Jump to content

Mahishasuramardini Mandapa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje ballore e Mahishasuramarthini Mandapas (tempull shpellor) në Mamallapuram

Mahishasuramardhini Mandapa (Tempull shpellor; i njohur edhe si Yampuri)[1] është një shembull i Arkitekturës shkëmbore që daton nga fundi i shekullit të VII, i mbretërisë Pallava. Është një tempull shpellor i skalitur në shkëmb i vendosur mbi një kodër afër një fari, bashkë me shpellat e tjera në Mamallapuram. Është një nga dëshmitë më mjeshtërore të Vishwakarma Sthapathi-ve të lashta (skulpturës Vishwakarma). Mamallapurami, i njohur nga populli edhe si Mahabalipuram, është një fshat i vogël në jug të qytetit të Chennai-t, kryeqyteti i shtetit indian Tamil Nadu.[2] Tempulli është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram, i shpallur nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore që nga viti 1984.[3] Ky tempull shpellor ka shumë veçori arkitekturore interesante nga të cilat tre më të shquarat janë të skalitura përsosmërisht në muret e shpellës të tre shenjtëroreve. Njëra është e Vishnu-s të shtrirë mbi gjarprin me shtatë koka, Adisesha, një tjetër i Durgës, hyjnisë kryesore të tempullit duke vrarë demonin me kokë bualli Mahishasura dhe shenjtërorja e tretë ka gjithashtu një skulpturë të Vishnu-s.[4][5] Shpella paraqet gjithashtu shumë skena nga Puranat (rrëfenja të mitologjisë hindu në sanskritisht që datojnë nga shekulli i V i e.s.).

Paneli i famshëm Somaskhanda i Shivës, Parvatit dhe djalit të tyre Skanda

Sipas legjendës, Durga vrau demonin Mahishasura, që konsiderohej si i pamposhtshëm. Në këtë mënyrë, duke ndjekur vrasjen e tij, asaj iu dha titulli Mahishasuramardhini (mposhtësja e Mahishasura-s). Shpella e skalitur në granit paraqet hyjneshën Mahishasuramardhini, të konsideruar një mishërim të hyjneshës Durga dhe është emërtuar sipas saj "Mahishasuramardhini Mandapa". Relievi i brendshëm i shpellës paraqet pikërisht këtë betejë. Hyjnesha është paraqitur e hipur mbi një luan, krahët e saj të shumtë duke mbajtur një hark dhe shigjeta, në ndjekje të Mahisha-s duke u tërhequr bashkë me ndjekësit e tij.[6]

Mahishamardini Mandapa

Shpella daton nga periudha e mbretit Narasimhavarman Mahamalla (630–668 i e.s.) i dinastisë Pallava, sipas emrit të të cilit u emërtua edhe qyteti i Mamallapuramit tashmë i quajtur Mahabalipuram.[7] Arkitektura e shpellës është konsideruar po ashtu se është një vazhdim i temave të mëdha fetare që u skalitën në Indinë perëndimore. Shpella pasqyron një stil arkitekturor kalimtar në kolonat e saj të vendosura mbi luanë të ulur në baza dhe relievet e skalitura në muret brenda shpellës që evoluan gjatë sundimit të mbretërve Pallava, Mahendra Varmani I dhe Rajasimha ose Narasimhavarmani I i njohur si Mamalla. Ky stil u vazhdua nga djali i Mamalla-s Parameshvaravarmani I.[8] Kërkimet historike kanë konfirmuar gjithashtu se qyteti i Mahabalipuramit u stabilizua vetëm pasi u emërtua Mamallapuram sipas emrit të Mamalla-s dhe shpellat dhe rathat i janë atribuar mbretërimit të tij gjatë vitit 650 të e.s..[9]

Shpella Mahishasura Mardhini ose Mahishasuramardhini Mantapa gjendet në majë të një kodre bashkë me shpellat e tjera në qytetin e Mahabalipuramit, në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit në Oqeanin indian, afërsisht 58 km nga qyteti i Chennai-t (më parë i njohur si Madras) dhe rreth 32 km nga qyteti Chengalpattu.[10] Përkrahës saj gjendet një far. Pranë kësaj shpelle gjendet një tempull strukturor i shekullit të VIII Tempulli Olakkannesvara (gabimisht i quajtur një tempull Mahishasura) në një vendodhje të favorshme që ofron pamje mjaft skenike të Mamallapuramit. Zona është një pjesë e një zone të sigurisë së lartë pasi ndodhet pranë një centrali me energji bërthamore pak kilometra në jug; në këtë mënyrë, fotografimi është i palejuar.[11]

Tempulli në shpellë është i drejtuar nga lindja dhe ka tre dhoma. Përmasat e tij të brendshme janë 9.8 metra i gjatë, 4.6 m i gjerë dhe 3.8 m i lartë. Në dhomën qëndrore kryesore gjendet një projeksion ballor kur krahasohet me dy dhomat anash saj. Në façatën e shpellës ndodhen 10 driatre në formë patkoi në konrnizë, që quhen kuduse; këto janë skalitje të papërfunduara. Korniza paraqet edhe skalitje të pesë faltoreve me çati trekëndore gjysëm-të përfunduara. Façata ka katër kolona dhe dy gjysëm-kolona në skaje, që janë pjesë e façatës dhe janë skalitur në stilin arkitekturor Pallava. Dhoma qendrore është ka përballë një mukhamandapa (verandë hyrëse) të vogël, që ka dy kolona me baza luanësh në stilin Pallava.[12]

Vishnu i shtrirë mbi gjarpërin me shtatë koka në shpellën Mahishasuramardini

Mandapa është një nga shpellat më të rëndësishme në Mahabalipuram. I është kushturar hyjneshës Mahishasuramardini, që konsiderohet një mishërim i hyjneshës Durga. Mandapa është skalitur në faqen shkëmbore prej graniti të një kodre. Veranda e skalitur në hyrje të shpellës, e gjatë dhe me kolona, ka një kompozim prej tre dhomash;[7] hyrja e dhomës qendrore paraqet gardianë (dwarapala) anash saj. Muri i mbrapëm i dhomës qendrore përmban panelin e relievit të një Somaskanda; ky panel është skalitur me imazhe të Shivës dhe bashkëshortes së tij Parvathi në veshje mbretërore, ku secili mban një kurorë të njohur si kirita-mukuta dhe zbukurime të tjera, me djalin e tyre Skanda të ulur midis tyre. Ky panel paraqet gjithashtu edhe Nandin (demi), gjogu i Shivës (Vahana). Chandesa, një besimtar i zjarrtë i Shivës, është skalitur në të majtë të imazhit të trinisë hyjnore të përbërë nga Shiva, Brahma dhe Vishnu, që janë portretizuar duke qëndruar mbrapa imazhit kryesor të Shivës dhe Parvathit. Imazhi i trinisë hyjnore të jep përshtypjen se ata janë të kënaqur me çiftin e ulur të Shivës, bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre. Në portretizimin individual, Brahma është skalitlur me katër koka dhe katër krahë, me krahët e sipërm duke mbajtur një vazo uji dhe akshamala; dora e djathtë poshtë është treguar e ngritur në një gjest vlerësimi ndaj Shivës, ndërsa dora e majtë tregon gjestin kataka mudra. Skalitja e Vishnu-s është portretizuar po ashtu me katër duar; në duart e sipërme mban chakra-n dhe shankha-n, ndërsa dora e poshtme majtas tregon një gjest vlerësimi ndaj Shivës dhe e djathta poshtë është ngritur në gjestin kataka mudra. Në pjesën e sipërme të panelit, midis Brahmas dhe Vishnu-s është paraqitur imazhi i Suryas (dielli). Një reliev i veçuar i Brahma-s shfaqet në murin e mbrapëm të dhomës së majtë, ndërsa dhoma e djathtë përsërit një panel të Shivës që, sipas opinionit të arkeologëve, fillimisht ishte menduar të bartëte një panel të Vishnu-t. Një tjetër interpretim rreth mbizotërimit të paneleve të Shivës në këtë shpellë është se prirja fetare e mbretërve që sunduan në atë kohë ndryshoi nga Vaishnavizmi (adhurimi mbizotërues i Vishnu-t) në Shivaizëm apo Shaivaizëm.[12] Për më tepër, paneli Somaskanda në këtë shpellë është një kompozim arkitekturor i ndryshëm me panelet e skalitura në Dharmaraja Ratha, Tempullin bregdetar dhe në shpellën Atiranachanda. Arkeologët sugjerojnë se paneli këtu u krijua gjatë mbretërimit të Rajasimha-s.[12] Muri verior në shpellë përmban një reliev që paraqet skenën e betejës së dy kundërshtarëve, hyjneshës Durga dhe demoni me kokë bualli Mahishasura. Ky panel simbolizon triumfin e të mirës mbi të keqen. Relievi është konsideruar një nga krijimet më të mira të periudhës Pallava. Në skenën e luftimit, Durga shfaqet me tetë krahë e hipur mbi një luan tmerrues. Ajo mban një khadga (shpatë), dhanush (hark), bana (shigjeta), ghanta (zile) në katër duart e saj të djathta; duartë e saj të majta tregojnë pasa, sankha dhe kamë. Një ndihmës mban një chatra (ombrell) mbi kokën e Durgës. Ajo është në fushëbetejë bashkë me ushtrinë e saj të luftëtareve femra dhe gana-t (xhuxha). Ajo paraqitet duke sulmuar me shigjeta demonin Mahisha, duke e detyruar atë të tërhiqet bashkë me ndjekësit e tij. Mahishasura është i armatosur me një gada (çomangë).[6][12] Në faqen jugore të shpellës ndodhet një panel i Vishnu në pozicionin Anantasayana mudra, një pozicion i shtrirë, duke qëndruar mbi shtratin e një gjarpëri. Ai është treguar me dy duar duke mbajtur përdredhjen e gjarpërit me pesë koka të njohur si Adisesha, që formon një mbulesë mbi kokën e Vishnu-s. Madhu dhe Kaitabha, dy demonë, janë skalitur afër këmbëve të Vishnu-t në një pozitë sulmimi, të armatosur me një gada (çomangë). Demonët janë në një pozicion tërheqjeje, pasi Adisesha u fërshëllen atyre me flakë që dalin nga gojët e tij. Vishnu, i pashqetësuar, e fërkon Adisesha-n që të qetësohet. Në panel janë paraqit edhe dy gana (xhuxha). Xhuxhat janë ayudhapurusha-t e Vishnu-t (si armët e tij të personifikuara); gana mashkullor është i njohur si shankha ose Panchajanya, ndërsa gana femërore është gada Kaumodaki i Vishnu-s. Gjithashtu në panel duken në skajin e tij të poshtëm, tre figura; chakra e tij (disku) është Sudarshana në formën ayudha-purusha, Nandaka në të djathtë është khadga (shpata) e tij dhe figura femërore është Bhudevi, po ashtu si ayudha-purusha.[12]

  1. ^ J.C. Morris (ed.): The Journal (afterw.) The Madras Journal of Literature and Science; Madras Literary Society, kontrolluar më 18 mars 2013, 1881, fq. 98
  2. ^ "General view of the entrance to the Varaha Cave Temple, Mamallapuram". British Library. Marrë më 18 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Group of Monuments at Mahabalipuram". World Heritage. Marrë më 8 shkurt 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Shobhna Gupta: Monuments Of India; 2003, Har-Anand Publications, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-241-0926-7, fq. 35–
  5. ^ Rina Kamath: Chennai; 1 shtator 2000, Orient Blackswan, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-250-1378-5, fq. 124–
  6. ^ a b Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: Baedeker India; 14 shkurt 2012, Baedeker, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-3-8297-6622-7, fq. 589–
  7. ^ a b "General view of the façade of the Yamapuri or Mahishasuramardhini Cave Temple, Mamallapuram". Online Gallery of British Library. Marrë më 23 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  8. ^ G. Jouveau-Dubreuil: Pallava Antiquities – 2 Vols.; 1 dhjetor 1994, Asian Educational Services, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-206-0571-8, fq. 30–
  9. ^ Trudy Ring, Robert M. Salkin & Sharon La Boda: Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places; 1995, Taylor & Francis, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-884964-04-6, fq. 912–
  10. ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
  11. ^ "Arjuna's Penance". Lonely Planet. Marrë më 30 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b c d e "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part II". Mahishasurmardini Cave Temple. puratattva.in. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2012. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)