eliminua.

Zhvilimi dhe përhapja e lëvizjes së hajdutëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta që zhvilloheshte në mes austriakëve dhe turqve osman në pjesën jugore të Serbisë dhe Kosovës dhe tatime të mëdha që patën vënduar turqit në popullin Maqedonisë Lindore popullin e kaploi varfëria dhe skamja, kështu që u paraqitën grupe hajdutësh të cilët nëpër shumë vise dhe fshatra plaçkisnin popullin si dhe karavanet turke. Turqit, duke parë rrezikun dhe jetën e pasigurtë nga këto grupe hajdutësh sulltani në vitin 1686, në pjesën veri-lindore të Maqedonisë dha urdhër që të zihen të gjithë këto grupe dhe të asgjësohen, sidomos në rajonin e Kriva Pallankës, ku plaçkisnin më së shumti.

Në krye të këtyrë grupeve hajdutësh në vitin 1689 ishte Karposhi, i cili vepronte në disa rajone të Maqedonisë, kurse turqit mundoheshin se si ta zinin, për rajonin e Nishit, Leskovicës dhe Vranjës me fjalë të tjera në rajonet ku zhvilloheshte lufta mes austriakëve dhe turqëve. Turqit, duke e parë se Karposhi me grupet e hajdutëve nuk mund të ziheshinë, sulltani urdhëroi që Karposhit t`i falen të gjitha gabimet që ka bërë dhe Karposhi u emërua si oficer i rajonit të Kunstendilit, Sirshnik, Shtipit, Radovishit dhe Demir Hisarit, kështu që Karposhi njeri i hajdutëve, u vendos në postën më të lartë turqve osmanë.

Kjo ishte një fitore e madhe e turqëve. Për këtë i dhanë poste të madha në këto vise.

Situata në fillim të kryengritjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezistenca e popullit ne territorin e Maqedoni kundër sundimit turk, përveç ikjes së fshatarëve nëpër male dhe hedhjes në trazira lokale, shfaqej edhe me anë të hajduterisë. Nuk është e njohur pikërisht se kur është paraqitur lëvizja e hajdutëve. Gjithsesi ajo është krijuar në fillim të sundimit turk.

Të dhënat më të vjetra për hajdutërinë i përkasin vitit 1502. Bëhet fjalë për një urdhër të sulltanit, dërguar gaveriarit të Kazasë së Shkupit, prej të cilit mësohet se ishin zënë 6 hajdutë dhe ishin dënuar me vdekje.

Gjatë shekullit të XVI, hajdutëria në Maqedoni kishte marë përmasa të gjera. Nëpër Maqedoni paraqiteshin një numër i madh bandash hajdutësh, numri i të cilëve ishte 20-30 veta. Ka pasur edhe banda numri i të cilave arrinte deri në 300 veta. Në krye të bandave qëndronte hambushi ose vojvoda. Ndër të cilët ka pasur edhe gra.

Zakonisht çetat e hajdutëve mblidheshin rreth Shën Gjergjit e shpërndaheshin rreth Shën-Mitrit. Kanë ekzistuar edhe banda të tilla hajdute, të cilat nuk shpërdaheshin gjatë tërë dimrit. Në kohën e dimrit hajdutët strehoheshinte njerëzit e besueshëm nëpër fshatra ose manastire. Këta njerëz quheshin jatakë. Sipas thënies popullore pa jatakë nuk ka as hajdutë.

Më së shumti hajdutë bëheshin fshatarët. Më të rrallë ishin qytetarët, klerikët dhe murgjit. Veprimet e bandave të hajdutëve maqedonas, më së shpeshti drejtoheshin kundër pronave të feudalëve të urryer turq. Digjeshin depot me drithë të spahinjve, si dhe vriteshin ose rrëmbeheshin kafshët e tyre. Rallë hajdutët i sulmonin dhe plaçkitnin edhe karavanet e tregëtarëve, për të cilë, pushteti turk maqedonas intervenonte ashpër.

Gjithashtu sulmoheshin edhe mbledhësit e tatimeve. Deri në gjysmën e shekullit të XVI, rrezistenca e popullit e maqedonas që shprehej nëpërmjet hajdutëve, në të shumtën e rasteve ishte stihike dhe e paorganizuar. Krejt kjo, e detyroi pushtetin qëndror turk të ndërmerrte veprime më të urta dhe më gjëra.

Në vitin 1682 u dërgua urdhëresa e sulltanit ndaj drejtuesve të Manastirit, Follorinës, Prilepit, Kosturit, Veselit, Shkupit dhe qyteteve tjera maqedonase, që me ushtritë e tyre të zbulonin dhe të luftonin hajdutët. Hajdutë të tillë, theksohej në urdhëresë: “Ditën fshihen e natën sulmojnë nëpër shtëpi dhe bëjnë pështjellime dhe trazira…”.

Për kundër ndjekjeve të ndërmara, osmanët nuk ia dolën ta asgjësojnë lëvizjen e hajdutëve. Hajdutëria në Maqedoni, mori përmasa më të gjëra, posaçërisht në shekullin e XVII. Në këtë periudhë, hajdutët maqedonas, filluan të sulmonin më shpesh edhe qytetet. Dy herë u sulmua edhe bezisteni i Manastirit.

Lëvizja e hajdutërisë në Maqedoni, nuk ishte e drejtuar kundër popullatës turke, por vetëm kundër organeve të urryera turke të pushtetit dhe ndihmësit e tyre. Në këngën e popullit maqedonase, hajdutët dhe si mbrojtës të popullit dhe luftëtarët për liri.

Kryengritja e Karposhit në vitin 1689

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga fundi i shekullit të XVIIMaqedoni u krijuan kushtet të përshtatshme për ngritje në një kryengritjeje të armatosur kundër sundimit osman. Pas ngadhënjimit të ushtrisë austro-polake mbi atë turke në Betejën e Vjenës në vitin 1683, austriakët kaluan në sulm dhe si rezultat i kësaj, në vitin 1689, arritën edhe në territorin e Maqedonisë.

Qysh para se të depërtonte ushtria austriake në Maqedoninë Veri-Lindore, lëvizja çlirimtare e popullit maqedonas ishte zmadhuar dhe kah mesi i tetorit të vitit 1689 u rrit deri edhe në kryengritje. Në krye të kryengritjes, qëndroi hajduti i famshëm Karposhi. Osmanëve ai u ishte njohur me aksionet e tij heroike.

Prandaj erdhi urdhër i shpejtë nga pushteti qendror deri te qeveritarët e Vranjës, Nishit, Leskovcit dhe të qyteteve tjera të bashkonin forcat e tyre dhe ti sulmonin kryengritësit maqedonas. Me atë rast që është e theksuar që në ç`do mënyrë të zihet të dënohet Karposhi, i cili komandonte me mijëra kryengritës maqedonas.

Qendra e kryengritjes së Karposhit gjendej mes Qystendilit dhe Shkupit. Rreth Kriva Pallankës, tanimë ishte çliruar një territor i madh. Karposhi siguroi ndihmë edhe nga vetë perandori austriak Leopoldi I, prej të cilëve madje mori kurorën e mbretit dhe fitoi famë nën emrin Mbreti i Kumanovës.

Në qytetet e çliruara, Kumanova dhe Kriva Pallanka, Karposhi ndërtoi edhe fortesa në të cilin vendosur shumë kryengritës. Me 3.000 kryengritës, Karposhi u paraqit që të sulmojë edhe vetë qytetin e Shkupit. Kryengritësit e tij edhe pse hynë në Shkup, megjithatë dhanë përkrahje të madhe austriakëve me rastin e pushtimit të qytetit.

Ndërkaq për shkak të mbretërimit të epidemisë, gjenerali austriak Pikolomini, urdhëroi që të digjet Shkupi drejtëpërdrejtë para tërheqjes së ushtrisë austriake. Së shpejti pastaj, ushtritë e bashkuara osmane dhe fetare kalua në kundërsulm. Në nëntor në vitit 1689, ushtritë turke-tatare bënë një depërtim të fuqishëm në qendër e territorit të çliruar kryengritës dhe pushtuan qytetet e fortifikuara Kriva Pallankë dhe Kumanovë.

Me atë rast kryengritësit pësuan humbje të mëdha. Ka qenë i rënë robër edhe një numër i madh kryengritësish, ndër të cilët ishte edhe prijësi i tyre, Karposhi.

Fillimi, rrjedhja dhe fundi kryengritjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 31 tetor të vitit 1689, ushtria austriake e udhëhequr nga gjenerali Pikolomini hyri në Shkup. Në letrën te perandori austriak gjenerali shkruan: Shkupi është i madh pothujse sa Praga. Ai është pa mure dhe e gjeta të braktisur dhe të zhvendosur nga të gjitha sendet e çmuara, mirëpo shumë mirë i furnizuan me mall.

Mirëpo në qytet ka pasur epidemi të kolerës gjenerali ka urdhëruar qytetin të digjet. Territori i lirë shtrihej mes qyteteve të Qystendilit dhe Shkupit, por kanë qenë të çliruara qytetet e Kriva Pallankës, Kumanovës, më vonë dhe Shkupi, pasi çliroi Kumanovën, Karposhi filloi ti mbronte me kështjella qytetet e çliruara.

Për të nxitur kryengritjen e popullit maqedonas, perandori austriak Leopoldi, i dërgoi kapelen e sundimtarit-kalpakun, Karposhit. Në mesin e kryengritësve, Karposhi fitoi lavdi dhe përkrahje si Mbreti i Kumanovës. Në pjesën e dytë të tetorit, ushtria osmane nën udhëheqjen e khanit të Krimesë Selim Giraj do të sulmonte Kriva Pallankën.

Në pamundësi që ta mbronin qytetin, kryengritësit u tërhoqën kah Kumanova. Atje i bënë një kundërshtim të rreptë ushtrisë së madhe osmane. Krahas rezistencës heroike dhe humbjes së mëdha njerzore, kanë qenë të zënë shumë kryengritës, në mesin e të cilëve ka qenë dhe Karposhi. Osmanët morën edhe Shkupin, me ç'ka kryengritja do të shuhej. Te Ura e Gurit, në Shkup, Karposhi do të ekzekutohej mizorisht duke e ngulur në hunj.

Periudha e Karposhit paraqet situatën gjatë regjimit të Perandorisë Osmane. Ai, edhe pse paraqiste një forcë simbolike ndaj asaj osmane, patriotizmi dhe ndjenjat antiosmane mobilizuan së bashku një grup të vogël që do t’i bënin ballë një ushtrie të madhe që në atë periudhë ishte e pamundur fitorja e pritur.

Vendosmëria e tij zë vend të rëndësishme në në pjesën e rezistencës anti-osmane të Historisë së Maqedonisë. Afër Urës së Gurit, Karposhi i kapur rob, u nxor para komandantit kryesor të ushtrisë osmane, Selim Giraj dhe u ngul në hu, pastaj e shpuan në kriza tetare dhe e hodhën në Lumin Vardar, diku nga fillimi i muajit dhjetor të vitit 1689.

11 tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë të dalë nga kryengritja e Karposhit dhe Ilindenit, por edhe në përpjekjet për çlirim social dhe kombëtar të investuara në Luftërat Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Duke kaluar rrugën e zhvillimi të tij shumë dekadash dhe rritjeje si pjesë e RSFJ-së, kurse në 16 vitet e fundit si shtet i pavarur, duke e përballuar konfliktin e vitit 2001 me Marrëveshjen Kornizë, Maqedonia, e cila është anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, sot po bën hapat e saj drejtë rrugës së integrimeve euroatlantike.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në kryengritjen e pranëverës 1689

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Angazhimi i shqiptarëve në anën e austriakëve u bë më i dukshëm në pranverën e vitit 1689, kur konti Ludvig Badeni, komandant i frontit austriak vendosi të pushtonte Nishin dhe nëpërmjet Prokupjes të kalonte në Kosovë. Nëpërmjet Prizrenit dhe Kukësit, ai deshi të dilte në Shkodër e në Detin Adriatik për të ndarë Bosnjën dhe Hercegovinën nga Porta e Lartë. Me një thirrje të veçantë, konti i Badenit i ftoi popujt e Ballkanit për t’u bashkuar me ushtrinë e tij.

Kur forcat ushtarake hynë në tokat ballkanike, në to u përfshinë serbë, bullgarë, grekë e shqiptarë. Në afërsi të Nishit u zhvillua një betejë e ashpër (24 shtator 1689), e cila përfundoi me fitoren e austriakëve. Osmanët lanë në fushën e betejës 10 000 të vrarë. Pas kësaj fitoreje ushtria austriake u nda në dy pjesë: e para e komanduar prej kontit të Badenit, u nis drejtë Vidinit (Bullgari), kurse e dyta, me gjeneral Pikolominin në krye, u nis për në Kosovë, ku u prit nga shqiptarët. Shqiptarët ishin gati të pranonin mbrojtjen e perandorit austriak. Të njëjtin veprim bënë edhe shqiptarët e Kelmendit. Kur Pikolomini hyri në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës deklaruan se ishin me perandorin. 6 000 shqiptarë ortodoksë (Albanensen) u bashkuan me austriakët. Pikolomini të njëjtën situatë ndeshi edhe në Prizren. Banorët e qytetit i dolën përpara dhe e pritën me nderime. Rreth 5 000 shqiptarë me kryepeshkopin e tyre, Pjetër Bogdanin, e përshëndetën me breshëri të shtënash. Gjenerali kërkoi nga shqiptarët, që hynin në ushtrinë austriake, t’u bindeshin oficerëve austriakë dhe të mbanin armët, ndërsa të tjerët duhej të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Burimet austriake, angleze e papale pohojnë se pranë Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarë. Sipas një përllogaritjeje 5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga Peja, 6 000 nga Klina dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni.[2] Shqiptarë të tjerë, të palidhur me ushtrinë austriake, vazhdonin kryengritjen. Kur forcat austriake hynë në Prizren, 3 000 kryengritës shqiptarë morën Pejën. Sapo gjenerali Pikolomini kaloi në Shkup (25 tetor 1689), shqiptarët shprehën gatishmërinë për të hyrë nën mbrojtjen e austriakëve. Një grup kryengritës u nis drejt Tetovës për ta pastruar krahinën nga forcat osmane, që ndeshën në rezistencë në Kaçanik. Ndërkohë forca tatare nga Krimea, hynë në Prishtinë, por u thyen nga shqiptarët e Prishtinës.Sipas burimeve osmane, me austriakët ishin bashkuar Peja, Prizreni, Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuçiterna, Kosova (Bellasica), Jenipazari (Pazari i Ri), Mitrovica, Shkupi, Çiçaku, Plevla, Jagodina, Kumanova etj.[3]

  1. Në jug të Bullgarisë u formua provinca autonome e Rumelisë lindore me kryeqendër Filipoli (Plovdivi) dhe në pjesën perëndimore të Rumelisë u krijuan njësit të llojit të provincës: Edirne, Selaniku dhe Manastiri. Në vitin 1885 Bullgaria do ta aneksonte Rumelinë Lindore dhe me Traktatin e Bukureshtit (1913) Vilajeti i Manastirit do të merrej nga Serbia, Vilajeti i Selanikut nga Greqia, ndërsa Vilajeti i Edrenesë mbetej nën sundimin osman. Gjatë shekullit të XV dhe të XVI, Rumelia paraqitej si burim ushtarësh të krishterë, që luftonin për Perandorin Osmane e që merrnin poste të niveleve të larta. Rumelia, ishte gjithashtu një qendër e kulturës së perandorisë, ku lulëzonin shkollat fetare (medresetë) dhe xhamitë si në Shkup, Shtip, Prizren, Prishtinë, Manastir dhe Edirne. Shoqëri vëllazërore të mistikëve myslimanë gjenin përkrahje të gjërë edhe në rrethinën e vilajetit, si në Bullgari, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë.
  2. Selami Pulaha (2002). "Kreu II: Zhvillimi Politik i Tokave Shqiptare. Kryengritjet e Armatosura (Shek. XVI – Mesi i Shek. XVIII)". përmbledhur nga Petrika Thëngjilli (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. Pjesa e Tretë: Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet 20 të shek. XIX. Akademia e Shkencave e ShqipërisëInstituti i Historisë. fq. 560–586. ISBN 99927-1-622-3. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016.
  3. Në këtë drejtim duhet përmendur edhe Dhimitër Drançin dhe presbit Gjinin nga Novobërda, të cilët në vitin 1382, mbanin lidhje afariste me Raguzën. Prania e arbërve në Kosovë, gjatë feudalizmit të zhvilluar, mund të shpjegohet edhe me disa shembuj nga sfera e toponimeve të përkatësisë arbërore. Vend të rëndësishëm në këtë drejtim zënë toponimet: Unjemir (Ujmiri i sotëm), Lloçan dhe fshati Arbanas. Në krisobulën e vitit 1348Stefan Dushanit (mbi themelimin e manastirit të shenjëtorëve Mihal e Gabriel në Prizren), zihen në gojë edhe një sërë fshatrash arbërorë: Gjinovci, Magjerci, Peggogllavci, Flokovci, Çruca, Çaparçi, Gonovci, Shpinadinci dhe Novaci, e mbi të gjitha aty arbërit përmenden me emrin e tyre etnik. Ky fakt jo vetëm që dëshmon praninë e popullsisë arbërore në Kosovë, por njëkohësisht, në aspektin juridik, atë e paraqet të nivelizuar me popullsinë serbe. Jo rastësisht shkurtazi përmendëm praninë e arbërve në Kosovë, sepse pikërisht në territorin e tyre u zhvillua Beteja e famshme e Kosovës (15, përkatësisht 28 qershor 1389).... Të gjitha personalitetet historike nga taborri i krishterë, të cilët janë flijuar në Komplotin Bajazi I - Vuk Brankoviç, për pushtet e mirëqenie vasale osmano-serbe, janë personalitete shqiptare ose të përkatësisë vllahe, amalgam ky iliro-roman, siç ishte edhe kosovari përlepnicas anamoravas - Lazar Pribezi, dhëndër i fisnikut serb nga Krushevci i Shumadisë. Të gjithëve, përpos Lazarit, vrasësi ua humbi edhe varret, përfshirë edhe varrin e princit Theodor Muzaka II.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]