Lokalitetet arkeologjike në Plandishtë dhe Shevarikë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lokalitetet arkeologjike në Plandishtë dhe Shevarikë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaBërnicë e Poshtme, Prishtinë, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
PërcaktuarPlandishte 02-117/80 Shevarike 02-431/68
Nr. i referencës2927

Lokalitetet arkeologjike në Plandishtë dhe Shevarikë janë lokalitete arkeologjike parahistorike të cilat i takojnë të njëjtit areal dhe si të tilla paraqesin një monument të trashëgimisë kulturore që ndodhet në fshatin Bërnicë e Poshtme, të Prishtinës, në Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Lokalitet Arkeologjik", i miratuar me numër përkatës: (Plandishte 02-117/80 dhe Shevarike 02-431/68). [2] [3]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lokalitetet arkeologjike parahistorike në Plandishtë dhe Shevarikë ndodhen në fshatin Bërnicë e Poshtme rreth 5 kilometra në veri të Prishtinës, pozicionuar përkrah rrugës Prishtinë - Besianë (Podujevë), në bregun e djathtë të lumit të fshatit me një gjatësi prej mbi 600 metra dhe gjerësi 100 metra. Ky lokalitet është hulumtuar në fund të viteve pesëdhjetë dhe sërish gjatë viteve tetëdhjetë, pas zbulimit të rastësishëm të një urne dhe me këtë rast është konstatuar se i takojnë periudhës së bronzit të vonë - hekurit të hershëm. Ky areal është kategorizuar në grupin e nekropoleve (vendvarrimeve) të dysta ku pas djegies së të ndjerëve, hiri i mbetur vendosej në urna e më pas varrosej në varre individuale apo dhe grupore dhe të rrafshëta, e jo tumulare, e që në literaturën arkeologjike njihen si ‘nekropole të fushave me urna’. Në bazë të studimit të mënyrës së ngritjes të këtyre varreve, është konstatuar se ato punoheshin, gjegjësisht konstruktoheshin me përdorimin e gurëve të lëmuar lumorë dhe pllakave ose rrasave të gurit. [4] [2]

Varret janë shpërndarë në dy grupe, në largësi 30 - 50 metra dhe çdo grup përbëhet nga 10 deri 25 varre. Varret janë ndërtuar prej bardhokësh lumi dhe pllakash guri në formë elipsoide. Inventari i varreve të zbuluara përbëhet nga urna masive me mbeturina djegjesh të kufomave, si dhe gjetje prej bronzi; gjilpëra, heshta dhe sumbulla. Tanimë, që nga ky zbulim, kjo kulturë është e njohur si Kultura e Bërnicës. Lokalitetet arkeologjike parahistorike Plandishtë dhe Shevarikë në fshatin Bërnica e Poshtme janë dëshmi e rëndësishme e formimit të kulturës dardane. [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Berisha, Milot (2012). "Guidë Arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 45. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!)
  3. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 913. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  4. ^ "Lokalitetet arkeologjike Plandishtë dhe Shevarikë në Bërnicë të Poshtme (Prishtinë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (në shqip dhe anglisht). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 1 shtator 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]