Marshi i Pavarësisë (turqisht: İstiklâl Marşı), i njohur si Marshi i Lirisë,[1] është himni kombëtar i Republikës së Turqisë , zyrtarisht i adpotuar më 12 mars 1921 (2 vjet e gjysëm para themelimit të republikës më 29 tetor 1923) si një sagë muzikore motivuese për trupat që luftonin në Luftën turke për pavarësi, dhe si një himin për Republikën që ishte ende për t'u themeluar.
E shkruar nga Mehmet Aqif Ersoj, dhe e kompozuar nga Osman Zeki Üngör dhe muzikanti armen Edgar Manas, ky himn ka temë dashurinë ndaj atdheut turk, lirinë dhe besimin, si dhe lavdërimin për virtytet e shpresës, përkushtimit dhe flijimit në kërkimin e lirisë, të gjitha të paraqitura përmes imazheve vizuale, prekëse dhe kinestetike, sepse këto koncepte lidhen për flamurin, shpirtin e njeriut dhe atdheun. Dorëshkrimi origjinal nga Ersoji mbart titullin Kahraman Ordumuza – "Ushtrisë sonë heroike", duke iu referuar ushtrisë së popullit turk që përfundimisht fitoi Luftën turke për pavarësisë, me tekstin që reflekton mbi flijimet e ushtarëve gjatë luftës.[2]
E dukshme në këtë vepër patriotike të kësaj natyre është mungesa e përmendjes së veçorive kombëtare, pasi himni nuk përmban fjalët 'Turk' ose 'Turqi'.
Kompozimi gjithashtu është miratuar si himni kombëtar i Republikës Turke të Qipros Veriore, një shtet i panjohur ndërkombëtarisht në ishullin e Qipros që u shpall i pavarur nga komuniteti turk qipriot në vitin 1983 pas ngjarjeve të vitit 1974.