Kryqi i Kuq i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kryqi i Kuq i Kosovës (anglisht: Red Cross of Kosova) është Shoqatë Kombëtare e pavarur, humanitare, vullnetare dhe joprofitabile, e themeluar në vitin 1945. KKK merret me lehtësimin e vuajtjeve të individëve dhe bashkësive të rrezikuara përmes programeve të fokusuara, prioritare dhe të qëndrueshme si ndihmëse e autoriteteve qendrore dhe lokale, në përputhje me Parimet Themelore të Lëvizjes së KK/GJK. [1] [2]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga viti 1908, edhe në Kosovë u shfaq ideja e parë për themelimin e Kryqit të Kuq dhe kjo ide erdhi nga një Hoxhë dhe një Prift nga Gjilani. Mirëpo situata politike e asaj kohe nuk lejoj themelimin e saj.

Më 1945 - u bë themelimi i KKK-së në Prizren, në rrethana tejet dramatike sociale dhe shëndetësore për popullin e Kosovës. Me gjithsej 9 mjek dhe 40 punëtor shëndetësor që përpiqeshin me rreth 100.000 të sëmur nga malaria, 20.000 të sëmurë nga tifoja e shumë sëmundje të tjera. Po në këtë vit, Kryqi i Kuq i Kosovës hap shkollën e parë për infermiere në Pejë

Më 1947 - selia e KKK-së kalon nga PrizreniPrishtinë dhe vazhdon veprimtarinë e vet humanitare.

Në vitin 1991 - qeveria dhe parlamenti serb me një vendim arbitrar suspendojnë Kryqin e Kuq të Kosovës. Si pasojë largohen të gjithë punëtorët shqiptar, dhe mbesin vetëm ata serb. Në Kosovë formohet një kryq i kuq një nacional serb për interesa të popullatës serbe duke përjashtuar 92 % të popullatës tjetër

Më 15 Tetor 1992 - Kryesia e Kryqit të Kuq të Kosovës vendosi ta vazhdoj veprimtarinë e vet me strukturë të njëjtë por pa serb të cilët nuk shprehën gatishmëri të kyçen në këtë organizatë. Kjo nuk ishte organizatë e re por ishte vazhdim i punës aty ku kishim mbetur por tani me kushte të punës dhe të veprimit shumë të rënda, jashtë lokaleve tona dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të policisë serbe.

Më 1994 - mbahet Kuvendi zgjedhor i KKK-së në të cilin delegatët zgjedhin kryesinë dhe kryetarin.

Prej vitit 1994 deri ne fillim të luftës në shkurt të vitit 1998, Kryqi i Kuq i Kosovës bëri shumë punë dhe tërë veprimtarinë e vet e zhvilloj në baza vullnetare pa ndonjë kompensim duke u bazuar në donatorët vendorë dhe në mënyrë simbolike në ata të huaj. Në Kosovë ndodhi më e keqja lufta, KKK si gjithmonë edhe këtë herë u vu në shërbim të popullit duke ju ofruar ndihmë mjekësore, përkujdesje ndaj të përvuajturve, të zhvendosurve, foshnjave, fëmijëve, pleqve, invalidëve dhe të plagosurve. Gjatë luftës u maltretuan shumë aktivist humanitar, u arrestuan e u burgosën, e ç'është më e keqja shumë prej tyre edhe u vranë. Historiku i veprimtarisë së Kryqit të Kuq të Kosovës është i lidhur ngushtë me kontributin e humanistit dhe shkrimtarit Tahir Jaha (1913 - 2003). Sot Kryqi i Kuq i Kosovës numëron më shumë se 5000 vullnetarë. [1] [2] [3]

Parimet themelore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parimet themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq të Kosovës janë:

  1. Humanizmi
  2. Paanësia
  3. Neutraliteti
  4. Pavarësia
  5. Vullnetarizmi
  6. Uniteti
  7. Universaliteti

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 904. ISBN 9789951615846. OCLC 1083870022. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 1. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1389. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2013. Marrë më 7 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]