Shko te përmbajtja

Luftërat osmane në Evropë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ushtria osmane gjatë rrethimit të Vjenës, nga Frans Geffels.

Një seri konfliktesh ushtarake midis Perandorisë Osmane dhe shteteve të ndryshme evropiane, u zhvilluan nga mesjeta e vonë, deri në fillim të shekullit të XX-të.

Konfliktet më të hershme filluan gjatë luftërave bizantine-osmane, të zhvilluara në Anadoll në fund të shekullit të XIII-të, përpara se të hynin në Evropë në mesin e shekullit të XIV-të, me luftërat bullgaro-osmane. Në mesin e shekullit të XV-të, luftërat serbo-osmane dhe luftërat shqiptaro-osmane u zhvilluan nga Serbia dhe Shqipëria, përkatësisht kundër turqve osmanë. Pjesa më e madhe e kësaj periudhe u karakterizua nga zgjerimi osman në Ballkan. Perandoria Osmane bëri depërtime të mëtejshme deri në Evropën Qendroreshekullin e XV dhe të XVI, duke arritur kulmin e pretendimeve territoriale osmane në Evropë.

Luftërat osmane-veneciane zgjatën katër shekuj, duke filluar në vitin 1423 dhe zgjatën deri në vitin 1718. Kjo periudhë dëshmoi rënien e Negropontes në vitin 1470, rënien e Famagustës (Qipro) në vitin 1571, humbjen e flotës osmaneBetejën e Lepantos në vitin 1571 (në atë kohë beteja më e madhe detare në histori), rënia e Candia (Kretë) në vitin 1669, ripushtimi venedikas i Moresë (Peloponezi) në vitet 1680 dhe humbja e tij përsëri në vitin 1715. Ishulli i Korfuzit nën sundimin venecian mbeti i vetmi Ishulli grek i pa pushtuar nga osmanët.

Në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë, fuqitë evropiane filluan të konsolidohen kundër osmanëve dhe formuan Lidhjen e Shenjtë, duke përmbysur një numër fitimesh tokësore osmane gjatë Luftës së Madhe Turke të viteve 168399. Megjithatë, ushtritë osmane ishin në gjendje të mbaheshin kundër rivalëve të tyre evropianë deri në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë.

shekullin e nëntëmbëdhjetë, osmanët u përballën me kryengritje nga nënshtetasit e tyre serbë (18041817) dhe grekë (18211832). Kjo ndodhi së bashku me luftërat ruso-turke, të cilat e destabilizuan më tej perandorinë. Tërheqja përfundimtare e sundimit osman erdhi me Luftën e Parë Ballkanike (19121913), e ndjekur nga nënshkrimi i Traktatit të Sevres në fund të Luftës së Parë Botërore.