Jump to content

Rumelia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rumeli)
Rumelia me 1801

Rumelia ishte hapësira e Ballkanit të cilën popujt e vjetër e konsideronin si toka të popullsisë së romanizuar për nga mënyra e jetesës e që dalloheshin nga mënyra e jetesës në Anadoll. Që me fillimin e pushtimeve osmane në Evropë në shekullin XV ky emërtim fillon të depërtojë edhe në pjesën tjetër perëndimore dhe veriore botës. Në fillim osmanët gjitha trojet ballkanike që i merrnin nën kontroll i fusnin nën administrimin e një Vilajeti (Rom elajet) të krijuar në hapësirën Ballkanike me qendër në Sofje.

Zanafila e emërtimit Rumelia edhe pse nga shumë burime theksohet të jetë si krijim i vilajetit (shkrime të ndryshme ilajet, elajet, vilajet) në hapësirën të cilën vendasit e quanin vetën rumanë duket të ketë qenë një hapësirë e gjerë e cila nga shkruesit e historisë të jetë interpretuar si Greqia[1] apo Bizanti[2] ashtu që të dallohej nga pjesa perëndimore e Perandorisë romake. Si do që të jetë në gjuhën shqipe si pasuese e fjalës Rumelia del të jetë fjala Rumania (gjuhët tjera Romania). Po ashtu njësi administrative e krijuar ngjashëm si Rumelia por nga ana perëndimore, në të cilën ngjashëm janë futur disa popuj të vjetër autoktonë si Dakët, Vllahët etj. Nga historianët si emër duket të jetë regjistruar me krijimin e Vilajetit të Rumelisë nga ana Perandorisë Osmane.[3]

Vilajeti i Rumelisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tokat e pushtuara bizantine nga mesi i shekullit XIV, osmanlinjët i ndanë në pesë pjesë të ndryshme të cilat i administronin oficerë të kalorësisë osmane. Po ashtu individ vendas që ktheheshin në fen islame futeshin në administratë. Ndër vite ndryshojnë edhe hapësira edhe njësit territoriale më 1864 renditen në hierarkinë e perandorisë nën Vilajetin e Rumelisë. K vilajet ndahej më tej në njësi të quajtur Sanxhaqe, njësi të llojit nën-provincë. Më vonë në 1878 formohet vilajeti i Danubit, pas të cilit më 1867 pasojnë Vilajeti i Janinës dhe i Thesalisë (i Selanikut). Me Traktatin e Berlinit (1878) nga Vilajeti i Danubit krijohet shteti i sovran i Bullgarisë nën ndikimin osman, Në jug të Bullgarisë u formua provinca autonome e Rumelisë lindore me kryeqendër Filipoli (Plovdiv) dhe në pjesën perëndimore të Rumelisë u krijuan njësit të llojit të provincës: Edirne, Selaniku dhe Manastiri. Më 1885 Bullgaria e anekson Rumelin lindore dhe me Traktatin e Bukureshtit (1913) vilajeti i Manastirit merret nga Serbia dhe vilajeti i Selanikut nga Greqia ndërsa vilajeti Edirne mbetej nën sundimin osman.

Gjatë shekullit të XV dhe XVI, Rumelia paraqitet si burim i ushtarëve krishterë që luftonin për Perandorin Osmane e që merrni poste të niveleve të larta. Rumelia, gjithashtu ishte një qendër e kulturës së perandorisë, ku lulëzonin shkollat fetare (medrese) dhe xhamitëShkup, Shtip, Prizren, Prishtinë, Manastir dhe Edirne. Shoqëri vëllazërore të mistikëve myslimanë gjenin përkrahje të gjërë edhe në rrethinën e vilajetit si në Bullgari, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë.[4]

Rumelia në Evropë më 1899

Para se te krijohej si pashalluk qeveritar i ketyre tokave ishte Bejlerbegu i Rumelise i njohur si lala i Muratit, Lala Shahin Pasha. Me 1362 Selia e tij gjendej ne Plovdiv (Filibe, Philippopolis). Me 1382 selia u zhvendos ne Sofje.

Lista e pashallarve:

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Greqia si emër i ndonjë njësie nuk figuron në harta deri me formimin e shteti të quajtur Greqi
  2. ^ Njësi sovrane , emër i cili përdoret shpesh i ngatërruar me termin "Greqia" - si njësi fetare"
  3. ^ Der grosse Brock Haus, Band 18 f.342: Emërtim turk për Turqinë evropiane deri më 1864
  4. ^ Të dhënatEncyclopædia Britannica (ang.)