Jump to content

Martirë të plagosurë, burgosurë dhe luftëtarë gjat sundimit të regjimeve - Kokaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Familja Rashiti Kokaj Hetem Rushiti  (Hetë Koka) lindi më 1898, në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Babai i tij,  Rashiti një i përmendur për burrëri dhe bujari, vdiq herët, në moshën , i ra hise që shumë i ri të kujdeset për familjen, ndonëse ishte djali më i madh i familjes, ndërsa kishte edhe dy vëllezër më të rinj, Muharremin, Destanin  dhe Idrizin, të cilët e përkrahën pa rezervë në luftën e tij të drejtë., më 1917-18, mori pjesë në luftimet mbi trupat serbo-bullgsre  të Kopilaqës . Pasardhësit e tashtii jetojnë në Kumanovë, Preshevës, kurse të Muharremit bija e vetme në Tueqi, të cilët së bashku me pasardhësit përbëjnë bërthamën  kryesore të kësaj familjeje në fshatin Kokaj (Rashiti) dhe Idrizit djali i vetëm Ismailu në Gjilan. Heta ishte i martuar dy herë me  gtuan e parë nga Somolica, kishte dy djel, Ajetin dhe Vehbiun,  pasi i vdes gruaja si bijë e vetme nga fshati Somolicë, trashigojnë biijtë  pasurin  edhe tokat në Kokaj. Martohet me gruan e dytë Mireshi afër Gjilanit,  me të cilën patën .dy djel: Mustafën dhe Ramizn  Babai Rshiti i cili  pos Hetës, kishte edhe tre fëmijë: Muharremin , Idrizin, Destanin  dhe një Vajzën. Djali i madh, Hetemi, ishte kujdestari i shtëpisë, pasiqë  më tepër ishte i angazhuar në zhvillimet të luftës kaçake 1922-24, dhe luftëra gati të pandërprera. Krah të djathtë në të gjitha luftërat,  kishte vëllain e dytë, Muharremin, i cili shquhej për aftësitë e jashtëzakonshme luftarake, megjithëse bashkëluftëtarë në periudha të caktuara i kishte edhe vëllezërit Idrisin dhe  djemtë, Ajetin dhe Vebiiun,  djemtë Hetës,  për një kohë tri vjeçare kan qëndruar në male Karadakut 1944-47, dhe më tepër ka qenë i angazhuar në logjistikë ushtarake, duke siguruar ushqim dhe veshmbathje. Tanimë nuk jeton asnjëri nga tre fëmijët dhe vajza e Hetës, të cilët megjithatë kanë lënë shumë djem e vajza  pas vetes.

Burgosja dhe denimi me vdekje Më shumë bëri jetë kaçaku sesa qëndroi në shtëpi. Atij si kujtohej se sa i ri i ra hise jeta me “pushkë në krah” deri kah çereku i dytë pas Luftës së Dytë Botërore e burgosën në Gjilan dhe e dënuan me pushkatim pastaj i kthehet denim në 35 vjet burg.  I mbajti mbi 10 vjet dhe vdiq në rrethana të dyshimta. Edhe Muharremi, porsi vëllai Hetemi,u dënua me 25 vjet burg dhe vdiq në burgun e Nishit. (Heta, si përgjegjës i forcave shqiptare në nënprefekturën e Gjilanit, ku ndodhi vrasja dhe arrestimet e grupit në Livoç, pas depërtimit nga Serbia në vitin 1943). Hetë  Koka ishte një nga udhëheqësit e forcave shqiptare në nënprefekturën e Gjilanit, përgjegjës për zonën kufitare rreth lumit Morava, në zonën e Lluqanit,  ku plagoset vëllai i tij, Idriz Rashiti, i cili vdesë gjatë tërheqjes, në Miresh dhe varroset në Gjilan, ku jetonte me familjen e tij.

  • Hetë Koka i kishte shkuar jeta në luftëra duke u përballur me trupat e armatës së tretë serbe(1917-te), e pastaj duke e lëshuar vendin e pushtuar nga asqeriae huaj, luftoi nga Lluqani e deri në Majën e Kikës, si një nga zonat e luftës(28 korrik 1944, si një nga komandantët lokal. Heta, si i ri, ndjente mbi supe pushtimin e sundimin e ri italiano-gjerman 1941-44, kryepolic nënprefekturen e Gjilanit,zona kufitare, pika ne Pogragje
  • Më shumë bëri jetë kaçaku sesa qëndroi në shtëpi. Atij si kujtohej se sa i “ri i ra hise”, tere jeta me ˈpushke e krahu, mire e dinte as vetë ku e kur po varet pushka e krahut, deri kah çereku i dytë pas Luftës së Dytë Botërore.
  • Muharrem Rushit Koka dhe Hetem Rushiti(Hetë Koka) në gusht të vitit 1947 u burgosën në Gjilan dhe u dënua me 13 vjet burg, i mbajti 7 vjet. Muharremi, porsi vëllau Hetemi i denura me 35 vjetë burg, vdiq në burgun e Nishit, si përgjegjës i forcave shqiptare nënprefekturën e Gjilanit, ku ndodhi vrasja dhe arrestimet e grupit në Livoçë pas depërtimit nga Serebia në vitin 1943.

Të plagosur

  • Të plagosur nga fshati Kokaj gjatë Luftës II botërore:
  • Jonuz Halit Haziri u plagos në nëntor të vitit 1944 në Dukagjin. Me moshë 33 vjeçar. Pjesëtar i shumëfishtë i rradhëve ushtarake të grupimit SS dhe Brigada nacional-çlirimtare të Kosovës.

Të burgosur

  • 7. Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jetoi nga viti 1975 në fshatin Leran.
  • 8.Vehbi Hetë – Kokaj më tetor të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Jetoi pas Aksionit të Armëve i shpërngulur në Kumanovë (Sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Kokaj, jetoi në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfeu për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti)

Të likuiduar

  • 9.Mustafë Hetem Rashiti pas një përleshje më dy udbash gjatë arrestimit të tij në Remnik që shkuan ta burgosnin. Por, Mustafa i vrau të (dy udbashët) dhe doli në mal me Hasan Alijën e Remnikut. Ata u vranë me tradhti në vendkalimin kufitar te Bistrica të Prizrenit. Mustafa ishte 21 vjeç i shkolluar në Tiranë. Varri nuk i dihet.
  • 9.Rabije (shoqja e Mustafës) Kokaj, më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u masakrua nga UDB`ja bashkë me të shoqin Mustafë Etemin. Ishte 20 vjeçe. Varri nuk i dihet. Hasan Alija-Remniku më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u kap dhe u vra nga UDB`ja mashkë me Mustafën dhe Rabijën. Me moshë ishte 48 vjeç. Varri nuk i dihet.Të vrarë me atë aksion kanë mbetur edhe. Agush Metaj Bresalci u bra në shtator 1951 në Zhur të Prizrenit së bashku me personat e lartpërmendur. Me moshë 35 vjeçar. Qibrije Agush Bresalci u vra nga UDB`ja në shator të vitit 1951 në vendkalimin kufitar te lumi Bistrica të Prizrenit. Vëllai i Mustafës Ramiz H. Rashiti si përkahës i grupin e parë politik që operonte në Karadakun e atyre viteve, e kaloi jetën e tij si emigrant politik i internuar në Gjermani.
  • Të humburë:
  • Qemajl Haqif Zeqiri i lindur me 1938 në Kokaj, duke u kthyer për pushim nga shërbimi ushtarak vdes aksidentalisht pasiqë treni Express nuk ndalet në Tasaj, ai hidhet nga treni dhe godet shtyllën nga merrë plagë vdekjeprurëse.Aksidenti pasoi pasiqë ushtarët që kishin prejardhjen nga kufizohej pas termetit katastrofal të Shkupit më 1963. Nga Stacioni i trenit në Preshevë edhe trupi i tij bartet në Shkup dhe përzihet sëbashku me trupat e viktimave të paidentifikume të termetit, varroste në Shkup. Varri as sot nuk i dihet.

Dëshmorët, martirët e të plagosurit e luftës së fundit në Kosovë dhe Kosovën lindore 1999-2000

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 13.Arben Ramadani i lindur më 13 qershor 1981 në Kokaj. Ishte pjesëtar i UÇK-së pas luftës së Kosovë iu bashkua rradhëve të luftëtarëve të Lirisë në Kosovën Lindore dhe me me 19 maj(2000), gjatë kalimit të zonës kufitare me armatim qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Ashtu të plagosur, shokët e tërheqin deri në pikën Apokalips e [KFOR]-it në Pogragjë. Përkundër përpjekjeve të KFOR-it për t`ia shpëtuar jetën në Sojevë - Ferzaj, sytë e tij perëndojnë përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Sot eshtërat e tij pushojnë në vendlindjen e tij, [1]
  • 10. Rabit (Tahir) Dalipi, nga fshati Kokaj, mosha 48 vjeçar, babai 8 fëmijëve, i vrar me 6 prill 1999, nga paramilitarët serb në Llocë, duke u kthyer në shtëpi në Kokaj pasi që një ditë më pare ishin larguar nënbreshrin e armëve nga forcat militare serbe.
  • 11.Avdi (Selver) Rexhepi, mosha 22 vjeçar i vrar me 6 prill 1999, nga paramilitarët serb në Llocë, duke u kthyer së bashku me Rabitin (dhe dy moshatarët e tij të fshatit Llocë) në shtëpi në Kokaj pasi që një ditë më pare ishin larguar nënbreshrin e armëve nga forcat militare serbe.
  • Invalid i luftes, Qemajl Jakup Zeqiri-Kokaj i lindur më 1979,Gjilan pjesëtar i Brigadës 128, operacioni "Shigjeta" të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut, i plagosur në maj 1999, gjatë luftimeve pas thyrjes së kufirit shqiptaro-kosovarë. Invalid i luftës së UÇK-së.


Të rënët dhe martirët e Luftës II Botërore 1943-1945/51/57

  • Hazir (Ramadan) Haziri
  • Rifat (Qazimi) Ismajli
  • Rrustem (Dalip) Rrustemi
  • Idriz Rashit-Koka
  • Daut Dauti-Kokaj
  • Mustafë Koka - Rushiti

Të arestuarit, të burgosurit, të denuarit dhe të torturuar nga Sigurimi serb-jugosllav pas ngjarjeve të pranverës së '81/shit për veprimtari ilegale nga fshati Kokaj:

  • Alejdin Rrahmani
  • Ismajl Idriz Rashiti
  • Nijazi Ramadani
  • Nexhat Rrustemi

Të internuar 1941/45

  • Asllan Aziz Azizi, Gjermani ku edhe vdiq.
  • Haqif Zeqiri
  • Jonuz Halit-Haziri

LUFTA E UÇK-se 1997200

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qemajl Jakup Zeqiri – Qemajl Kokaj i lindur më 1979, (djali i madh i Jakupit të Haqif Kokës, edhe Haqifi ishte rob lufte si pjesëtar i Batalonit shqiptar "SS-Skenderbeg", pastaj i mobilizuar dhe i plagosur në Brigadat e UNÇ të Kosovës 1944), Qemajli në filim të vitit 1999, iu bashkua rradhëve të UÇK-së së bashku me Arbenin(tash më dëshmor i kësaj lufte), Agronin(nip iu Kokajve nga Gosponica), Arifin, Miftarin, Llukmanin, si pjesëtar i Brigadës 128, operacioni "Shigjeta" të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut, i plagosur në maj 1999, gjatë luftimeve pas thyrjes së kufirit shqiptaro- kosovarë. Invalid i luftës së UÇK-së. Edhe xhaxhai i Qemajlit, emrin e të cilit e mba me krenari veterani dhe invalidi i luftës së fuindit, Qemajli. Arif J.Arifi- djali i vogël i Jasharit të Sinanit, i lindur në vitin 1973 në Kokaj, ku e krey Shkollën fillore në vendlindje, të mesmë Ndërtimtari e lartë në SHM ”Memet Isai”, Gjilan, shkollimin univerzitar në Fak. Edukimit, Qendra në Gjilan, dega juridike. Në Gjilan prej kur edhe jeton me familjen e tij, në Lagjen Arbëria. Arifi sikur shumë të tjerë iu përgjegj thirrjes së atdheut në fund të vitit 1998 dhe në fillim të vitit 1999 u rreshtua në rradhet e luftëtarëve të lirisë, pjesëtar i UÇK-së, Zona e Kardakut dhe e Llapit. Gjatë kohës sa shërbeu ishte i pa ndar me Llukman . Llukman M.Ismajlin – djali i katërt i Muharremit të Rahmanit, sikur shumë të tjerë iu përgjegj thirrjes së atdheut (FQ.91) në fund të vitit 1998 dhe në fillim të vitit 1999 u rreshtua në rradhet e luftëtarëve të lirisë. Në u inkuadua në radhet e UÇK-së, pjesëtar i Zonës së Llapit dhe të Karadakut. Pas përfundimit të luftës u inkuadrua në pjesën reserve të TMK-së deri me shpërbërjen e saj dhe formimin e trupave të FSK-së. Tash punon si korir në SHMUltë.”A.Ajeti”, Gjilan. Shefki Xh. Behluli - djali i tretë I Xaferit, i lindur në vitin 191968 në Kokaj, ku e krey Shkollën fillore në vendlindje, deri më shpërthimin e luftës ishte jashtë Kosovës në Gjermani dhe Zvicërr, iu përgjegj thirrjes së atdheut në fillim të vitit 1999 u rreshtua në rradhet e luftëtarëve të lirisë, pjesëtar i UÇK-së. Jeton dhe punon në Gjilan, prej kur edhe jeton me familjen e tij, në Lagjen Arbëria.

Lufta II Boterore Aziz Azizi, Gjermani ku edhe vdiq. Rexhep Ilaz Rrustemi, Internuar në Gjermani 1941- 1945, kryetar i pare i Komunes se Pogragjes, Rrethi i Gjilanit. Haqif Zeqiri, Jonuz Halit-Haziri, Xhavit Hamit Sahiti, Fetah Sinani.

TË HUMBUR: Qemajl Haqif Zeqiri i lindur me 1938 në Kokaj. Në vitin 1964, kishte shkuar për të kryer shërbimin e obliguar ushtarak, pasiqë kishte pasur një operacion ishte lajmëruar se i takon zones së goditur nga tërmeti të Shkupit të vitit 1963 dhe ishte liruar për të pasur një vizitë familjes (fq.92+ së tij në Kokaj. Qemajli, duke u kthyer për pushim nga shërbimi ushtarak psoi aksidentalisht pasi që treni Express nuk ndalet në Tasaj, ai hidhet nga treni dhe godet shtyllën nga merr plagë vdekjepruse. Aksidenti pasoi pasiqë ushtarët që kishin prejardhjen nga kufizohej pas tërmetit katastrofat të Shkupit më 1963. Nga Stacioni i trenit në Preshevë edhe trupi i tij bartet në Shkup dhe përzihet së bashku me trupat eviktimave të paidentifikuara të tërmetit, varroste në Shkup. Varri as sot nuk i dihet.

VDEKJET TRAGJIKE E KURBETÇARËVE

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[2] Haki Emin Halit –Hakiu ishte i biri i dytë i Eminit, i lindur më 938, vdes tragjikisht në një fatëkeqësi trafiku afër Leskocit (te ura) gjatë kthimit prej Gjermanisë, ku ishte duke punuar jashtë vendit. Hakiu me atë rast ishte me një shok të tij, duke u kthyer për pushim në vendlindje, kur u rrokullis nga ura, duke përmbyllur jetën e tij, ende pa arritur në shtëpi. Varroste në Gjilan, ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Asllan H. Azizi u lind në vitin 1947 nga babai Halit dhe nëna Feride në katundin Kokaj. Asllani ishte fëmija i parë në familjen e ngushtë, ndërsa i treti i vëllezërve Hasan dhe Halit Azizit. E emruan sipas vëllait të tyre Asllanit të vdekur në Gjermani. Gjatë jetës së tij, Asllani jetoi një kohë në katundin Kokaj pastaj në Gjilan . Në fashtin fqinj në Llocë kreu shkollën katërklasëshe, por kur erdhei koha të vazhdoi shkollimin prindërit nuk e lejuan ta vazhdojë shkollimin. Ky fakt Asllanin e mundoi gjatë tërë jetës së tij.Në moshën 20 vjeçare Asllani u martua me Zymrijen nga Lloca me të cilën pati katër fëmijë: Eminen, Feimen, Halitin dhe Valbonën. Asllani në fillim të viteve si shumë bashkëf-shatarë të tij u detyrua të punojë përkohësisht jasht vendit. ( Francë). Pastaj u kthye në vend për ta vazhduar jetën në fshat, ku u mor me punët e bujqësisë në fshat. Jeta e vështirë në fshat e detyroi që të shpërngulet nga katundi në vitin 1980 dhe u vendos në lagjen Arbëria në Gjilan . Posa u ven-dos në venbanimin e ri u mundua të punësohët. Arriti të punësohet përkohsisht si zëvendësim. I paknaqur me gjendjen ekonomike dhe pë të ardhmen, u detyrua prapë të kërkojë punë jashtë vendit, kësaj radhe në Zvicërr. Punoi në ndërtimtari deri në fillim të vjeshtës kur në rreth-ana edhe sot jo të njohura mirë ndërroi jetë në vëndin e punës, pikërisht në orët e paraditës të 14 tetorit të vitit 1982.

Në fatkeqësi natyrore:Ruzhdi Rahim Rrustemi 1932 – 64 Ruzhdi Rrustemi u lind më 1932 nga babai Rahimi dhe nëna Qelebija në katundin Kokaj. Ruzhdiu ishte fëmija i dytë në familje dhe kishte një vëlla më të madh, Avdylin. Lumturia e kësaj familje nuk zgjati shumë pasiqë në moshën 2 vjeçare Ruzhdiut i vdes nëna. Më vonë, në moshën 7 vjeç-are, i vdes edhe babai. Ruzhdiu, bashkë me vëllain Avdylin, mbetën nën përkujdesjen e familjarëve dhe banorëve të katundit, që u janë shumë mirënjohës. Këta dy të ri, ndonëse u rritën pa prindër, nuk u mungoi dashuria, edukata dhe vullneti për të ecur përpara në jetë.Gjatë jetës së tij Ruzhdiu jetoi dhe punoi në katundin Kokaj. Në moshën 20 vjeçare Ruzhdiu u martua me Pashijen, me të cilën pati 2 fëmijë binjak, Rahimin që tashmë jeton, dhe Pashien e vogël e cila në vitin e parë të jetës vdiq. Gruaja e Ruzhdiut, Pashia, vdiq menjëherë pas lindjes dhe nuk arriti të shijojë dashurinë amnore. Ajo vdiq në mungesën e përkujdesit mjeksor. Pas vdekjes së Pashies, Ruzhdiu martohet me Lutfijen, gruan e tij të dytë. Edhe me të pati një djalë që nuk jetoi. Ai u nda edhe me Lutfije dhe u martua me Shahën me të cilën jetoi deri në fund të jetës. Përkundër fatkeqësisë dhe jetës së vështirë arriti të jetë i lumtur pranë birit të tij Rahimit që e donte dhe kujdesej shumë për të. Ruzhdiu humbi jetën nga një fatkeqësi natyrore. Më 23 qershor të vitit 1964 atë e goditit vetëtima derisa po punonte në arë. Kjo ishte dita kur familja jonë përjetoi dhembje dhe pik-ëllim. Pas vdekjes së tij, vëllai Avdyli së bashku me bashkë-shorten Hanifen e morën nën kujdes të birin Rahimin dhe gjatë gjithë jetës ata i ofruan dashuri dhe kujdes të barabartë me fëmijët e tyre. Rahimi trashëgimtari i vetëm i Ruzhdiut, është i martuar dhe ka 4 fëmijë.

Vdekje aksidentale në moshën 40 vjeçare - Baki Xhemail – Ramadani – I lindur më 1943, djali i madh i Xhemailit dhe i nanes Dudijesë, qysh heret filloi t’ia mendoi hallet vetës dhe familjes së tij, ndonëse në moshën 7 vjeëare i vdiq babai. Ai sëbashku me vëllaun Nuhiun dhe motren Hamiden u rritë nën përkujdesjen e nënës Dudie dhe xhaxhait Qahilit. Në moshën 16 vjeçare pati një ngatërres për rrugë der sa shkonte te halla e tij, te Rushtajt, dhe u detyrua të përdorë armën për vetëmbrojtje, që kishte trashëguar nga familja. Për këtë rast u dënua me 18 muaj heqje lirie me kusht, por pasiqë më vonë u muar në shërbimin ushtarak dhe prej andej përcjellët për në vuajtje të denimit në burgun Sllovenska Kradisht. Pas vuajtjes së denimit rikthehet në përmbylljen e shërbimit të obligueshëm ushtarak, dhe pastaj i kthehet familjes në Kokaj deri sa pati një aksident tragjik në malin e tij, në Llapushnicë duke i siguruar dritë për dimrin e vitit 1984. Bakiu i la tri vajza ( Mihrijen, Sevdijen dhe Eminen) dhe djalin Xhemailin që kishte trashëguar emrin e gjyshit të tij. Xhemaili tash jeton me familjen gjshtë anëtarësh në hyrje të Malishevës së Gjilanit. Lendime me pasoja fatal në fatkeqësi trafiku: Zahir Qahil Ramadani (1950-2010) Zahiri u lind më 1950 në katundin Kokaj, i cili qysh në moshë të re me 1967, kishte pësuar në aksident trafiku gjatë kthimit me tren Beograd- Preshevë (Tasan) nga kurbeti, ku ishte duke punuar në sezonin veror. Në rrethana të panjohura sa ishte duke fjetur kishte përfunduar në hyrje të një tuneli pranë hekurudhës. Pasi që gjendet gati gjysmë i vdekur hospitalizohet në spitalin Ushtarak të Beogradit, pastaj edhe të Prishtinës e Shkupit.Me këtë rast kishte marrë lendime të renda trupore (fizike dhe trauma psikike). Edhe pse gjendja shëndetësore ishte përmirësuar, ai jetoi me pasojat e fatkeqësisë deri në ditën e ndarjes nga jeta më 12 janar, ( tre muaj pa i mbushur 60 vjet jetë). Zahiri nuk ishte i martuar dhe nuk la trashëgimtar.

Dr. Muhamet Pirraku Mulla idriz Gjilani -Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, Prishtine Libri Shtegtim në histori'Monografia për Kokajt 1842-2012,f.112-145 dhe fq.143-149, bot. SH.B. Rrjedha, Prishtinë, 2012 [3]

  1. ^ https://issuu.com/nijaziramadani/docs/monografia_per_kokajt_1842-2012 |Shtegtim në histori : (rrëfimi për Kokajt prej vitit 1842 deri në 2012) / (monografi për Kokajt) / Nijazi Ramadani. - Gjilan - Rrjedha, 2012. - 196 f.111
  2. ^ [[lidhje e vdekur] RAMADANI SHTEGTIM NË HISTORI (RRËFIMI PËR KOKAJT 1842- 2012) (MONOGRAFIA) ]
  3. ^ në histori : (rrëfimi për Kokajt prej vitit 1842 deri në 2012) / (monografi për Kokajt) / Nijazi Ramadani. - Gjilan - Rrjedha, 2012. - 196 f.111[lidhje e vdekur]