MIT OpenCourseWare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

MIT OpenCourseWare ( MIT OCW ) është një iniciativë e Massachusetts Institute of Technology(Institutit të Teknologjisë në Masaçusets) MIT, për të publikuar në Internet të gjitha materialet shkollore nga kurset e saj universitare dhe ato pas-univesitare, falas dhe të disponueshme për këdo, kudo. Projekti u njoftua në 4 Prill 2001 [1] dhe përdor liçencën Creative Commons Attribution-Non-Commercial-Share Alike. Programi u financua fillimisht nga fondacioni William dhe Flora Hewlett, fondacioni Andrew W. Mellon dhe MIT. Aktualisht,i MIT OpenCourseWare është mbështetur nga MIT, nënshkrimi i korporatave, dhurata kryesore dhe donacine nga vizitorë të faqes së Internetit. [2] Nisma frymëzoi një numër institucionesh të tjera për të vënë në dispozicion materialet e tyre si burime të hapura arsimore. [3]

Deri në Maj 2018, mbi 2,400 kurse ishin të disponueshme online. Ndërsa disa nga këto ishin të kufizuara në lista kronologjike leximi dhe tema diskutimi, një pjesë e madhe jepte detyra shtëpie dhe provime (shpesh me zgjidhje) dhe shënime leksionesh. Disa kurse shfaqnin paraqitje interaktive ueb-i në Java, tekste të plota të shkruara nga profesorët MIT-së, dhe video-leksione në kohë reale.

Deri në Maj 2018, 100 kurse përfshinin video-leksione të plota. Videot ishin të disponueshme në kohë reale, por mund të shkarkoheshin gjithashtu për tu parë edhe offline.Të gjitha materialet video dhe audio ishin të disponueshme gjithashtu nga YouTube, iTunes U dhe Internet Archive. .

Projekti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koncepti i MIT OpenCourseWare u ngrit nga Këshilli MIT për Teknologjinë Arsimore, i cili u ngarkua nga dekani i MIT Robert Brown në 1999-ën me përcaktimin se si MIT-ja duhet të pozicionohej në mjedisin e mësimit në distancë / mësimit dixhital .MIT OpenCourseWare filloj më pas të siguronte një model të ri për shpërndarjen e njohurive dhe bashkëpunimit midis studiuesve në mbarë botën, dhe kontribuon në "njohuritë e përbashkëta intelektuale" në akademi, i cili nxit bashkëpunimin me gjithë MIT-në dhe midis studiuesve të tjerë. Projekti u drejtua nga profesorët Dick KP Yue, Shigeru Miyagawa, Hal Abelson dhe Fakulteti tjetër i MIT-së.  

Sfida kryesore në zbatimin e nismës MIT OCW nuk ishte rezistenca e fakultetit, por përkundrazi, sfidat logjistike të paraqitura duke përcaktuar pronësinë dhe marrja e lejes së publikimit për sasinë e madhe të materialeve me të drejta autori,të cilat janë në materialet e kursit të fakultetit të MIT-së, përveçse kohës dhe përpjekjes teknike të nevojshme për shndërrimin e materialeve arsimore në një format dixhital. [4] E drejta e autorit në materialet e MIT OpenCourseWare i mbetet MIT-së, anëtarëve të fakultetit të saj, ose studentëve. [5]

Në Shtator 2002, faqja-koncept e parë e MIT OpenCourseWare u hap për publikun, duke ofruar 32 kurse. Në Shtator 2003, MIT OpenCourseWare publikoi kursin e saj të 500-të, duke përfshirë disa kurse me leksione të plota video në kohë reale. Deri në Shtator 2004, 900 kurse të MIT-së ishin të disponueshme në internet.

Në vitin 2005, MIT OpenCourseWare dhe projekte të tjera të burimeve arsimore të hapura formuan Konsorciumin OpenCourseWare, i cili kërkon të zgjasë shtrirjen dhe ndikimin e materialeve të kurseve të hapura, të nxisë materiale të reja kursesh të hapura dhe të zhvillojë modele të qëndrueshme për botimin e materialeve të kurseve të hapura.

Në vitin 2007, MIT OpenCourseWare prezantoi një uebfaqe të quajtur Highlights për gjimnazet që indeksonte burimet në MIT OCW të aplikueshme për studime të avancuara të shkollës së mesme në biologji, kimi, matematikë dhe fizikë, në përpjekje për të mbështetur arsimin amerikan në STEM (Shkencë,Teknologji,Inxhinieri,Matematikë) në nivelin e shkollës së mesme .

Në vitin 2011, MIT OpenCourseWare prezantoi të parën nga pesëmbëdhjetë kurset e studimit OCW, të cilat janë krijuar posaçërisht për nevojat e nxënësve të pavarur. Ndërsa ende botime e materialeve të lëndëve si pjesa tjetër e përmbajtjes në uebfaqe, këto kurse janë më të thelluara dhe materialet paraqiten në sekuenca logjike që lehtësojnë vetë-studimin. Asnjë ndërveprim me studentë të tjerë nuk mbështetet nga faqja e OCW, por grupet e studimit në projekte bashkëpunuese OpenStudy janë në dispozicion për disa kurse studimore të OCW. [6]

Në vitin 2012 Harvard dhe MIT nisën edX, një iniciativë kursesh masive të hapura në Internet (MOOC) për të ofruar mundësi mësimi online me cilësi të lartë për publikun [7] .

Që nga Gushti i 2014-ës , disa kurse të MIT OCW jepen nga platforma evropiane MooC Eliademy . [8]

Teknologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

MIT OCW fillimisht shfaqej nga një sistem menaxhimi përmbajtjeje bazuar në Microsoft's Content Management Server, i cili u zëvendësua në mesin e viteve 2010 me një sistem menaxhimi të përmbajtjes i bazuar në Plone . Procesi i botimit përshkruhej nga MIT si "një infrastrukturë në shkallë të gjerë botuese digjitale e përbërë nga mjete planifikimi, një sistem menaxhimi përmbajtjeje (CMS) dhe infrastruktura e shpërndarjes së përmbajtjeve të MIT OpenCourseWare". [9]

Përmbajtja e videove të kurseve fillimisht ishte në formatin RealMedia . Në vitin 2008, OCW kaloi në përdorimin e YouTube si platforma kryesore e transmetimit dixhital të videove për uebfaqen, duke lidhur videot e YouTube përsëri në uebfaqen e OCW. [10] Videot dhe skedarët audio të OCW sigurohen për shkarkim të plotë edhe offline në iTunesU dhe Internet Archive . Në vitin 2011, OCW prezantoi një aplikacion për iPhone të quajtur LectureHall në bashkëpunim me Irynsoft. [11]

Financimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në 2013-ën,kostoja vjetore e drejtimit të MIT OCW ka qenë rreth 3.5 milion dollarë.Në 2011, "Qëllimi i MIT-së për dekadën e ardhshme [ishte] rritja e audiencës me 10-fish" dhe sigurimi i fondeve për të arritur këtë gjë. . [12]


  1. ^ Goldberg, Carey (2001). "Auditing classes at M.I.T., on the web for free". The New York Times. Marrë më 22 prill 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Free Online Course Materials | Why Donate? | MIT OpenCourseWare". Ocw.mit.edu. Marrë më 2012-04-03. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Attwood, Rebecca (2009-09-24). "Get it out in the open". Times Higher Education. London. Marrë më 2010-12-18. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Open Education at Massachusetts Institute of Technology (MIT), the United States | The Open Education Consortium". www.oeconsortium.org. Marrë më 2019-10-26. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "FAQ: Intellectual Property | MIT OpenCourseWare | Free Online Course Materials". ocw.mit.edu (në anglisht). Marrë më 2019-10-26.
  6. ^ "OCW Scholar courses". Web.mit.edu. Marrë më 2013-10-10. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "MITx on edX (MOOCs)". MIT Open Learning (në anglisht). 6 February 2015. Marrë më 10 May 2019.
  8. ^ Irving Singer (Fall 2014). "Philosophy of Love in the Western World". Eliademy.com. MIT OCW. Marrë më 2014-08-19. Based on a work at http://ocw.mit.edu/courses/linguistics-and-philosophy/24-261-philosophy-of-love-in-the-western-world-fall-2004/. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Free Online Course Materials | FAQ: Technology | MIT OpenCourseWare". Ocw.mit.edu. Marrë më 2012-04-03. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "MIT". YouTube. Marrë më 2012-04-03. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Free Online Course Materials | MIT OpenCourseWare Announces iPhone App for Video Lectures | MIT OpenCourseWare". Ocw.mit.edu. 2011-02-04. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2012-03-27. Marrë më 2012-04-03. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "A Decade of Open Sharing". MIT OCW. 2013-01-17. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)