Jump to content

Ledri Vula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ledri Vula
Vula në 2019
Vula në 2019
Informata themelore
Lindi10 korrik 1986 (38 vjeç)
Prishtinë, RSF e Jugosllavisë
(tani Kosova)
PrejardhjaShqiptar
Zhanret
Profesionet
  • Këngëtar
  • reper
  • kantautor
Vitet aktive2005-aktualisht
Ish-anëtar
  • Skillz
  • Babastars

Ledri Vula (i lindur më 10 korrik 1986) është një reper, këngëtar dhe kantautor shqiptar nga Prishtina. Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë.

Jeta dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ledri Vula u lind më 10 korrik 1986 si biri i Agron dhe Xheraldina Vulës në Prishtinë, Kosovë.[1][2] Babai i tij është producenti televiziv Agron Vula nga Gjakova e Kosovës, kurse nëna e tij është gazetarja dhe personaliteti televiziv Xheraldina Vula me prejardhje nga Ulqini i Malit të Zi. Ai nisi karrierën e tij në muzikë në 2005 si pjesëtar i dyshes së hip-hopit Skillz, së bashku me Visar Shalën.[3] Duoja u shpërbë për shkak të rritjës së karrierës së tij solo.[4] Ai debutoi si artist solo në dhjetor 2014 me lëshimin e këngës single "100 Probleme".[5]

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, Vula dhe familja e tij ofruan përkrahje të menjëhershme ndaj familjeve dhe viktimave të ndikuara prej tij.[6][7] Në maj të vitit 2020, ai shprehu përkrahje të lëvizjes Black Lives Matter në lidhje me protestat për George Floyd.[8] Po atë vit zgjati përkrahjen e tij ndaj fushatës Liria ka emër, e krijuar pas konfirmimit të aktakuzës kundër disa figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.[9][10][11]


  • 10/10 (2020)
  1. ^ "Ledri Vula–Biografia". TeksteShqip. Marrë më 12 shkurt 2020.
  2. ^ "Ledri Vula–Bio". Top Channel. 22 nëntor 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2020. Marrë më 12 shkurt 2020.
  3. ^ "Skillz–Biografia". teksteshqip.com. Marrë më 13 shkurt 2020.
  4. ^ "Ledri Vula largohet nga muzika". telegrafi.com. 13 korrik 2012. Marrë më 13 shkurt 2020.
  5. ^ "Ledri Vula shënoi rikthimin në muzikë tre vite më parë në një datë si kjo". Telegrafi.com. 1 shkurt 2017. Marrë më 14 shkurt 2020.
  6. ^ "Familja Vula ofron strehim dhe ushqim në Prishtinë për banorët e Thumanit dhe Durrësit". Telegrafi. 26 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2019. Marrë më 13 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ "Ledri Vula hap dyert e rezidencës për banorët e prekur nga tërmeti". Shqiptarja. 27 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2021. Marrë më 13 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  8. ^ "'Black Lives Matter'–fushata që po përkrahet edhe nga artistët shqiptarë". Telegrafi. 2 qershor 2020. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2021. Marrë më 13 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ "Ç'qëllim ka platforma "Liria ka emër"?". Klan Kosova. 2 nëntor 2020. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2021. Marrë më 13 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  10. ^ "'Ka luftu për mu, për ty ... për neve', Ledri Vula emocionon me fjalët për ish-ushtarin e UÇK-së". ABC News. 19 nëntor 2020. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2021. Marrë më 13 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  11. ^ "Ledri Vula i emocionon të gjithë me videon e ushtarit të UÇK-së, Avni Kastrati". Kosova Post. Marrë më 13 shkurt 2021.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]