Lista e fatkeqësive detare
Kizilburun, Turqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zbulohet një anije e shek. I para Krishtit me 8 shtylla mermeri. Anija u mbyt 40 milje larg tempullit të Apollonit në Klaros, ku gjendej një orakull i famshëm si ai i Delfit. Mendohet që mermeri vinte nga guroret e Marmarasë.
Liqeni Ontario, Nju Jork
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2008 u zbulua anija më e vjetër në liqenin e Ontarios. Anija u mbyt në liqen gjatë një tufani të papritur në 31 tetor të vitit 1780 me më shumë se 120 pasagjerë në bord, duke përfshirë dhe 30 amerikanë, të burgosur lufte.
Rreth 3500 vjet më parë faraonia Hatshepsut porositi ndërtimin e pesë anijeve për një udhëtim në Detin e Kuq. Tanimë një ekip nga Universiteti i Floridës ka ndeshur në këto ujëra një anije të këtij lloji, ndërtuar gjatë dinastisë XVIII.
Swink, Oklahoma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në lumin e kuq në Oklahoma është gjetur avullorja më e hershme, mjet lundrimi ky që revolucionarizoi transportin lumor dhe tregtar në Amerikë. I përket vitit 1838 dhe ishte ndërtuar për qëllime ushtarake.
Bregdeti shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë ekspeditave të fundit në ujërat e Jonit, pranë brigjeve të Sarandës, janë zbuluar mbetje anijesh korinthase, të cilat transportonin amfora dhe tjegulla, nga Korinthi në kolonitë greke përgjatë vijës shqiptare.
Kios, Greqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse mendohej se ujërat e detit ishin shkatërrueset e gjurmëve gjenetike, këtë e hodhën poshtë kërkimet pranë ishullit grek të Kios. Në amforat e një anijeje të mbytur 2400 vjet më parë janë zbuluar gjurmë vaji, erëzash dhe rrëshire peme.
Lumi Bach Dang, Vietnam
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një ekip arkeologësh kanë gjetur në zonën përreth këtij lumi, mbetjet e flotës së humbur të perandorit mongol, Khubilai Khan të shpartalluar nga ushtria vietnameze. Pas këtij zbulimi, studiuesit po mundohen të kuptojnë si u realizua mbytja e rreth 400 anijeve.
Gjiri Pensacola, Florida
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1990 u zbulua një nga anijet e fisnikut spanjoll, Don Tristán de Luna, i cili në vitin 1559 zbarkoi në Florida me 11 anijet e tij, me shpresën që kishte zbuluar të parën koloni evropiane. Por një stuhi shkatërroi anijet e tij.
Në juglindje të Spanjës janë gjetur mbetjet e një anije të mbytur fenikase të shekullit të gjashtë para Krishtit, e cila udhëtonte drejt Gadishullit Iberik me mallra të çmuara si fildish, qelibar, etj.
Gjiri i Izmirit, Turqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është zbuluar një nga limanet më të vjetra, i quajtur "Liman Tepe", një nga vendqëndrimet më të rëndësishme qysh në epokën e bronzit. Gërmimet e para nisën në 1979, por në vitin 2000, arkeologët e Universitetit të Ankarasë filluan të nxirrnin limanin e varrosur.