Linux

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Linux
Tux.svg
Ubuntu 9.04 Jaunty Jackalope.png
Versioni i fundit 2.6.21.5 kernel / 11 qershor 2007
Sistemi operativ Monolithic kernel
Përdoret për Sistem operativ
Licenca GNU General Public License
Faqja zyrtare www.kernel.org

Linux (i njohur ndryshe si GNU/Linux) është një sistem operativ i lirë për përdorim në kompjutera, i cili është shumë i ngjashëm me UNIX. Për herë të parë u vu në përdorim në vitin 1991, kur autori i Linux-Kernel Linus Torvalds publikoi versionin e parë.

Ky sistem është i përbërë nga pjesë të ndryshme, të cilat sot zhvillohen nga shumë programues në mbarë botën.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Linux.

Nëse flitet për Linux duhet te zbulohen dhe origjinat e tij pra UNIX. Ne vitet 60' ndihej mundesia për te krijuar nje sistem operativ praktik dhe te fuqishëm. Për këte u krijua dhe projekti Multics, por për fat te keq nuk pati shume sukses dhe kështu një nga anëtarët e Multics "Bell Labs" hoqi dorë nga projekti dhe me pas u angazhua duke krijuar sistemin e tij te quajtur UNIX. Ne fillim UNIX shpërndahej falas dhe u përhap në shumë Universitete. Më vonë u implementua dhe TCP/IP (protokolli aktual i rrjetit) dhe UNIX filloji të bëhej gjithmonë e më i fuqishem. Në vitin 1990 kishte një rol shumë të rëndësishëm në tregun e serverave, sidomos në universitete. Studentët dëshironin ta kishin dhe në kompjuterat e tyre në shtëpi por për fat të keq UNIX ishte bere komercial dhe shumë i shtrenjtë. Në fakt ekzistonin dhe versione te lira si Minix, 386BSD, NetBSD, FreeBSD dhe OpenBSD por ishin akoma në hapat e para dhe përdoruesit normal hasnin vështirësi në përdorim. Në vitin 1991 doli në skenë Linus Torvalds (autori i Linux-it), nga ku vjen dhe emri Linux (Linus + Unix). Linus kishte perdorur UNIX në Universitetin e Helsinkit dhe dëshironte që diçka të ngjashme ta kishte edhe në shtepi. Meqë versionet komerciale ishin të shtrenjta, e nisi nga Minix (një sistem shfrytezimi i krijuar nga Andrew Tanenbaum, Hollandë) dhe shumë shpejtë filloi të shkruaj versionin e tij.

Korg Oasys, sintisajzeri i cili punon me anën e sistemit operativ Linux

Duhet theksuar se Linux është vetem kerneli (bërthama) i një sistemi operativ, d.m.th ajo pjesë që lidh harduerin me softuerin, me pak fjalë moduli që bën që programet të punojnë. Kerneli i Linux-it implementon multitasking (ekzekutimin e shumë programeve përnjeherësh). Të gjithë programet me të cilët përdoruesi ose administratori ndërvepron janë në majë të kernelit. Disa janë thelbësorë, si interpretuesi i komandave ose "shell" që përdoret për të ndërvepruar me harduerin dhe softuerin. Linux nuk i shkruajti këto programe vetë por përdori versionet falas të tyre. Shume programe duke perfshire dhe kompilatorin e gjuhës C erdhen nga Fondacioni Për Programet e Lira ose GNU (GNU is Not UNIX). GNU kishte si synim të krijonte një sistem operativ si UNIX por falas. Për këtë arsye, shumë njerëz i referohen Linux-it si GNU/Linux. Gjate viteve 92' 93' Linux fitoi shumë interes dhe filloi të bëhej sistemi zëvendesues i UNIX, duke përfshirë dhe një sistem dritaresh grafike ose "X". Fuqia e Linux-it përqendrohet tek aftesia për të ekzekutuar shumë programe njëkohësisht ose "Multitasking" dhe gjithashtu tek "Multiuser" d.m.th aftësia për të pasur shumë përdorues.

Në ditët e sotme ekzistojnë ato që quhen Distribucione Linux, që janë Linux (kerneli) dhe programe të shumta aplikative të bashkuar në një sistem. Veçoria më e rëndësishme që e bën Linux-in popullor është fakti që Linux është "Open Source", d.m.th me kodburim të hapur. Gjithçka mund të shihet si është ndërtuar, pra ndërtimi (kodburimi) shperndahet në bazë të licencës GPL (GNU General Public License).

Distribucionet[redakto | përpunoni burim]

gNewSense[redakto | përpunoni burim]

gNewSense është një distribucion i GNU/Linux i cili synon të jetë 100% i lirë dhe që nuk e përdor kernelin e Linux por Linux Libre, pra versionin e lirë të kernelit. Më shumë vizitoni web faqen

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]