Open source

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Open Source)

Open source (lexo Oupën Sors, shqip burimi i hapur ose kod i hapur) është një projekt i lirë që ka përkrahës të shumtë, zhvilluesish të kodeve të veglave informatike, dhe një licencë për software, software me kodë të hapur pas të drejta autori, që mund të shikohet ose të modifikohet nga kushdo.

Funksionimi i këtij projekti është i thjeshtë dhe praktik, zhvilluesit marrin dhe japin, njohuri mbi domenet (kodifikimet) në gjuhë programuese të ndryshme pa kompensime. Siç e thotë edhe vetë fjala përkufizimi i burimit të hapur (Open Source Definition), bëhet fjalë për përkufizime në domene të shkruara në gjuhë të ndryshme, këto përkufizime janë të hapura dhe të lira për përdorim të gjerë dhe zhvillim të mëtutjeshëm. Cilido përdorues apo lexues i këtyre përkufizimeve mund të shohë, përmirësojë apo ndryshojë individualisht përkufizimin nga burimi ku e ka marrë. Duhet thënë që ndryshimet e bëra, kanë vlerë vetëm për përkufizimet individuale të cilat nëse janë të mira përdoren si burim për përkufizime e përmirësime të mëtejshme.

Vegla të përpiluara nga përkufizime të tilla dhe vetë përkufizimet copa-copa, kryesisht mund të gjenden nga përdoruesit e sistemit operativ Linux, që njëherit janë edhe nxitësit kryesorë të këtij projekti që në internet ka krijuar një rrjetë të zhvilluesve urrejtës të përfitimeve nga dituria. Si do që të jetë kjo rrjetë e tyre shpesh nxitet edhe nga komercialistët me qëllime përfitimi të njohurive e veglave të reja informatike.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]