Kultura e Bërnicës
Kultura e Bërnicës është një kulturë arkeologjike dardane që i takon kapërcyellit nga epoka e bronzit në epokën e hekurit (shekujt XIV - IX per.). Është quajtur Kultura e Bërnicës, sipas një nekropoli në Bërnicën e Poshtme, 5 km në veri të Prishtinës. Kultura e Bërnicës shtrihet në Kosovë, Sanxhak, Serbinë Jugore, dhe në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut. [1] [2] [3]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura e Bërnicës pëfaqësohet nga një grup kulturor në përbërje të së cilës hyjnë nekropolet (vendvarrimet) dhe vendbanimet. [3] Nekropolet më të njohura janë: Nekropoli i Grashticës, Nekropoli i Keqekollës dhe Ulpianës, Nekropoli i Kluçkës (Hipodromi i Shkupit), Nekropoli i Gllogovikut të Peshterit dhe Dojevicit të Novi Pazarit dhe Nekropoli i Topanicës së Poshtme dhe Strazhovës së Epërme te Prokupla. Vendbanimet e kësaj kulture janë konstatuar në fshatrat Bardhi i Madh dhe Graboci i Poshtëm në Komunën e Fushë Kosovës, në Keçekollë të Komunës së Prishtinës, në Ticë të Komunës së Skënderajit, dhe në fshatin Strazhova e Epërme të Komunës së Prokuplës në Serbi.
Kultura karakterizohet nga disa grupe: [3]
- Kosova me Sanxhakun (Peshteri)
- Zona e bashkimit të Moravës Jugore dhe Perëndimore
- Zona Leskoc-Nish
- Morava Jugore-Pçinja-Vardari i Epërm
Qeramika e tipit të Bërnjicës së Poshtme është gjetur edhe në Blageovgrad, Plovdiv dhe një numër vendesh në Pelagoni, Vardari i Poshtëm, ishulli Thasos dhe Thesalisë që datojnë nga shekulli XIII dhe XII per. [3]
Lokacionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bërnica e Poshtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendi kryesor i kulturës është një nekropol në Bërnicën e Poshtme afër Prishtinës. [4] [1]
Kodra e Hisarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hisari është një vendbanim shumëperiodik në një kodër afër Leskocit në Serbi. Gjurmët e jetës në Kulturën e Bërnicës (shekulli VIII) shihen në pllajën që mbrohej nga një hendek i thellë me një palisadë në anën e saj të brendshme, një fortifikim i ngjashëm me atë të një fortifikimi tjetër në vendin Gradac në Lanishte në luginën e lumit Morava e Madhe. [5]
Në Hisar ekzistonte gjithashtu edhe një vendbanim i mëvonshëm i epokës së hekurit dhe që daton nga shekulli VI pes. deri në shekullin IV pes.. Përveç fibulave dhe qeramikës greke, janë hulumtuar edhe varret Tribale në gërmimet e vitit 2005. [6]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Dardania
- Mbretëria e Ilirisë
- Bërnica e Poshtme
- Arkeologjia e Kosovës
- Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë
- Lokalitetet arkeologjike në Plandishtë dhe Shevarikë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 913. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ "Lokalitetet arkeologjike Plandishtë dhe Shevarikë në Bërnicë të Poshtme (Prishtinë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (në shqip dhe anglisht). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ a b c d Milorad Stojic (2006). "Regional characteristics of the Brnjica cultural group" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2011-07-23. Marrë më 2010-08-03.
- ^ Berisha, Milot (2012). "Guidë Arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 45. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!) - ^ Milorad Stojic: Ferrous metallurgy center of the Brnjica cultural group (14th–13th centuries BC) at the Hisar site in Leskovac. MJoM Metalurgija - Journal of Metallurgy, UDC:669.1
- ^ Praistorijska kopča. B92.net – info (in serbocroatian)