Kulla e Mic Sokolit
Kulla e Mic Sokolit është një monument historik i cili gjendet ne fshatin Bujan të Tropojës,i cili përfaqëson simbolin e rezistencës dhe sakrificës së popullit shqiptar gjatë periudhës osmane. Kulla është e njohur për lidhjen me heroin kombëtar Mic Sokoli, i cili u bë i pavdekshëm përmes aktit të tij heroik.[1]
Kulla Mic Sokolit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Fshati Bujan i Tropojës(Malësi e Gjakovës) |
Ndërtuar | Shek. XVlll |
Emri zyrtar: Monument kulturor-artistik | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla trekatëshe e Heroit të Popullit, Mic Sokoli, është një monument historik dhe kulturor i ndërtuar në fundin e shekullit XVIII. Ky objekt prej guri, që i përket tipologjisë së banesave të fortifikuara të Malësisë së Gjakovës, ka ruajtur deri në ditët tona jo vetëm trashëgiminë kulturore të këtij tipi ndërtimi, por edhe kujtimet e ngjarjeve të rëndësishme historike.
Për shkak të vlerave të saj historike dhe kulturore, kulla është shpallur monument kulture dhe iu nënshtrua një restaurimi të plotë në vitin 1978 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ky proces u drejtua nga arkitekti Leonard Suli, i cili kontribuoi në rikthimin e origjinalitetit të saj, duke e ruajtur si një shembull autentik të banesës së fortifikuar tradicionale.[2]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sa i përket arkitekturës, kulla dallon për kombinimin harmonik të gurit dhe drurit, duke e bërë ndërtimin të qëndrueshëm dhe estetikisht të këndshëm. Forma e saj prizmatike është e veçantë, ndërsa çatia me stil piramidal spikat në krahasim me çatitë tradicionale katërkëndëshe. Një tipar karakteristik janë dritaret e vogla të harkuara, të njohura si frëngji, të shpërndara në të gjitha anët e ndërtesës. Ato numërohen rreth 90 dhe përbëjnë një element tipik të arkitekturës tradicionale shqiptare. Përveç pamjes mbresëlënëse, arkitektura e kullës shquhet për funksionalitetin e saj. Çdo pjesë e brendshme ishte projektuar me një qëllim specifik – që nga hapësirat për bagëtinë dhe depozitimi i mallrave, deri te dhomat për pritjen e mysafirëve dhe organizimin e takimeve.[3]
Rëndësia kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla shërben jo vetëm si simbol i trashëgimisë arkitekturore, por edhe si muze. Në të janë vendosur stenda dhe eksponate që përfshijnë objekte dhe relike të lidhura me Mic Sokolin dhe familjen e tij. Këto elemente muzeale prezantojnë zhvillimin historik të banesës në Malësinë e Gjakovës, ndërsa ofrojnë një pasqyrë mbi jetën e Heroit dhe përpjekjet e krahinës për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj.
Shikoni edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kulla e Mic Sokolit në Tropojë". Marrë më 2025-01-07.
{{cite web}}
:|archive-date=
ka nevojë për|archive-url=
(Ndihmë!) - ^ Alla, Adela. "Kulla e Mic Sokolit, historia e heroit në muret e një fortese drejt rijetëzimit". Marrë më 2025-01-07.
{{cite web}}
:|archive-date=
ka nevojë për|archive-url=
(Ndihmë!) - ^ "Kulla e Mic Sokolit". tropoja.tv. Marrë më 2025-01-07.
{{cite web}}
:|archive-date=
ka nevojë për|archive-url=
(Ndihmë!)