Lokaliteti arkeologjik në Nikadin
Lokaliteti arkeologjik në Nikadin | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Nikadin, Ferizaj, Kosovë |
Ndërtuar | Antikitet i Vonë |
Emri zyrtar: Monument / Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3444 |
Lokaliteti arkeologjik në Nikadin është një monument i trashëgimisë kulturore i cili ndodhet në fshatin Nikadin, të Ferizajit, Kosovë. [1] [2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Nikadin ndodhet në periferi të qytetit të Ferizajt, gjendet vetëm 2 kilometra në jug të saj, shtrihet në një tokë bujqësore shumë pjellore. Gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit XX, janë evidentuar gjurmë sipërfaqësore të cilat sipas supozimeve i takonin ndonjë kompleksi të vilave romake.
Megjithatë, gjatë rregullimit të oborrit të një shtëpie në arealin e këtij lokacioni, rastësisht u zbulua një artefakt shumë i rrallë dhe mbase unik për trevën e Kosovës. Kemi të bëjmë me një kapak sarkofagu (sarcophagus - arkivol apo arkë për vendosjen e kufomës), tërësisht nga guri gëlqeror i mermerizuar në trajtë të çatisë së shtëpisë, ku dominojnë dekoret me motive antropomorfe (figurë njeriu) në akse dhe motive floreale në front. Ky kapak sarkofagu i përket periudhës romake fundi i shekullit III e.s. fillimi i shekullit të IV e.s. Në vendin ku është gjetur kapaku i sarkofagut, janë zhvilluar disa sondazhe arkeologjike (2007) që rezultuan me gjurmë të një kishe me përmasa jo të mëdha ndonëse mjaft e dëmtuar, e periudhës së krishterimit të hershëm (shekujt IV-VII e.s.), e plotësuar me disa spolje (material i ripërdorur) të plastikës dekorative sepulkrale të periudhës romake (shekujt III-IV e.s.). [1] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Ferizaj
- Dardania
- Arkeologjia
- Muzeu i Kosovës
- Arkeologjia e Ferizajt
- Arkeologjia e Kosovës
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Vendbanimet neolitike në Kosovë
- Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1730. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 75. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine