Jump to content

Lloca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Llocë)
Llovca
Katunisht
Fshat
Llovca me pamje nga fshati Kokaj
Llovca me pamje nga fshati Kokaj
Emri i banorëveLlovcas
{{{postal_code_type}}}
+383
Targat06

Llovca është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Katunisht.[1] Fshati ndodhet në juglindje të Gjilanit, është vendbanim kodrinoromalorë, një ndër më të vjetra në Malet e Karadakut.

Llovca shtrihet në mes Pogragjës në veri,Bilinicës në lindje, Kokaj në jug dhe Burincës në perëdim.

Mikrotoponimet më karakteristike janë: Roga e Lisit të Thatë, Gurëgaci, Kodra e Lestes, Jarica, Koka e Zhveshur, Vojsat, Prroni i Kokajve, Elbishta, Laki i Elbishtes, Kisha e Epërme, Kisha e Poshtme, Lumi i Llapushës, Firaja, Zabeli Butë, Santë, Dafinat, Ahishtja, Llaçkidere etj.[2]

Sipas regjistrimit të parë të pas Luftës së Dytë Botërore Llovca ka pasur 471 banor, ndërsa sipas regjistrimit të fundit të mbajtur në vitin 1981 ka pasur 457, pra siq shihet nuk ka pasur ndryshim të madh për shkak të emigrimeve të vazhdueshme.[3]

Deri në vitin 1987 kishin emigruar rreth 85 familje, 42 prej tyre në Gjilan, të tjerat në vendet e ndryshme. Në këtë kohë pra në vitin 1987 me punë të përkohshme jasht Kosovës ishin 51 përsona, prej tyre nji ishte me familje. Llovca me vetëkontribut e fshatarëve arriti të elektrifikohet në vitin 1970.

Popullsia e Llovcës kryesisht merret me bujqësi e blegtori e edhe me pemëtari. Llovca në vitin 1981 kishte 59 ekonomi shtëpiake. Ndërsa sa i përket sipërfaqeve me toka bujqësore 121.21 hektarë, me pemishte 2.40 ha, sipërfaqe me livadhe kishte 5.96 ha, sip. me kullosa 23.54, sip. me pyje 257.30, gjithsejt tokë produktive kishte 457.99 ha, ndërsa tokë joproduktive kishte 25.48 ha, spërfaqe të përgjithëshme Llovca kishte 483.48 ha.


Deri pas Luffës së Dytë Botërore Llovcasit nuk patën mundësi shkollimi përshkak të mungesës së shkollës shqipe, përveq disa të rinjëve që kanë ndjekur shkollat fetare - Mejtepet në xhaminë e fshatit. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore në fshtat u hap shkolla fillore katër klasëshe e më vonë edhe shkolla e plotë fillore. Në vitin shkollor 1986/87 në këtë shkollë ekzistonin 8 paralele me 187 nxënës e prej tyre 75 ishin femra (këtu pëfshiheshin edhe nxënësit nga fshati Kokaj prej klasës V-VIII-të).


  1. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 102. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
  2. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 104. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
  3. ^ http://pop-stat.mashke.org/kosovo-census-ks.htm

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]