Liberalismus (libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Liberalismus (titulli origjinal gjermanisht) është një libër tepër influencues i ekonomistit të Shkollës Austriake të ekonomisë dhe mendimtarit libertarian Ludwig von Mises. Libri përmban analiza ekonomike, kritika akuzuese ndaj socializmit, dhe argumenton në mbrojtje të liberalizmit klasik bazuar mbi të drejta pronësie individuale. U botua për herë të parë në vitin 1927 nga Gustav Fischer Verlag-u në Jenë.

Duke u nisur nga principi i pronësisë private, Misesi tregon se si liritë e liberalizmit klasik vijnë nga të drejtat e pronësisë dhe argumenton se liberalizmi i lirë nga ndërhyrja qeveritare është i nevojshëm për të promovuar paqen, harmoninë shoqërore dhe mirëqenien e përgjithshme.

Libi u përkthye në anglisht nga një student i Misesit, Ralph Raico. Titulli i parë (kryetitulli) në botimin anglisht ishte The Free and Prosperous Commonwealth, sepse Mises mendoi se përkthimi i njëllojtë i titullit do të krijonte ndërlikim sepse termi liberalizëm dhe në veçanti termi liberal pas New Deal-it dhe në veçanti në vitet 1960-të, në SHBA, përdorej për të treguar politikat e qëndrës së majtë në mbështetjje të ndërhyrjes shtetëtore, dhe që ishin (janë) në kundërshti me premisën kryesore të veprës.

Përkthimi në gjuhën angleze, që prej vitit 2000, mund të lexohet në sajtin online të Institutit Ludwig von Mises.

Teksti i plotë i librit (falas)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]